Obeziteti është i lidhur me 13 lloje të Kancerit

Obeziteti është i lidhur me 13 lloje të Kancerit

 

Këto 13 kancere të lidhura me obezitetin përbëjnë rreth 40 % të të gjitha kancereve të diagnostikuara në vende të ndryshme të botës.

Kjo nuk do të thotë se vetëm mbipesha është shkak i të gjitha këtyre rasteve të kancerit, por ekziston edhe një lloj llidhje midis tyre.

Zbulimet e studimit sugjerojnë se të qënit mbipeshë u shoqërua me raste të kancerit që përfshinin më shumë se 630,000 amerikanë në vitin 2016, dhe kjo përfshin 13 lloje të kancerit: Kancerin e trurit; mielomën e shumëfishtë; kancerin e ezofagut; kancerin e gjirit të postmenopauzës; kanceret e tiroides, fshikëzës, stomakut, mëlçisë, pankreasit, veshkave, vezoreve, mitrës dhe zorrës së trashë.

Rreziku i këtyre kancereve mund të ulet nëse zbulohen në fazat e hershme dhe me mbajtjen e peshës nën kontroll.

Shkalla e rasteve të reja të kancerit dhe mbipeshës është rritur shumëfish që nga vitet 1990, edhe pse janë mbajtur shumë leksione për ruajtjen dhe parandalimin e tyre.

Për studimin, hulumtuesit analizuan të dhënat e kancerit në vitin 2014 nga raporti i Statistikave të Kancerit dhe të dhënat nga viti 2005 deri në 2014.

630,000 amerikanë të diagnostikuar me një kancer, kanë qenë të shoqëruar me mbipeshë, rreth dy nga tre kanë ndodhur në të rriturit e moshës 50-74 vjeç, zbuluan studiuesit.

Duke përjashtuar kancerin e zorrës së trashë, shkalla e kancerit e lidhur me mbipeshën u rrit me 7 % midis viteve 2005 dhe 2014. Gjatë të njëjtës kohë, shkalla e kancerit e lidhur me obezitetin nuk u ul, treguan studimet.

Në vitin 2013-2014, rreth dy nga tre të rritur amerikanë ishin mbipeshë ose të trashë, sipas raportit.

Gjetjet kyçe përfshijnë:

  • Nga të gjitha kanceret, 55 % në femra dhe 24 % në meshkuj, ishin të lidhur me mbipeshën dhe obezitetin.
  • Zezakët dhe të bardhët kanë normë më të lartë të kancerit të lidhur me peshën sesa grupet e tjera racore ose etnike.
  • Burrat e zinj dhe indianët amerikanë / burrat e Alaskës, kishin norma më të larta kanceri se sa burrat e bardhë.
  • Kanceret e lidhura me obezitetin u rritën 7 % ndërmjet viteve 2005 dhe 2014, por kanceri i zorrës së trashë u ul me 23 %. Shqyrtimi i kancerit të zorrës së trashë ka shumë të ngjarë të jetë arsyeja për rënien e vazhdueshme të kancerit.
  • Kanceret që nuk lidhen me obezitetin ranë 13 %.
  • Duke përjashtuar kancerin e zorrës së trashë, kanceret e lidhura me mbipeshën dhe obezitetin janë rritur në mesin e atyre më të rinj se 75 vjeç.

Dr. Farhad Islami është drejtor strategjik i studimit të mbikëqyrjes së kancerit për Shoqatën e Kancerit. Ai thotë se është “e rëndësishme të theksohet se vetëm një pjesë e kancereve të përfshira në llogaritjen në këtë raport janë shkaktuar nga pesha trupore”.

Sipas Islamit, “shumë prej tyre i atribuohen faktorëve të tjerë të njohur të rrezikut, si pirja e duhanit, alkoolit, ndërsa për shumë të tjerë, shkaku është i panjohur.”

Fondi Botëror për Kërkimin e Kancerit vlerëson se “20 % e të gjitha llojeve të kancerit shkaktohen nga një kombinim i peshës së tepërt trupore, pasivitetit fizik, alkoolit të tepërt dhe dietës jo të shëndetëshme.”

Bimët e Shkretëtirës në mbështetje të pacientëve me lloje të ndryshme të Kancerit


Trupi i njeriut është krijuar për ta kapërcyer kancerin. Ai është i pajisur me sistem imunitar të fuqishëm dhe sistemin e mbrojtjes intracellulare anti-oxidante. Krijuesi ynë nuk ka zbritur ndonjë sëmundje në Tokë, veçse ka krijuar edhe ilaç për të.

Një nga sfidat me kancerin është se ai nuk është pushtues i jashtëm që vjen për të bërë kërdi. Në vend të kësaj, janë qelizat tona që nuk ndjekin më udhëzimin kryesor për funksionimin e duhur, rritjen e qelizave dhe ciklin e jetës / vdekjes qelizore. Është zhvillimi i qelizave mashtruese që egoistikisht vendosin të grumbullojnë lëndë të para dhe nuk dëgjojnë më rregullat dhe rregulloret e vendosura nga organet e inteligjencës së lindur, të krijuar nga Zoti.

Kontrolli master i trupit e njeh pamjen e madhe të asaj që është më e mira për mbijetesën afatshkurtër dhe potencialin afatgjatë. Ky kontroll duhet ta mbajë pjesën tjetër të trupit në mënyrë të vazhdueshme të informuar dhe në përputhje me këtë skemë të madhe. Ky proces komunikimi zhvillohet përmes sistemit neuro-endo-imun. Kjo do të thotë që trupi komunikon me veten përmes sistemit nervor, sistemit hormonal dhe sistemit imunitar.

Për të stimuluar dhe fuqizuar sistemet mbrojtëse dhe luftuese të trupit, për luftimin e qelizave kancerore burimore dhe metastazike, dhe për përkrahjen e shëndetit të pacientëve, ekipi i Kërkimit dhe Zhvillimit të Wild Arabic Herbs (WAHRD) ka identifikuar bimët e egra shkretinore më të fuqishme, të kombinuara në lloj dhe sasi, për të zhvilluar produktet bimore më efektive në mbështetje të pacientëve me lloje të ndryshme të kancerit, që i gjeni në kategoritë përkatëse.

 

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook