You are here:---Hipotiroidizmi

Hipotiroidizmi

2018-06-17T16:29:44+00:00November 19th, 2017|Categories: Të ndryshme|

Tiroidet; Hipotiroidizmi – Mangësia në prodhimin Tiroid

 

Hipotiroidismi është mangësia në prodhimin e hormoneve tiroide nga gjëndra tiroide.

Simptomat

Hipotiroidismi është një gjendje shumë e zakonshme, por shpesh neglizhohet.

Simptomat e tij përfshijnë: lodhje, shtim në peshë, ngadalësim i rrahjeve të zemrës, kapsllëk, nervozizëm, ndjeshmëri ndaj të ftohtit, depresion mendor, ngadalësi ose keqshqiptim në të folur, venitje dhe fryrje të syve, fytyrë të fryrë, infeksione të përsëritura, reaksione alergjike, dhimbje koke, rënie e flokëve, brishtësi të flokëve, probleme të femrave (të tilla si rrjedhje e rëndë menstruale, periudha të dhimbshme, dhe tension paramenstrual), ulje e funksionimit imunitar, dhe probleme të metabolizmit të kalciumit.

Te fëmijët, hypothyroidismi gjithashtu mund të vonojë rritjen dhe zhvillimin normal.

Nëse nuk diagnostikohet dhe nuk trajtohet, hypothyroidismi mund të shkaktojnë ose të kontribuojë në shumë probleme të përsëritura të tjera apo të jetë përgjegjës për  problemet e shëndetit në përgjithësi.

Shkaqet

Hypothyroidismi mund të shkaktohet nga alergjitë ushqimore, stresi i tepërt, toksinat e mjedisit, ushtrimi fizik i pamjaftueshëm, mangësia e vitaminës B, mungesa e hekurit, mungesa e enzimeve që ndihmojnë tretjen e ushqimit, sëmundjet e mëlçisë, zhbalancimet hormonale, dhe/ose parazitët. Të gjithë këta faktorë duhet të kontrollohen dhe të adresohen që të mund të arrihet lehtësim dhe kurim i gjendjes para se ajo të avancojë.
Litiumi, estrogjeni sintetik dhe antihistamines mund të përkeqësojnë simptomat e hypothyroidismit. Përveç kësaj, në qoftë se merrni medikamente tiroide, rrisni plotësimin e kalciumit për të zvogëluar rrezikun e dobësimit të kockave.
Funksioni i ulët i tiroides mund të jetë edhe për shkak të sëmundjes Hashimoto, një gjendje në të cilën trupi bëhet alergjik ndaj vetë gjëndrës tiroide të tij dhe formon antitrupa që e sulmojnë atë, duke shkaktuar kështu ulje të prodhimit të hormoneve tiroide.
Kujdes! Nëse dyshoni se vuani nga sëmundje Hashimoto, konsultohuni menjëherë me një mjek.

Trajtimi Natyral i Sigurte dhe Efektiv