Haloxylon Salicornicum; Një nga Bimët më kurative të Shkretëtirës
Arabisht; الرمث, Er-rameth
Emir shkencor: Haloxylon Salicornicum
Anglisht: Saxaul
Haloxylon konsiderohet një nga bimët më të mira të shkretëtirës dhe kryesisht gjendet në Gadishullin Arabik. Haloxylon është njohur që në kohët e lashta me emrin Rameth ose Hamd, ku poetët thurnin poezi për të. Mjekët myslimanë i përdornin rrënjët e bimës për kurimin e shumë sëmundjeve. Ajo është bimë shumëvjeçare me lartësi 30-100 cm, dhe quhet ndryshe bima e idhët.
Përmbajtja e bimës: Haloxylon përmban Alkaloide, ku më të rëndësishmet janë: Alholocelin, Alhaluxan, Alanabazin, dhe Aloksideren. Ajo përmban gjithashtu minerale, coumarins, vajra avullues, saponin, Sterol, Candiac glycoside dhe Flavonoide.
Dobitë shëndetësore të Haloxylon
– Mbron mëlçinë dhe trajton sëmundjet e saj.
– Trajton sëmundjet e ndryshme të lëkurës.
– Ndihmon në kurimin e problemeve të shtyllës kurrizore sidomos diskun.
– Për dhimbjet e kyçeve, reumatizmën dhe problemet me gjurin.
– Mbron shëndetin e kockave dhe lufton Osteoporosis.
– Ul nivelin e sheqerit në gjak.
– Ndihmon në forcimin e flokut të dobët.
– Ndihmon në rritjen dhe mbirjen e flokut.
– Rregullon efektet e etheve dhe zvogëlon ndodhjen e tyre.
– Lufton kërpudhat e trupit.
– Ndihmon në luftimin dhe parandalimin e tumoreve.
– Ndihmon në kurimin e plagëve dhe djegieve në lëkurë (me lyerje nga jashtë).
– Ndihmon në kurimin e zgjebes dhe Ekzemës.
– Aktivizues i organeve të trupit.
– Qetësues i stomakut dhe zorrëve.
– Ul tensionin e lartë të gjakut.
– Qetëson dhe ndihmon në kurimin e Astmës.
Disa studime shkencore që janë bërë rreth bimës i gjeni në lidhjet e mëposhtme:
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/21715272
http://www.hindawi.com/journals/ecam/2013/714075/
http://www.floraofqatar.com/haloxylon_salicornicum.htm
http://www.researchgate.net/publication/258255379
Potentianl Desert Herbs Cures for Tumors
Kura potenciale të bimëve të shkretëtirës për Tumoret