Postimet e Fundit

Më të lexuarat sot

Antibiotikët

Antibiotikët

Antibiotikët vrasin bakteret e mira të trupit tuaj, dhe çojnë në rreziqe serioze për shëndetin

 

Ta themi thjesht, antibiotikët janë helme që përdoren për të vrarë. Vetëm mjekët e licencuar mund t’i përshkruajnë ato. Ilaçet kimike përdoren për të vrarë bakteret. Sigurisht, shumë njerëz kanë përfituar nga përdorimi i tyre, megjithatë, bakteret nuk janë organizmat e vetëm që antibiotikët vrasin. Në fakt, helmet që vrasin organizmat e vogla në doza të vogla, mund të vrasin edhe organizma të mëdha, kur merren në doza të mëdha. Ti, lexues i nderuar, je një organizëm i madh.

Antibiotikët mund të ndihmojnë kërpudhat të riprodhohen në trupin e njeriut.

Si një njeri i rritur, ju keni 1.3 deri në 1.8 kg baktere të dobishme dhe tharmi që jetojnë brenda zorrëve tuaja. Këto mikrobe konkurrojnë për ushqyesit nga ushqimi që ju hani. Zakonisht, forca në numrin e baktereve të dobishme ruan tharmin gjithnjë të pranishëm në kontroll dhe e nxit atë për të prodhuar ushqyesit e tillë si vitamina B.

Por, çdo herë që gëlltitni antibiotikë, ato ju vrasin bakteret e dobishme brenda zorrëve tuaj. Kur e bëni këtë, ju prishni bilancin delikat të terrenit të zorrëve tuaja. Tharmia rritet e pakontrolluar në koloni të mëdha dhe mbisundon, nduke kauar në një gjendje tjetër që quhet dysbiosis.

Tharmia është një strukturë e favorshme. Kjo do të thotë se, pasi bakteret e zorrëve vdesin, tharmitë lulëzojnë, sidomos kur nevojat e tyre dietike janë përmbushur. Ato mund të përdorin degët e tyre, ose hifet, që fjalë për fjalë do të thotë se hapin vrima në astarin e murit të zorrëve tuaja. Kjo rezulton në një sindrom që quhet “Zorra që pikon”. Tharmitë nuk janë i vetmi shkak i mundshëm i këtij sindromi. Disa shkencëtarë kanë lidhur edhe ilaçet jo-steroidale, anti-inflamator (NSAIDs) si naproxen dhe ibuprofen, me këtë problem. Duke pasur parasysh aftësinë e tyre për të ndryshuar terrenin e zorrëve, antibiotikët gjithashtu kanë gjasa të kontribuojnë në sindromën e zorrës që pikon.

Përveç mundësisë për të shkaktuar sindromin e zorrës që pikon, tharmitë parazitare gjithashtu mund të shkaktojnë ndryshim të shijes së gjërave që ju hani duke ju inkurajuar që të pëlqeni karbohidratet, duke përfshirë makarona, bukë, sheqer, patate, etj. Pra, nuk është diçka e papritur që shtimi në peshë të jetë një nga shenjat e dëmtimit të antibiotikëve dhe pasues i rritjes së jashtëzakonshme të tharmisë (Candida).

Duke ndryshuar terrenin normal të zorrëve, antibiotikët mund të shkaktojnë alergji ushqimore. Një grup i çrregullimeve të zorrëve mund të pasojnë, gjithashtu. Mjerisht, shumica e mjekëve pohojnë injorancën lidhur me çrregullimet e zorrëve të pacientëve të tyre në vend që të pranojnë se vetë ilaçet e përshkruara prej tyre janë në fakt shkaktarët e fillimit të këtyre çrregullimeve.

Tonelata antibiotikësh u jepen për ushqim bagëtive amerikane në bazë ditore, qëllimisht për t’i provuar  ato kundër baktereve. Kjo praktikë jo vetëm që kontribuon në rezistencën ndaj antibiotikëve tek njerëzit – por shumë ekspertë mendojnë se shtimi në peshë, dhe jo parandalimi i sëmundjeve, është arsyeja e vërtetë që antibiotikët janë përdorur gjerësisht te bagëtitë. Viçat e majmë shiten më shtrenjtë se lopët e dobëta. Kjo mund të duket mirë, por imagjinoni se çfarë mund t’i shkaktojnë fëmijëve tanë antibiotikët e pranishëm në produktet e qumështit!

Periudha kohore mes marrjes së antibiotikëve dhe vdekjes së pacientëve është diçka që na intereson ta analizojmë këtu.

Kjo për shkak se shumë pak njerëz vdesin me të vërtetë nga sëmundjet e zemrës dhe diabetit, në fakt, antibiotikët janë përgjegjës për vdekjet që i atribuohen këtyre sëmundjeve, sepse këto barna janë ato që i shkaktojnë njerëzve zhvillimin dhe fillimin e këtyre sëmundjeve. E megjithatë, certifikatat e vdekjes zakonisht theksojnë shkakun e mundshëm të vdekjes, pa përmendur nëse i ndjeri ka pasur një histori të marrjes së antibiotikëve.

Mos harroni, antibiotikët janë mikotoksinë të rrezikshëm – metabolitë fungale.

Po aq e rëndësishme, ekspertët mjekësor kanë shkruar artikuj për të pohuar se këto barna vrasin njerëz. Por, ekspertë të tjerë këmbëngulin në të qenët skeptik sa i përket problemit, edhe pse këta ekspertë të njëjtë e njohin mirë lidhjen midis sistemeve të dobësuara imunitare dhe vdekjes.

Sipas raportit për alergjitë dhe astmën, në vitin 2001, sindromi i parë i mungesës së imunitetit është identifikuar në vitin 1952. Ky dokument na tregon se që nga ajo kohë, “janë identifikuar më shumë se 95 sindroma të imunitetit, me kushte të reja që vijnë në dritë çdo ditë.” Raporti vazhdon të thotë se hulumtimi tregon se “rritja e përdorimit të antibiotikëve në foshnjëri dhe fëmijëri mund të shoqërohet me rritjen e rrezikut të zhvillimit të alergjive.”

Edukimi i një brezi të ri të vetëdijshëm për rreziqet e natyrshme në marrjen e antibiotikëve është një domosdoshmëri. Mjekët që vazhdojnë në mënyrë të rëndomtë në caktimin e toksinave fungale, duhet të na mësojnë gjithashtu rëndësinë e njohjes së fakteve mjekësore para se verbërisht të na përshkruajnë ndonjë recetë.

 

Efektet anësore më të shpeshta të antibiotikëve

– Lodhje

– diarre

– të përziera dhe të vjella

– dhimbje barku

– humbje oreksi.

Nëse ju përjetojnë efekte të tjera anësore të ndryshme nga ato të listuara më sipër, duhet të kontaktoni mjekun tuaj.

Rreth 1 në 15 persona ka reaksion alergjik ndaj antibiotikëve, veçanërisht ndaj penicilinës dhe cefalosporinave. Në shumicën e rasteve reaksioni alergjik është i butë dhe mund të shfaqet në formë të:
– puçrrave, skuqjes së lëkurës (urtikaria)

– kollitje

– gulçim

– ngushtësi e fytit, e cila mund të shkaktojë vështirësi në frymëmarrje.

Në raste më të rralla, një antibiotik mund të shkaktojë një reaksion të rëndë dhe të jetë potencialisht i rrezikshëm, i njohur si anaphylaxis.

Simptomat e para të anaphylaxis shpesh janë të njëjta si më sipër, dhe mund të çojë në:

– rrahje të shpejta të zemrës
– vështirësi të frymëmarrjes të shkaktuar nga ënjtja dhe shtrëngimi i qafës
– një ndjenjë e papritur e fortë e ankthit dhe frikës.

Për të mirën tuaj, studioni përfitimet antimikrobale dhe stimuluesit e sistemit imunitar që ofron natyra e krijuar nga Zoti ynë. Mësoni më shumë për Antibiotikët Natyralë në këtë link.

 

By | 2016-12-07T09:10:16+00:00 November 17th, 2016|Te ndryshme|0 Comments
error: Alert: Content is protected !!