Lexojeni këtë para se të vendosni të bëni një tatuazh

Lexojeni këtë para se të vendosni të bëni një tatuazh

 

Tatuazhi  është një shenjë e përhershme ose projektim i bërë me pigmente të futura përmes shpimit në shtresën e sipërme të lëkurës. Në mënyrë tipike, artisti i tatuazhit përdor një makinë të mbajtur me dorë që vepron më shumë si një makinë qepëse, me një ose më shumë hala të mprehta.

Procesi – i cili bëhet pa anestezion – shkakton gjakderdhje dhe dhimbje.

Tatuazhet sot mund të jenë më të zakonshme se kurrë. Shumë njerëz i bëjnë ato në pjesë të ndryshme të trupit, pa u siguruar se çfarë përmbajnë dhe sa të rrezikshme janë.

Pothuajse gjysma e njerëzve kanë tatuazhe, dhe pothuajse tre në katër janë penduar që i kanë bërë ato.
Çfarë është për tu shqetësuar, janë dëmet e panumërta dhe të papritura që shkakton tatuazhi.

Shumë njerëz që kanë bërë tatuazhe, raportojnë keqardhje që i kanë bërë, dhe se “ishin shumë të rinj, kur e kishin bërë!”

Arsyeja e dytë më e zakonshme, e cila përkon me të parën, është se “nuk i përshtaten jetesës së tyre aktuale.”

Një problem i tatuazheve është edhe se “Simbolet janë dinamike, gjithnjë në ndryshim, dhe gjithmonë në gjendje të tranzicionit gradual.”

Çfarë përmbajnë tatuazhet dhe çfarë rreziku kanë

– Një analizë e re zbulon se ngjyrat e tatuazhit janë të mbushura me metale të rënda, kimikate toksike dhe patogjene dhe disa kontaminues që janë të lidhura me kancerin.

– Hidrokarburet aromatike policiklike. Këto janë kancerogjene të njohura të përdorura në bojëra të zeza. Ato rrjedhin nga bloza. Studimet thonë se këto kimikate përbëjnë 43% të mostrave të bojës.

– Amines primare aromatike. Këto kimikate janë gjithashtu të lidhura me kancerin. Ato zakonisht përdoren për të bërë plastikë. Por disa bojëra tatuazhi bëhen më të ndotura gjatë procesit të prodhimit.

Por nuk është vetëm kanceri që duhet të shqetësoheni; Tatuazhet përmbajnë:

– Metale të rënda toksike si: plumb, kadmium, krom, nikel dhe titan. Të gjitha këto paraqesin rreziqe serioze shëndetësore, duke përfshirë probleme të trurit dhe aparatit të riprodhimit.

– Mikrobe; Studiuesit zbuluan se 11% e mostrave përmbajnë mikrobe që shkaktojnë sëmundje. Bojërat janë gjetur të kontaminuara me baktere që shkaktojnë infeksione të lëkurës (Mycobacterium chelonae) dhe një myk që mund të shkaktojë encefalit (Cryptococcus albidus).

– Pjesa më e keqe: Raporti thotë se toksinat në ngjyrat e tatuazhit mund të qëndrojnë në gjumë për disa kohë para se ato të shkaktojnë probleme shëndetësore.

Pse Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave nuk bën diçka? Ata e pranojnë se nuk po bëjnë asgjë për këtë deri tani.

– Një studim i vitit 2011 zbuloi se benzo (a) lëndë kimike e përdorur në ngjyrën e zezë, shkakton kancer të lëkurës.

– Një studim i vitit 2013 në Universitetin Bradford në Angli zbuloi se boja e tatuazhit përmban kimikate që hyjnë në qarkullimin e gjakut. Ato grumbullohen në shpretkë dhe në veshka, duke dëmtuar të dyja organet.

– Reaksionet alergjike; Ngjyrat e Tattos – sidomos e kuqja, jeshilja, e verdha dhe ngjyra blu – mund të shkaktojnë reaksione alergjike të lëkurës. Kjo mund të ndodhë edhe pas disa viteve pasi ta keni bërë tatuazhin.

– Ndonjëherë gunga e quajtur “granulomat” formohet rreth bojës së tatuazhit.

– Tatot gjithashtu mund të çojnë në keloids – zonat e ngritura të shkaktuara nga një rritje e jashtëzakonshme e indeve mbresë.

– Sëmundje të ngjitura nëpërmjet gjakut. Nëse pajisjet e përdorura për të bërë një tatuazh, kontaminohen me gjak të infektuar, ju mund të kontraktoni sëmundje të ndryshme që merren nga kontakti me gjakun e infektuar – duke përfshirë tetanoz, hepatit B, hepatit C, Hiv. Hepatiti B dhe C janë infeksione të mëlçisë që janë vdekjeprurëse. Kjo do të thotë që ju mund të kapeni nga këto sëmundje nëse merrni një tatuazh nga dikush që përdor një gjilpërë të ndotur. Infeksionet HIV mund të çojnë në AIDS të plotë, një sëmundje vdekjeprurëse. Virusi kryesisht kalon nëpër mjete të sterilizuara në mënyrë të pasaktë, por mund të transferohet edhe nëse një artist i infektuar aksidentalisht shpon dorën ndërsa punon në një tatuazh.

Të gjithë pacientët të cilët kanë tatuazhe konsiderohen në rrezik të lartë për infeksion HCV.

– Disa nga infeksionet e lëkurës që mund të shkaktohen si pasojë e tatuazheve janë: impetigo, celuliti, herpes simplex, tetanus, staph, infeksionet kërpudhore, transmetimi i sifilisit, lebra dhe lythat virale.
Nga simptomat më të zakonshme të infeksioneve të lëkurës të shkaktuara për shkak të tatove është inflamacioni rreth pjesës së tatos. Zakonisht, lëkura afër zonës bëhet e butë në të prekur. Mund të ketë edhe ënjtje ose shkarkim të gjakut nga vendi i tatuazhit. Dhimbjet e vazhdueshme edhe pas 48 orësh mund të çojnë në infeksion të lëkurës.

– Boja shkon shumë thellë në  lëkurë; Bariumi, bakri, zhiva dhe komponente të tjera të pasigurta, në mesin e shqetësimeve afatgjatë, është edhe fakti se ato kanë ndikim në sistemin imun.

Meqenëse FDA nuk e bën punën e saj, ju duhet të mbroni veten

– Ju ndoshta doni të keni tatuazh, por a jeni të sigurtë se ai nuk do të dëmtojë shëndetin tuaj.

– Mendoni me kujdes, nëse jeni të sigurtë për të marrë një tatuazh i cili do jetë një sëmundje e vendosur nga vetë ju në trupin tuaj.

– Nëse jeni shtatzanë, ju dëmtoni veten tuaj dhe fëmijës mund ti shkaktoni dëmtim në inde dhe zhvillim jo normal.

– Kur bëni tauazh, ai është toksik dhe ju duhet të shmangni ekspozimin në diell.

– Mos ruajtja e lëkurës ku keni bërë tato nga papastërtirtë, rrit rrezikun e infeksionit dhe mund të prishë formën e tatos, dhe do ju duhet të përdorni rreze lazer ose mjekim tjetër që gjithashtu dëmton trupin.

– Ju nuk duhet të përdorni bojë  pa u shqetësuar fare, për të helmuar veten tuaj.

– Të bësh një tatuazh, do të thotë që ju keni marrë vendim të ndryshoni trupin tuaj.

–  90% e njerëzve që kanë bërë tato ndiejnë keqardheje, pra nëse ti bën një tato duhet të përballesh me keqardhje dhe stres çdo ditë.

– Njerëzit që i heqin me lazer kërkojnë shumë seanca për të shmangur dëmtimin e lëkurës.
Për shkak se lazeri thyen grimcat e pigmentit në lëkurë për heqjen e tatos, përsëri mund të përballeni me infeksion, dhe boja mund të përhapet përsëri. Për të hequr tatot në zona të gjera në trup mund të duhen vite.

– Arsimi është  çelësi; Duke pasur parasysh që tatuazhet bëhen në moshë të re, të rinjtë duhet të informohen për rreziqet shëndetësore dhe sociale, dhe kjo mund t’i ndihmojë ata për të shmangur tatuazhet, për të cilat mund të pendohen më vonë.

Çfarë thotë Islami për tatuazhet?

Në një hadith të saktë thuhet se Muhamedi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Allahu e ka mallkuar kamatën, ngrënësin e saj, dhënësin e saj, shkruesin e saj, deshmitarët e saj duke qenë se e dinë se po dëshmojnë për kamatën, (ka mallkuar gjithashtu) atë që zgjat flokët e saj (me paruke) dhe parukieren që e bën këtë gjë, atë që bën tatuazh dhe atë që i bën të tjerëve tatuazh, atë që heq qimet e vetullave dhe atë që ia heq të tjerëve qimet e vetullave!” [Hadith Sahih. Taberani nga Iben Mesudi. Sahihul Xhami 5094].

Pra, në Islam, bërja e tatuazheve është një vepër e ndaluar, sepse ato dëmtojnë dhe nuk sjellin ndonjë të mirë, si dhe kërkojnë të ndryshojnë atë që ka krijuar Zoti në formën më të bukur, duke e mbuluar me figura e shenja që më së shumti janë nxitje nga djalli.

Nëse doni të keni patjetër një tato, atëherë alternativa më e mirë për ju është kënaja. Ju mund ta bëni me formë të bukur e të lejuar, dhe me ngjyrën që dëshironi. Nga veçoritë e kënasë është se mund ta ndërroni modelin sa herë të dëshironi, pa shkaktuar asnjë efekt anësor në lëkurë, apo në sistemin imun.

 

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook