Shenja që ju thonë se duhet të monitoroni sheqerin në gjak

Shenja që ju thonë se duhet të monitoroni sheqerin në gjak

 

Dieta moderne është një makth i sheqerit në gjak – që mund t’ju vrasë.

Diabeti është një çrregullim global shëndetësor që po prek njerëzit e të gjitha moshave. Shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm se janë në rrezik të marrjes së sëmundjes ose që tashmë kanë simptoma të hershme të asaj që quhet si gjendje para diabetike. Pacientë të tillë zbulohen vetëm gjatë monitorimit të sheqerit në gjak.

Cilat janë shenjat dhe simptomat që duhet të shihni për të nisur monitorimin e niveleve të sheqerit në gjak?

Shenjat e hershme përfshijnë:

  • Lodhje e përgjithshme.
  • Lodhje për të bërë punë të lehta, pavarësisht rritjes së oreksit.
  • Etje e tepruar.
  • Pini shumë ujë dhe lëngje të tjera.
  • Urinim i shpeshtë.
  • Zgjoheni disa herë gjatë natës për të kaluar urinën.

Nëse nuk menaxhohet mirë, sheqeri i gjakut i pakontrolluar krijon probleme të tjera që përfshijnë:

– Dobësim të muskujve.

– Humbje të padëshiruar të peshës.

– Infeksion të vazhdueshëm të kërpudhave në gojë dhe në organet gjenitale.

– Gjymtyrë të ftohta.

Në rastet e avancuara të sheqerit në gjak, një pacient mund të vijë me komplikime që kërkojnë monitorim të nivelit të glukozës në gjak. Këto përfshijnë:

  • Mpirje
  • Ndjesi shpimi në lëkurë
  • Plagë jo-shëruese sidomos në këmbë
  • Përkeqësim i shikimit që mund të çojnë në verbëri
  • Mosfunksionim seksual dhe probleme të tjera të funksioneve seksuale
  • Formimi i gangrenës që mund të çojë në amputimin e një gjymtyre.

Shenjat shoqëruese që mund të kërkojnë monitorimin e sheqerit në gjak përfshijnë:

– Frymëmarrje e thellë

– Marramendje

– Dehidratim i madh

– Hutim

– Erë e pazakontë në frymëmarrje (frymë ketoni)

– Gjendje kome.

Monitoroni rregullisht sheqerin në gjak me një test të thjeshtë dhe të lirë në shtëpi, që zgjat më pak se pesë minuta.

Por çfarë i shkakton nivelet e larta të sheqerit në gjak?

  • Dieta e varfër është një nga shkaqet kryesore.
  • Ushqimet e përpunuara.
  • Ushqimet me shumë kalori.
  • Nivelet e larta të stresit dëmtojnë hormonet dhe sistemin imun.
  • Mungesa e aktiviteteve fizike.

Ushqime që ndihmojnë në reduktimin e niveleve të larta të sheqerit në gjak

  • Avokado; I pasur me vitamina dhe minerale. Ndihmon trupin të thithë lëndët minerale, ul nivelin e sheqerit në gjak, ndihmon me rezistencën ndaj insulinës.
  • Fasulja; Fasulja është e pasur me fibra, proteina, vitamina dhe minerale.
  • Manaferrat dhe gojiberry; Manaferrat dhe gojiberry janë të pasura me fibra dhe antioksidantë.
  • Brokoli; Brokoli është i pasur me antioksidantë dhe krom.
  • Perimet që duhet ti konsumoni çdo ditë; marule, karrota, domate, qepë, hudhër, limon, rrepë, lakërishtë, etj.
  • Peshku; Acidet yndyrore që pqrmban peshku reduktojnë inflamimin në trup, ruajnë nga sëmundjet koronare si dhe rezistenca ndaj insulinës.
  • Farat; Këtu përfshihen farat e kungullit, lulediellit, susamit, bajamet, lajthitë, arra shqeme, etj. Janë të mbushura me yndyra të ngopura, proteina, fibra dhe vitamina, të cilat që të gjitha punojnë për të mbajtur brenda normave sheqerin në gjak.

Produkte bimore per Diabetin

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook