Obeziteti është i lidhur me 13 lloje të Kancerit

Obeziteti është i lidhur me 13 lloje të Kancerit

 

Këto 13 kancere të lidhura me obezitetin përbëjnë rreth 40 % të të gjitha kancereve të diagnostikuara në vende të ndryshme të botës.

Kjo nuk do të thotë se vetëm mbipesha është shkak i të gjitha këtyre rasteve të kancerit, por ekziston edhe një lloj llidhje midis tyre.

Zbulimet e studimit sugjerojnë se të qënit mbipeshë u shoqërua me raste të kancerit që përfshinin më shumë se 630,000 amerikanë në vitin 2016, dhe kjo përfshin 13 lloje të kancerit: Kancerin e trurit; mielomën e shumëfishtë; kancerin e ezofagut; kancerin e gjirit të postmenopauzës; kanceret e tiroides, fshikëzës, stomakut, mëlçisë, pankreasit, veshkave, vezoreve, mitrës dhe zorrës së trashë.

Rreziku i këtyre kancereve mund të ulet nëse zbulohen në fazat e hershme dhe me mbajtjen e peshës nën kontroll.

Shkalla e rasteve të reja të kancerit dhe mbipeshës është rritur shumëfish që nga vitet 1990, edhe pse janë mbajtur shumë leksione për ruajtjen dhe parandalimin e tyre.

Për studimin, hulumtuesit analizuan të dhënat e kancerit në vitin 2014 nga raporti i Statistikave të Kancerit dhe të dhënat nga viti 2005 deri në 2014.

630,000 amerikanë të diagnostikuar me një kancer, kanë qenë të shoqëruar me mbipeshë, rreth dy nga tre kanë ndodhur në të rriturit e moshës 50-74 vjeç, zbuluan studiuesit.

Duke përjashtuar kancerin e zorrës së trashë, shkalla e kancerit e lidhur me mbipeshën u rrit me 7 % midis viteve 2005 dhe 2014. Gjatë të njëjtës kohë, shkalla e kancerit e lidhur me obezitetin nuk u ul, treguan studimet.

Në vitin 2013-2014, rreth dy nga tre të rritur amerikanë ishin mbipeshë ose të trashë, sipas raportit.

Gjetjet kyçe përfshijnë:

  • Nga të gjitha kanceret, 55 % në femra dhe 24 % në meshkuj, ishin të lidhur me mbipeshën dhe obezitetin.
  • Zezakët dhe të bardhët kanë normë më të lartë të kancerit të lidhur me peshën sesa grupet e tjera racore ose etnike.
  • Burrat e zinj dhe indianët amerikanë / burrat e Alaskës, kishin norma më të larta kanceri se sa burrat e bardhë.
  • Kanceret e lidhura me obezitetin u rritën 7 % ndërmjet viteve 2005 dhe 2014, por kanceri i zorrës së trashë u ul me 23 %. Shqyrtimi i kancerit të zorrës së trashë ka shumë të ngjarë të jetë arsyeja për rënien e vazhdueshme të kancerit.
  • Kanceret që nuk lidhen me obezitetin ranë 13 %.
  • Duke përjashtuar kancerin e zorrës së trashë, kanceret e lidhura me mbipeshën dhe obezitetin janë rritur në mesin e atyre më të rinj se 75 vjeç.

Dr. Farhad Islami është drejtor strategjik i studimit të mbikëqyrjes së kancerit për Shoqatën e Kancerit. Ai thotë se është “e rëndësishme të theksohet se vetëm një pjesë e kancereve të përfshira në llogaritjen në këtë raport janë shkaktuar nga pesha trupore”.

Sipas Islamit, “shumë prej tyre i atribuohen faktorëve të tjerë të njohur të rrezikut, si pirja e duhanit, alkoolit, ndërsa për shumë të tjerë, shkaku është i panjohur.”

Fondi Botëror për Kërkimin e Kancerit vlerëson se “20 % e të gjitha llojeve të kancerit shkaktohen nga një kombinim i peshës së tepërt trupore, pasivitetit fizik, alkoolit të tepërt dhe dietës jo të shëndetëshme.”

🌿 Potenciali i Bimëve të Shkretëtirës në Mbështetje të Pacientëve me Sëmundje Malinje

Trajtimet konvencionale kundër neoplazive malinje – kimioterapia, radioterapia dhe kirurgjia – megjithëse janë baza e mjekësisë onkologjike moderne, shpesh kanë treguar kufizimet dhe dështimet e tyre, dhe i ekspozojnë pacientët ndaj efekteve anësore seriozedhe vuajtjeve të rënda: dëmtime të parikuperueshme të organeve jetike, mielosupresion, lodhje kronike dhe rënie të imunitetit. Pasojat janë përkeqësimi i shpejtë i gjendjes klinike, ulja e cilësisë së jetës së pacientit dhe shpejtimi e fundit tragjik.

Një thënie profetike na kujton:
“Zoti nuk ka zbritur ndonjë sëmundje në Tokë, veçse ka zbritur edhe ilaç për të. Disa e dinë, e disa nuk e dinë.”

Kjo përputhet me gjetjet moderne, të cilat dëshmojnë se natyra përmban substanca bioaktive me vlera terapeutike të pazëvendësueshme. Traditat mjekësore arabe kanë përdorur bimët e shkretëtirës për trajtime, dhe sot kërkimet farmakologjike po konfirmojnë këtë potencial.

Në këtë kontekst, shkenca moderne po kthen gjithnjë e më shumë vëmendjen te burimet natyrore si alternativë apo si mbështetje e terapive ekzistuese. Tradita mjekësore e rajoneve arabe dëshmon prej shekujsh përdorimin e bimëve të shkretëtirës për qëllime shëruese, ndërsa studimet farmakologjike bashkëkohore po vërtetojnë këtë potencial.

Në kushtet ekstreme klimatike, këto bimë prodhojnë komponime mbrojtëse: flavonoide, alkaloide, terpenoide dhe polifenole, të cilat kanë treguar aktivitete të rëndësishme biologjike:

  • Antioksiduese – neutralizojnë radikalet e lira dhe mbrojnë ADN-në.
  • Antiinflamatore – reduktojnë prodhimin e citokinave inflamatore si TNF-α dhe IL-6.
  • Antikancerogjene – frenojnë proliferimin qelizor, nxisin apoptozën dhe pengojnë metastazimin.
  • Kanë efekt citotoksik selektiv mbi qelizat tumorale, duke kursyer qelizat e shëndetshme.
  • Stimulojnë imunitetin dhe rrisin kapacitetin rigjenerues të trupit.

Një shpresë e re për pacientët

Në duart e ekspertëve, natyra e shkretëtirës shndërrohet në një aleat të fuqishëm të mjekësisë, duke ofruar jo vetëm shpresë, por edhe perspektiva konkrete për përballimin e njërës prej sfidave më të mëdha të kohës sonë – kancerin.

 

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook