Anvillea Garcini / Sy-Kau Arab

 

Arabisht: الأقحوان العربي, نوقذ – Nukadh, El Akhauan el Arabi

Anglisht: Arabian Oxeye

Emri shkencor:  Anvillea Garcini L.

Familja: Asteraceae.

Anvillea Garcini është bimë shkurre, shumëvjeçare, me gjelbërim të perjetshëm, me lule të verdha në formë disku, me frut të vogël nga 0.3-0.4 cm. Bima mund të lulëzojë gjatë gjithë vitit.

Anvillea Garcini gjendet në pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme, në jug të Omanit, Emiratet e Bashkuara Arabe, etj. Kjo specie është gjetur edhe në Afrikën e Veriut, në Egjipt dhe Marok. Duke qënë një bimë shkretëtire, ajo gjendet në fushat me rërë, veçanërisht ku rëra është kompakte. Nga bediunët konsiderohet si bimë tonike dhe stimuluese.

Elemntët aktiv: Germacranolides, 9α-hydroxy-1β,10α-epoxyparthenolide,  parthenolid-9-one, 9α-hydroxyparthenolide, 9β-hydroxyparthenolide, and 9β-hydroxy-1β,Tannin, oxalate of calcium, saponine, pectine, lactone sesquiterpenic.

Pjesët që përdoren: Kërcelli,gjethet, lulet dhe farat.

Dobitë mjekësore të Sykaut Arab

– Bima vepron si luftuese e viruseve dhe baktereve.

– Stimulon dhe forcon sistemin imun.

– Rrit energjinë trupore dhe forcën fizike.

– Lufton viruset që shkaktojnë grip, kollë, inflamacion, temperaturë dhe ethe.

– Lufton diarrenë dhe tret metalet e rënda në trup.

– Ndihmon në pastrimin e mëlçisë dhe lufton Diabetin.

Shenim!

  • Bima eshte e sigurt dhe nuk ka efekte anesore, nese perdoret ne dozen e caktuar.
  • Produkti Lung & Bronchial ka permbajtje te bimes.