Postimet e Fundit

Më të lexuarat sot

Portokalli

Portokalli

Dobitë e Portokallit dhe të Lëkurës së tij

 

Arabisht: البرتقال

Anglisht: Orange.

Emri shkencor: Citrus sinensis.

Familja: Rutaceae.

Pema e portokallit është me gjelbërim të përjetshëm, me lartësi 3 – 5 m, me lule të bardha dhe aromatike, me gjethe ovale dhe të shumta, me fruta të rrumbullakët ose vezakë të mbushur me lëng, te cilët fillojnë të piqen nga Tetori deri në Shkurt. Një pemë prodhon më shumë se njëmijë kokrra në vit.

Orgjina e bimës është Azia Juglindore si India, Vietnami dhe Kina. Zonat e preferuara të portokallit janë rajonet subtropikale dhe Deti Mesdhe. Pema e portokallit është nga pemët më të kultivuara në botë. Brazili zë vendin e parë në botë për pordhimin e tij, i pasuar nga SHBA-të dhe Kina.

Pjesët e bimës që përdoren: Frutat, lëvorja e frutit, gjethet dhe lulet.

Veçoritë e portokallit: Antidepressant, Antifungal, Antioxidant, Antiscorbutic, Antispasmodic, AntiViral, Aphrodisiac, Aromatic, Astringent, Cordial, Depurative, Emmenagogue, Hypotensive, Nervine, Refrigerant, Sedative, Vasodilator.

Elementët aktiv të portokallit:  Energji, Saturated fat, Polyunsaturated fat, Monounsaturated fat, Protein, Sodium, Potassium, Carbohydrate, Fibra, vitamin; A, B1, B2, B3, B5, B6, B9, B12, C, D, E, Choline, Kalcium, Iron, Magnesium, Sugars, Pektinë, Acide organike, flour, Tanin, etj.

 orange

Dobitë shëndetësore të portokallit

– Forcon sistemin imun dhe nxit prodhimin e qelizave të bardha të gjakut.

–  Ndihmon në parandalimin e kancerit.

– Lufton kancerin e mushkërive, të gjirit, të stomakut, të zorrës së trashë dhe të lëkurës.

– Studimet kanë treguar se portokalli zvogëlon rrezikun e kancerit të mëlçisë.

– Portokalli ndihmon për uljen e kolesterolit.

– Forcon zemrën, enët e gjakut dhe ndihmon funksionimin normal të zemrës.

– Lufton radikalet e lira që mund të shkaktojnë kancer dhe sëmundjet e zemrës.

– Lufton infeksionet virale.

– Portokalli përmirëson shikimin dhe parandalon degjenerimin molekular të syve.

– Parandalon sëmundjet e veshkave dhe zvogëlon rrezikun e gurëve në veshka.

– Ul tensionin e lartë.

– Lufton infeksionet e kyçeve.

– Ndihmon për zhvillimin e shëndetshëm të trurit.

– Ruan shëndetin seksual tek të dy gjinitë.

– Mbron lëkurën nga dëmtimi dhe parandalon rrudhat.

– Largon stresin dhe ankthin.

– Ndihmon uljen në peshë.

– Ndihmon tretjen.

– Ruan shëndetin e kockave dhe të dhëmbëve.

– Konsumimi i përditshëm i portokallit ruan nga ulçëra e stomakut.

– Ndihmon duhanpirësit për ta lënë duhanin gradualisht dhe përgjithmonë.

– Portokalli është shumë i shëndetshëm edhe për fëmijët, pasi ai është frut i pranueshëm për stomakun e tyre.

– Pastron gjakun dhe lufton aneminë.

 orange_peel

Dobitë e lëvores së portokallit

Përveç dobive të shumta të portokallit, është vërtetuar se edhe lëvorja e portokallit ka dobi të shumta për trup, lëkurë dhe flokë. Lëvorja e portokallit është e hidhët por johelmuese. Lëkura e portokallit përmban më shumë fibra se portokalli, vitamina: A, C, B5, B6, calcium, thiamin, niacin, folate, flavin.

– Lëvorja e portokallit aktivizon sekrecionet e mëlçisë.

– Lehtëson procesin e tretjes.

– Aktivizon punën e zorrëve.

– Lëvorja e portokallit lufton qelizat kancerore.

– Forcon sistemin imun, vret viruset dhe bakteriet.

– Parandalon sëmundjet epidemike.

– Heq qafe gazrat e barkut.

– Ndihmon për trajtimin e venave varikoze.

–  Punon si një alarm për sistemin nervor.

– Kuron lëkurën e thatë dhe të çarat e saj.

– Ndalon rënien e flokut dhe nxit mbirjen e tij.

 

Kujdes!!

– Maturia në përdorim është gjithmonë parësore.

– Nëse e tepron me konsumimin e tij, mund të shkaktojë dëmtim në mëlçi, zorrë, stomak dhe shton gazrat e barkut dhe kërrcitjet e tij.

 

By | 2016-12-07T09:10:05+00:00 November 27th, 2016|Bimë Mjekësore|0 Comments
error: Alert: Content is protected !!