Djegiet; Gradat e djegieve, çfarë duhet bërë menjëherë pas djegies për të parandaluar mbetjen e shenjave

 

Djegiet i referohen dëmtimit në lëkurë të shkaktuar nga nxehtësia e zjarrit.

Simptomat e djegieve ndryshojnë sipas shkallës. Në shkallën e parë të djegies kemi skuqje të lëkurës, por vetëm shtresa e lartë e lëkurës (epidermis) është prekur. Lëkura mund të ripet brenda disa ditësh dhe zakonisht shërohet shpejt.

Në shkallën e dytë të djegies krijohen flluska për shkak të dëmtimit të shtresës më të thellë të lëkurës. Djegia e shkallës së dytë zakonisht shërohet pa lënë dhëmbëzime.

Në shkallën e tretë të djegies, e gjithë trashësia e lëkurës dëmtohet nga nxehtësia ose zjarri, duke shkaktuar që zona e prekur të shfaqet e djegur ose e bardhë. Indet poshtë zonës së djegur (kockat dhe muskujt) mund të ekspozohen. Rasti i djegies së shkallës së tretë kërkon vëmendjen e një specialisti në mënyrë që të trajtohet si duhet.

Çfarë duhet të bëni menjëherë pas djegies?

Nëse ju ndodh të digjeni me djegie të gradës së parë, vendosni menjëherë ujë të ftohtë mbi zonën e prekur. Nëse është e mundur dhe praktike, mbajeni zonën e djegur në ujë të ftohtë për aq kohë sa të jetë e mundur (për disa orë nëse është e nevojshme); pastaj mbulojeni. Kjo do të ndihmojë gjithashtu në parandalimin e flluskave.

Në rastet e djegieve të shkallës së dytë, vendosni një përzierje sode buke, vaj ulliri, vaj zink, dhe vitaminë E të pastër, për të nxitur shërimin dhe për të parandaluar dhëmbëzimin. Kini kujdes të mos i plasni flluskat, dhe ta ngrini zonën e prekur më lartë se zemra, nëse është e mundur, për të pakësuar ënjtjen. Për të hequr substancat e shkrira në lëkurë, të tilla si plastika apo katrani, përdorni ujë të ftohtë akull.

Bakri dhe zinku humbin gjatë kullimit të plagës. Humbja e këtyre mineraleve mund të rrisë ndjeshëm nevojën për t’i plotësuar ato gjatë djegies.

* Djegiet e rënda kërkojnë vëmendje të menjëhershme profesionale.

– Aloe Vera është shumë e dobishme për aplikim të lëngut të saj mbi plagë (duhet të jetë e pastër).

Ushqimi

Hani një dietë të lartë të proteinave për shkallën e dytë dhe të tretë të djegieve për të ndihmuar në riparimin e indeve të dëmtuara. Rrisni konsumin e lëngjeve dhe ushqimeve të larta në zink, të tilla si farat e kungullit dhe midhjet (gocat e detit).

Terapia Aromatike

Vajrat esencialë të livandos, barbarozës, dhe kamforit janë të shkëlqyer për të ndihmuar në shërimin e djegieve. Për parandalimin e formimit të kores, aplikojnë dy deri në tre pika vaj livando.

Trajtimi me aplikim mbi zonën e djegur

– Akulli dhe uthulla e aplikuar në zonat e prekura mund të shpejtojë shërimin.

– Aplikoni xhel nga një gjethe aloe vera e prerë tërthorazi për të ndihmuar shërimin.