Presioni i lartë i gjakut; Si ta trajtoni në mënyrë natyrale

 

Presioni i lartë i gjakut, i njohur gjithashtu si hipertension, është një nga kushtet më të zakonshme shëndetësore, duke prekur rreth 25 për qind të të gjithë të rriturive, dy të tretat e të cilëve janë më të rinj se 65 vjeç. Termi “presion i lartë i gjakut” thjesht do të thotë se njerëzit e prekur nga kjo gjendje kanë nivele më të larta se nivelet normale të presionit të gjakut, sepse zemrat e tyre e pompojnë gjakun më fortë nëpër arteriet e trupit. Kjo forcë më e madhe se normalja mund të dëmtojë muret e arterieve, gjë që mund të rezultojë në depozita të rrezikshme të kolesterolit të dëmshëm (LDL) dhe substancave të ndryshme toksike. Nëse ky proces lihet i pakontrolluar, rezultati përfundimtar mund të jetë sulm në zemër, goditje, dhe kushte të tjera kardiovaskulare.

Edhe pse presioni i lartë i gjakut shpesh supozohet të jetë një pasojë e natyrshme e plakjes, fakti që kaq shumë njerëz në të 20-tat, 30-tat, apo të 40-tat e tyre, vuajnë nga presioni i lartë i gjakut, tregon qartë se ai nuk është një sëmundje e varur nga mosha.

Në fakt, presioni i lartë i gjakut është rezultat i zgjedhjeve në përgjithësi të varfëra të shëndetit dhe të jetesës.

Mjekësia konvencionale fokusohet kryesisht në trajtimin e simptomave të presionit të lartë të gjakut në vend të trajtimit të shkaqeve themelore të tij. Ajo e bën këtë kryesisht përmes përdorimit të barnave të presionit të gjakut, të cilat mund të shkaktojnë efekte anësore të rrezikshme.

SIMPTOMAT

Simptomat më të shpeshta të presionit të lartë të gjakut janë:

– vështirësi në frymëmarrje,

– marramendje,

– lodhje,

– probleme gastrointestinale,

– dhimbje koke,

– pagjumësi,

– nervozizëm.

Nëse lihet i pakontrolluar, presioni i lartë i gjakut mund të çojë në sëmundje të rënda të zemrës, duke përfshirë: sulm në zemër (atak), si dhe dëmtim në tru dhe në veshka.

Llojet e presionit të lartë të gjakut

Ka dy lloje të presionit të lartë të gjakut: Presion i lartë primar dhe presion i lartë sekondar.

Presioni i lartë primar i gjakut është një tension i lartë që ndodh pa një arsye të dukshme, ndërsa presioni i lartë sekondar shkaktohet nga dëmtimi në veshka apo dështimi i tyre dhe / ose nga mosbalancimi në sistemin endokrin. Pjesa më e madhe e rasteve me presion të lartë të gjakut -mbi 90%- janë raste të presionit të lartë primar të gjakut.

Kujdes! Nëse vuani nga tpresioni i lartë sekondar, kërkoni kujdes të menjëhershëm mjekësor.

Nivelet e presionit të gjakut

Leximet normale ose të shëndetshme të presionit të gjakut variojnë midis 90-135 systolic, dhe 50-90 diastolic, me një lexim 120/85 që konsiderohet mesatarja. Tensioni i lartë i gjakut tregohet kur niveli systolic ngrihet mbi 140, dhe diastolic ngrihet mbi 90. Për saktësi, presioni i gjakut duhet të matet në dy raste të ndara të paktën dy orë nga njëri-tjetri.

Shënim: Faktorë të tillë si stresi, tendosja fizike, dhe emocionet e fuqishme të tilla si frika dhe zemërimi, mund të ndikojnë në leximet e presionit të gjakut. Prandaj, është e rekomanduar që të mos e bëni matjen e presionit gjatë kohëve të tilla, por të prisni deri sa të qetësoheni dhe të çlodheni për të siguruar një lexim të saktë.

Shkaqet

Ashtu si shumë kushte të tjera shëndetësore kronike, presioni i lartë i gjakut është kryesisht për shkak të jetesës sonë moderne dhe dietës së pashëndetshme. Në kulturat indigjene rreth botës, ku dieta e shëndetshme natyrore është normë, dhe ku faktorët e jetesës perëndimore nuk ekzistojnë, presioni i lartë i gjakut praktikisht nuk ekziston. Prandaj, për të parandaluar në mënyrë efektive presionin e lartë të gjakut, duhet ditur se çfarë e shkakton atë.

Shkaqet kryesore të presionit të lartë të gjakut janë: atherosclerosis (ngurtësimi i arterieve), dieta e varfër, toksinat e mjedisit, dhe faktorët e jetesës. Ilaçet e ndryshme farmaceutike mund të shkaktojnë ose të përkeqësojnë tensionint e lartë.

– Atherosclerosis: Jo vetëm që është shkaktari kryesor i presionit të lartë, por ajo është edhe një nga shkaqet kryesore të sulmit në zemër dhe infarktit. Atherosclerosa shkaktohet nga ndërtimi i pllakave në enët e gjakut, veçanërisht të arterieve. Në kushtin e atherosclerosis, shtimi i pllakave trash gjakun dhe ngurtëson arteriet, duke i bërë ato të ngushta dhe më pak elastike. Kombinimi i këtyre simptomave të arteriosklerozës krijon rezistencë ndaj rrjedhjes së gjakut në organizëm, duke rritur nivelet e presionit të gjakut.

– Dieta e varfër: Ndërsa presioni i lartë i gjakut është mjaft i zakonshëm në Perëndim, në vendet e industrializuara, hulumtuesit kanë gjetur se ai pothuajse nuk ekziston fare në mesin e popujve native të Afrikës, Kinës, Amerikës së Jugut, dhe Mikronezisë. Arsyeja për këtë ka të bëjë me dietat e tyre, të cilat janë shumë më të shëndetshme se sa dieta standarde e sotme perëndimore. Kjo pikë është vërtetuar edhe nga ajo që ndodh kur njerëzit e vendeve native zhvendosen në zona më të industrializuara dhe fillojnë të hanë në përputhje me rrethanat. Menjëherë pasi ata fillojnë një dietë perëndimore, edhe ata fillojnë të tregojnë shenja të presionit të lartë të gjakut, si dhe të shumë sëmundjeve të tjera kronike.

Faktorët kryesorë të dietës që mund të shkaktojnë tensionin e lartë të gjakut janë konsumi i tepërt i yndyrave të ngopura shtazore dhe kripa e rafinuar (klorid natriumi), e shoqëruar me mungesën e frutave dhe perimeve të freskëta, të pasura me magnez, kalium, dhe ushqyesve të tjerë që janë thelbësore për nivelet e shëndetshme të presionit të gjakut. Kjo është veçanërisht e vërtetë te njerëzit të cilët mbështeten në ushqime të shpejta ose të cilët rregullisht hanë jashtë në vend që të hanë në shtëpi, pasi ushqimet e tilla janë zakonisht shumë të larta në kripë dhe yndyrna të dëmshme. Është shumë e rrallë që ushqimet e përgatitura në restorante të jenë bërë me kripë deti ose kripë malore të parafinuar dhe me vajra e yndyrna të shëndetshme, të tilla si gjalpë kokosi, vaj ulliri ekstra të virgjër ose gjalpë organik.

– Toksinat mjedisore: toksinat mjedisore, të tilla si: kadmiumi, merkuri dhe plumbi, mund të ngrenë nivelet e presionit të gjakut. Në mënyrë tipike, nivelet e toksinave mjedisore te njerëzit me presion të lartë të gjakut janë 300-400% më të larta se te ata me nivele normale të presionit të gjakut.

Edhe toksina të tjera mjedisore të zakonshme dhe ndotës të ndryshëm kanë potencial për të rritur nivelet e presionit të gjakut. Burimet e toksinave të tilla përfshijnë: ujin e rubinetit, toksinat që qarkullojnë përmes ajrit që e thithim, dhe, në rastin e merkurit, mbushjet dentare me amalgamë, vaksinat e ndryshme, peshku dhe prodhimet e detit jo të freskëta, mbetjet kimike dhe toksinat e mbetura  në prodhimet e mishit të kafshëve të rritura në mënyrë konvencionale me ushqim të trajtuar kimikisht.

– Faktorët e mënyrës së jetesës: Faktorët e zakonshëm të jetesës që mund të shkaktojnë presion të lartë të gjakut përfshijnë: konsumin e tepërt të alkoolit dhe kafeinës, pirjen e duhanit (përfshirë edhe ekspozimin e rregullt ndaj tymit të dorës së dytë), dhe një mënyrë jetese vazhdimisht ulur. Hulumtimet kanë treguar se nivelet systolic dhe diastolic të presionit të gjakut rriten në proporcion të drejtpërdrejtë me sasinë e kafeinës që një person konsumon gjatë gjithë ditës. Sa i përket alkoolit, madje edhe konsumit të moderuar të birrës apo verës, mund të rrisë nivelet e presionit të gjakut te disa njerëz.

Pirja e duhanit dhe ekspozimi ndaj tymit të dorës së dytë shkakton prsesion të lartë për shkak të asaj se pirja e duhanit dëmton qelizat dhe ngushton arteriet. Përveç kësaj, cigaret përmbajnë një bollëk të kimikateve të rrezikshme për jetën që rrisin më tej rrezikun e përgjithshëm shëndetësor. Edhe produktet e duhanit, të tilla si përtypja e duhanit dhe nuhatja e tij mund të rrisin nivelet e presionit të gjakut për shkak të nikotinës dhe sodiumit që ato përmbajnë.

Të ndenjurit vazdimisht ulur gjithashtu mund të kontribuojë në presionin e lartë të gjakut, sepse mungesa e ushtrimeve ndikon në oksigjenimin e dobët të qelizave dhe indeve të organizmit, dhe mund të krijojnë një ndikim negativ në muskujt e zemrës, duke bërë që asaj t’i duhet të punojë më shumë për të realizuar punën e saj.

– Ilaçet farmaceutike: Sipas Physicians` Desk Reference, ilaçet kimike të mëposhtme mund të shkaktojë presion të lartë të gjakut, si një efekt anësor i përdorimit të tyre: Injeksion Alfenta, Aredia për injeksion, Dobutrex, Epogen për injeksion, Habitrol Nicotine Transdermal System, Lupron Depot, Methergine Injeksion dheTableta, Orthoclone OKT3 Sterile Solution, Polygam Immune Globulin Intravenous Human, Procrit for Injection, Sandimmune, Sandimmune Soft Gelatin Capsules, Tolectin, Velban Vials, Ventolin Inhalation Aerosol and Refill, and Ëellbutrin.

– Shkaqe të tjera: Përveç faktorëve të mësipërm, presioni i lartë i gjakut mund të shkaktohet nga diabeti, kolesteroli i lartë, shëndoshja, dhe stresi kronik.

Produkti “Coronagreen” per presionin e lare te gjakut dhe per zemer te forte

Dobite shendetesore

– Ndihmon ne kurimin e arterieve koronare pa kirurgji.

– Shumë efektiv për të sëmurët me dridhje atriale.

– Konsiderohet si terapia më moderne për zemrën.

– Ndihmon ne trajtimin e Diabetit Tipi I dhe II.

– Fuqizon zemrën dhe lufton te gjitha semundjet kardiovaskulare.

– Parandaluesi më i mirë i atakut kardiak dhe deshtimit te zemres.

– Vepron për rregullimin e rrahjeve të zemrës.

– Largon dhimbjet e zemrës.

– Ndihmon ne kurimin e Trombozës dhe Trombozës se thellë venoze.

– Ndihmon ne kurimin e venave varicose kudo qe shfaqen ne trup, ne kembe dhe testikuj.

– Parandalon Goditjen ne Tru, kuron venat e goditura dhe ndihmon ne dergimin e oksigjenit ne tru.

– Ul nivelet e kolesterolit te demshem ne gjak.

– Ul presionin e gjakut.

– Shton oksigjenin në gjak, dhe normalizon nivelet e hekurit.

– Largon stresin dhe stimulon sistemin nervor.

– Qetësues dhe lehtësues i gjumit.

– Forcon kujtesën.

– Lehtëson frymarrrjen dhe dhimbjet e kraharorit.

– Ndihmon në reduktimin e sëmundjeve të mëlçisë.

– Ndihmon në djegien e yndyrave.

Shenim!

– Coronagreen eshte bar krejtesisht i sigurte per te gjithe, i marre direkt nga natyra e paprekur nga njeriu.

– Nuk ka efekte anesore te demshme.

– Nuk permban ruajtes, shtojca apo lende kimike e artificiale, por vetem ruajtes natyral qe e bejne ate te jetoje gjate pa u cenuar lendet efektive te tij.

– Produkti eshte ne forme te kapsulave dhe merret 3 here ne dite nga 1 kapsule para ngrenies.

– Klikoni mbi foton me siper per te mesuar me shume rreth produktit.