Çdo Njeri Ka Rëndësi Tek Ne dhe secili gëzon privatësinë e vet

Mjekësia Bimore Arabe zbaton parimin e së drejtës dhe privatësisë së pacientit në të gjithë aktivitetin e saj dhe me të gjithë pacientët pa përjashtim!

Mjekësia ka parimet e saj dhe nuk i lejohet asnjë institucioni shëndetësor, publik apo privat, të publikojë identitetin e pacientit apo të ndajë kontaktin e tij me persona të tretë, dhe është e drejtë e çdo pacienti për të mos u cënuar privatësia e tij.

Askush nuk do që të bezdiset nga njerëz të panjohur, as ju nuk do doni tju kontaktojë ndokush pas kurimit dhe shërimit nga sëmundja juaj, të cilën ndoshta nuk doni ta kujtoni më.

Përveç kësaj, kjo do të ishte një lloj shfrytëzimi i pacientëve për interesat tona… dhe përveç kesaj, kjo gjë hap rrugën e abuzimit dhe mashtrimit duke futur persona të afërm apo bashkëpunëtorë që të shfaqen si pacientë të shëruar!

Prandaj, nëse jeni duke kërkuar për pacientë të shëruar apo dëshmitarë që dëshmojnë për ne, nuk do i gjeni këtu!

Pra nuk është kjo rruga për t’u siguruar që kurat tona janë efektive, por ju mund të pyesni të afërm apo miq që na njohin apo që janë trajtuar nga ne për sëmundje të ndryshme, dhe numri i tyre është gjithnjë në rritje, në çdo krahinë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Evropë dhe USA.

Gjithashtu, mësoni më shumë për ne dhe punën tonë apo mënyrën si kurojmë, duke lexuar në brendësi të artikujve që ne i kemi publikuar dhe që publikojmë vazhdimisht në faqen tonë të internetit, dhe do të mësoni se gjithcka është e bazuar në shkencë, dije dhe provë, dhe gjithcka është në nivelin më të lartë të mjekësisë reale natyrale.

Nuk do e tepronim nëse do të thonim se ne jemi shumë hapa para mjekësisë konvencionale në kurimin e sëmundjeve të caktuara, dhe në mënyrën e trajtimit të sëmundjeve në përgjithësi, apo se tek ne shihni mjekësinë reale të së ardhmes!

Mbani mend! Pavarësisht çdo trajtimi apo ilaçi, është Zoti Ai që shëron dhe që e bën një ilaç të japë efekt apo jo.

Zoti i dhëntë shërim të shpejtë të gjithë të sëmurëve, dhe shëndet të plotë të gjithëve!

Një vend ku njerëzit kënaqen të mësojnë për shëndetin dhe kujdesin vetjak

Plotësisht e Optimizuar; Gjithçka që ju nevojitet për t’u shëruar dhe jetuar shëndetshëm dhe me art