Çfarë mund të zbulojnë thonjtë për shëndetin tonë?

Çfarë mund të zbulojnë thonjtë për shëndetin tonë?

 

Thonjtë janë konsideruar shpesh si një tipar i thjeshtë estetik,  por jo! 768.000.000 $ shpenzohen çdo vit për manikyrin e thonjve (vetëm në SHBA). Megjithatë, thonjtë tuaj janë shumë më tepër se një platformë për ngjyra të ndritshme dhe artin e thonjve.

Forma, cilësia, dhe ngjyra e thonjve tuaj natyrale mund të veprojnë si një dritare për trupin tuaj, disa simptoma janë të padëmshme, të tjerat mund të jenë tregues i sëmundjeve kronike, duke përfshirë edhe kancerin, siç është cekur nga Akademia Amerikane e dermatologjisë (AAD).

Thonjtë shpesh pasqyrojnë gjendjen tonë të përgjithshme shëndetësore. Ndryshime të tilla si: njolla apo trashje, mund të sinjalizojnë probleme shëndetësore, duke përfshirë sëmundjet e mëlçisë dhe veshkave, gjëndjen e zemrës dhe të mushkërive, anemi, dhe diabet.

Edhe norma e rritjes së thonjve tuaj mund të japë të dhëna për shëndetin tuaj themelor. Thonjtë e shëndetshëm  rriten  mesatarisht 3,5 milimetra (mm) në muaj, por kjo është e ndikuar nga statusi juaj ushqyes, medikamentet, traumat, sëmundjet kronike, dhe procesi i plakjes.

Nëse vëreni ndonjë ndryshim të rëndësishëm në thonjtë tuaj, duke përfshirë ënjtje, çngjyrosje, ose ndryshime të formës apo trashësisë, kontrolllohu tek mjeku për diagonizmin e sëmundjes. Kjo mund të mos jetë shqetësuese, por mund të jetë edhe për shkak të një sëmundje të caktuar (për shembull, mund të tregojë që ju jeni me diabet).

Çrregullimet e thonjve dhe ç’kuptim kanë për shëndetin

– Thonjtë e verdhë: Thonjtë tuaj mund të zverdhen me moshën, ose për shkak të përdorimit të manikyrit të thonjve. Pirja e duhanit mund të shkaktojë ngjyrë të verdhë të thonjve. Nëse thonjtë tuaj janë të trashë, të thërrmueshëm dhe të verdhë, një infeksion fungal mund të jetë shkak për këtë.

Thonjtë e verdhë mund të lidhen edhe  me sëmundje të tiroideve, diabet, psoriasis ose semundje respiratore (si bronkiti kronik).

– Thonjtë e plasaritur ose të brishtë: Faktorë të jetesës mund të luajë një rol në këtë rast, në qoftë se ju mbani duart në ujë për një kohë të gjatë (nga larja e enëve, noti, etj), ekspozimi  ndaj kimikateve (të tilla si produktet e pastrimit), ose në qoftë se  jetoni në një rajon me lagështi të lartë.

Plasaritja dhe brishtësia e thonjëve,  gjithashtu mund të shkaktohet nga një infeksion fungal apo sëmundje tiroide, veçanërisht hypothyroidism. Thonjtë e brishtë mund të jenë edhe për shkak të mangësisë  së vitaminës A, C ose B.

– Shtrembërimi i thonjëve; ndodh  kur majat e gishtave tuaj bëhen më të zgjeruar dhe thonjtë  bëhen të lakuar dhe të futur brenda. Kjo mund të jetë një shenjë e oksigjenit të ulët në gjak dhe është e lidhur me sëmundje të mushkërive. Ose mund të jenë të lidhura me sëmundje të veshkave, sëmundjeve të zemrës, sëmundje inflamatore të zorrëve, dhe AIDS.

– Njollat e bardha: Njollat e vogla të bardha në thonjtë tuaj janë zakonisht rezultat i goditjeve. Ato nuk janë arsye për shqetësim dhe do të kalojnë me kohën. Rrallë, njollat e bardha të thonjve mund të jenë për shkak të një infeksioni fungal.

– Kreshtat horizontale: Kreshtat horizontale mund të jenë për shkak të goditjeve apo një sëmundje serioze me temperaturë të lartë (të tilla si nga fruthi i keq apo pneumonia).
Kreshtat horizontale, të njohura gjithashtu si linjat e Beau-së, mund të jenë për shkak të psoriasis, diabetit të pakontrolluar, sëmundjet e qarkullimit të gjakut, ose mangësisë së zinkut. Një tjetër lloj i vijave horizontale është i njohur si linja Mees, që mund të jenë për shkak të helmimit nga arseniku, sëmundja Hodgkin, malaria, lebra, apo helmimi me monoksid karboni.

– Kreshtat vertikale:  janë zakonisht një shenjë normale e plakjes dhe nuk janë një shkak për shqetësim. Ato mund të bëhen më të dukshme kur ju të jeni më të vjetër. Në disa raste, kreshtat vertikale mund të jenë për mangësitë e lëndëve ushqyese, duke përfshirë vitaminën B12 dhe magnezin.

– Thonjtë lugë: Thonjtë që marrin një pamje si lugë, mund të jenë një shenjë e anemisë mangësi – hekuri, hemochromatosis, sëmundjeve të zemrës, ose hypothyroidism.

– Thonjtë me gropa të shumta: Nëse thonjtë tuaj kanë gropa të shumta, është shpesh një shenjë e psoriasis. Ose mund të jenë për shkak të çrregullimeve të indit lidhor ose areata alopecia, një sëmundje autoimune që shkakton humbjen e flokëve.

– Thonjtë me shenja të zeza:  Vijat e zeza ose dhimbjet në thonjtë tuaj, mund të jenë për shkak të melanomas, formë vdekjeprurëse e kancerit të lëkurës.

– Thonjtë e bardhë me vija rozë: Nëse thonjtë tuaj janë kryesisht të bardhë me një rrip të ngushtë rozë në krye, njohur si thonjtë e mëndafshtë, mund të jenë një shenjë e sëmundjeve të mëlçisë, dështimi congjestiv i zemrës, dështimi i veshkave, apo diabeti. Ndonjëherë thonjtë e mëndafshtë mund të jenë edhe për shkak të plakjes.

Këshilla për thonj të shëndetshëm

– Nëse ju kafshoni thonjtë tuaj, kjo mund të çojë në infeksion. Nëse ju përtypni  thonjtë tuaj, bakteret, viruset, dhe mikroorganizma të tjera mund të hyjnë në trup. Ky ves i keq fillon që në fëmijëri, në adoleshencë, dhe pastaj vazhdon me moshën.
Që të shmangni këtë ves,  mbani thonj të shkurtër apo të zëna me aktivitete të tjera.

– Mbroni duart the thonjtë duke përdorur dorashka, nga ekspozimi i tepruar ndaj ujit apo kimikateve.

 Një dietë e shëndetshme çon në trup dhe thonj të shëndetshëm; Nëse ju hani një dietë të ekuilibruar, me siguri jeni duke i dhënë trupit tuaj sasinë e duhur të vitaminave dhe mineraleve që ai të funksionojë si duhet.

– Burimet e shëndetshme të proteinave, si: vezët, mishi organik dhe bishtajat, janë gjithashtu një burim i mirë i zinkut, i cili është i nevojshëm për thonjtë.

– Antioksidantët, vitaminat dhe mineralet që gjenden te perimet me gjethe jeshile, tek manaferrat, dhe vitamina B7, janë të rëndësishëm për shëndetin e thonjve.  Biotin mund të luajë një rol në ndërtimin e keratinës. Të verdhat e vezëve organike, janë një nga burimet më të mira të biotin.

– Omega-3; Thonjtë e brishtë apo të butë janë shenja të zakonshme të mungesës së omega-3. Provoni të konsumoni ushqime që përmbajnë omega-3, të tilla si: sardelet, arrat, bajamet, bishtajoret, vaji i ullirit, farat e lirit, etj.

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook