Kivi, super i dobishëm për trupin, lëkurën dhe flokët

Kivi, super i dobishëm për trupin, lëkurën dhe flokët

 

Arabisht: الكيوي

Anglisht: Kiwi, kiwifruit.

Emri shkencor: Actinidia deliciosa.

Pema e kivit është pemë kacavjerrëse shumëvjeçare me gjatësi deri në 9m, me lule të bardha aromatike dhe me frut oval, me gjatësi 6cm, ngjyrë kafe nga jashtë dhe me ngjyrë të gjelbër nga brenda, me fara të zeza. Italia zë vendin e parë në botë për prodhimin e kivit, e pasuar nga Zelanda e Re dhe Kili.

Orgjina e kivit është Kina, në fillim të shekullit të 20-të u përhap në shumë vende të botës. Frutat e kivit mund të hahen të papërpunuara, mund të bëhen lëngje, në ëmbëlsira, në sallatë frutash, etj.  Kivi bën pjesë në 10 frutat më të sigurta dhe organike në botë.

Pjesët që përdoren: rrënjët, frutat.

Elementët përbërës të kivit: Energy, Carbohydrates, Sugars, Dietary fiber, Fat, Protein, Vitamins; A, Thiamine (B1), Riboflavin (B2), Niacin (B3), Pantothenic acid (B5), B6, Folate (B9),  C, E, K, Minerals;  Calcium, Iron, Magnesium, Manganese, Phosphorus, Potassium, Sodium, Zink.

Dobitë shëndetësore të kivit

– Forcon sistemin imun dhe lufton radikalet e lira.

– Mbron  qelizat e ADN-së nga dëmtimi oksidativ.

– Ndihmon në parandalimin e kancerit.

– Ul presionin e lartë të gjakut.

– Ndihmon për uljen në peshë.

– Lehtëson tretjen dhe parandalon kapsllëkun.

– Lufton toksinat në aparatin tretës dhe aciditetin e stomakut.

– Ndihmon për të luftuar sëmundjet e zemrës.

– Ndihmon të sëmurët me Diabet.

– Zvogëlon degjenerimin molekular të syve dhe forcon shikimin.

– Lufton artritin dhe redukton osteoporozën.

– Ndihmon rritjen dhe zhvillimin mendor të fëmijëve.

– Kivi mbron trupin nga ftohjet e rënda, alergjitë, bronkiti, astma, kolla dhe problemet e frymëmarrjes tek fëmijët.

– Konsiderohet si tonik i fuqishëm seksual.

Për lëkurën

– Riparon indet dhe qelizat e lëkurës, lufton toksinat në lëkurë.

– Kuron lëkurën e thatë dhe të yndyrshme.

– Lufton rrudhat dhe shenjat e plakjes në lëkurë.

– Lufton puçrrat e rinisë dhe pastron poret e lëkurës.

Për flokët

– Stimulon qarkullimin e gjakut, parandalon rënien e flokut dhe nxit rritjen e tyre.

– Redukton tharjen e flokëve dhe yndyrën e tepërt të tyre.

– Lufton zbokthin dhe ekzemën e kokës.

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook