Shenjat dhe Simptomat e Sindromit metabolik

Shenjat dhe Simptomat e Sindromit metabolik; Mënyra natyrale për aktivizimin e metabolizmit

 

Sindromi metabolik është përshkruar dhe është i njohur si Sindromi Riven, ose sindromi “X”, sindromi kardio-metabolik, etj. Ai është një grup i faktorëve të rrezikut që ngre rrezikun për sëmundje të zemrës dhe probleme të tjera shëndetësore, si diabeti dhe goditja në tru.
Shumica e faktorëve të rrezikut metabolik nuk kanë shenja ose simptoma, edhe pse një bel i madh është një shenjë e dukshme.
Disa njerëz mund të kenë simptoma të sheqerit të lartë të gjakut, diabet, sidomos tipi 2 i diabetit është i pranishëm. Simptomat e sheqerit të lartë të gjakut përfshijnë rritjen e etjes, urinime të shpeshtë, sidomos gjatë natës, lodhje dhe vizion të paqartë.

Faktorët e rrezikut metabolik

– Beli i madh; Një bel të madh që do të thotë se po mbani peshë të tepërt rreth belit (trashje të barkut).
Një matje e belit prej 90 cm apo më shumë për gratë, ose 100 cm apo më shumë për meshkujt, është një faktor rreziku metabolik. Një bel i madh do të thotë që ju jeni në rritje të rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe problemeve të tjera shëndetësore.

– Nivelet e larta të triglicerideve; Trigliceridet janë një lloj i yndyrës që gjendet në gjak. Një nivel i triglicerideve 150 mg / dL ose më i lartë është një faktor rreziku metabolik.

– Niveli i ulët i HDL kolesterolit; Kolesteroli HDL është quajtur nganjëherë si kolesteroli “i mirë”. Kjo sepse ai ndihmon në heqjen e kolesterolit nga arteriet tuaja.
Niveli i HDL kolesterolit më pak se 50 mg / dL për gratë dhe më pak se 40 mg / dL për burrat, është një faktor rreziku metabolik.

– Presioni i lartë i gjakut; Një tension i gjakut 130/85 mmHg ose më ilartë, është një faktor rreziku metabolik. Në qoftë se vetëm një prej dy numrave të presionit të gjakut është i lartë, ju jeni ende në rrezik për sindromën metabolike.

– Nivelet e larta të sheqerit në gjak; Norma e sheqerit në gjak është më pak se 100 mg / dL. Zakonisht nivelit e sheqerit në gjak që janë 100-125 mg / dL janë konsideruar prediabetik. Niveli i sheqerit në gjak 126 mg / dL ose më i lartë është konsideruar diabet.
Niveli i sheqerit në gjak 100 mg / dL ose më i lartë është një faktor rreziku metabolik.

– Pirja e duhanit; Pirja e duhanit shkakton çrregullime të shumta në organizëm; përfshi edhe çrregullimin metabolik.

Sindromi metabolik mund të shkaktojë edhe çrregullime të tjera hormonale

– Vezore poli-cistike PCOP.

– Mëlçi e dhjamosur.

– Testosteron i ulët.

– Acid urinar i rritur në gjak.

Si të aktivizoni metabolizmin në mënyrë natyrale

Këtu po përmendim disa mënyra të dobishme dhe të thjeshta që do ju ndihmojnë të aktivizoni metabolizmin tuaj

Këshilla 1: Angazhohuni në lëvizje

Një metabolizëm i shëndetshëm kërkon lëvizje të rregullt, kështu që nuk duhet të qënddroni më shumë se dy orë ulur.
Provoni këto ide të thjeshta për të qënduar aktiv:
– Përpiquni të ecni çdo ditë.
– Kur filloni të ndiheni të lodhur, pini një gotë ujë.
– Zgjatini krahët tuaj çdo orë, edhe nëse jeni në tavolinën tuaj.

Këshilla 2: Hani Mëngjes

Filloni ditën tuaj duke ngrënë një mëngjes të ekuilibruar.
– Ngrënia mëngjes mund të rrisë nivelin e energjisë, e cila ndihmon në djegien e kalorive gjatë ditës.
– Sigurimi i trupit me karburant të shëndetshëm pas natës së gjatë, mban trupin dhe muskujt aktiv.
– Përfshini ushqime të pasura me proteinë, si vezë ose arra, në menynë tuaj të mëngjesit.
– Shmangni ushqimet e larta me sheqer, për të ruajtur nivelin e sheqerit në gjak.

Këshilla 3: Flini gjumë mjaftueshëm

Privimi nga gjumi shkon deri në stimulim të oreksit, ose humbje të tij, dhe kjo çon në një metabolizëm të ngadaltë. Gjithashtu largon energjinë, që do të thotë se keni më pak gjasa për të lëvizur.

Këshilla 4: Largojeni stresin nga jeta juaj

Stresi i lartë mund të rrisë rrezikun kardiovaskular dhe të ulë metabolizmin tuaj. Stresi  ruan kalori në trup dhe si rezultat rrit peshën e trupit.
Reduktimi i nivelit të stresit mund tju ndihmojë për të mbajtur metabolizmin në drejtimin më të mirë të tij.

Provoni këto mënyra super të thjeshta:
– Merrni frymë thellë.

– Kaloni kohë me miqtë.

– Bëni një shëtitje.

– Bëni masazh.

– Mbani një ditar.

Këshilla 5: Pini shumë ujë

Uji i pijshëm ndihmon për të djegur kalori, pastrimin e zorrës së trashë, pastrimin e stomakut, pastrimin e veshkave dhe balancon metabolizmin.

Këshilla 6: Hani ushqime që përmbajnë Omega-3

Acidet yndyrore Omega-3, janë një lloj yndyre që ndihmojnë shëndetin e zemrës,  balancimin e sheqerit në gjak dhe aktivizojnë metabolizmin.
Omega-3 mund ta gjeni tek peshku (salmon apo ton), arrat, zarzavatet me gjethe të errëta, apo në drithërat e plotë.
Omega-3 jo vetëm që ndihmon metabolizmin, por ajo ndihmon edhe për:
– Presionin e ulët të gjakut

– Trigliceridet e ulëta.

– Lufton atherosclerosis

– Zvogëlon rrezikun e sulmit në zemër nga 19-40%.

Këshilla 7:  Reduktoni konsumin e miellit të bardhë dhe sheqerit të bardhë

Këto ushqime rritin nivelet e sheqerit në gjak, gjë e cila mund të bëjë të ndiheni të uritur.

Këshilla 8: Zgjidhni  vajra të shëndetshëm për gatim

Zgjidhni yndyrna monounsaturated të tilla si: vaj ulliri, avokado, arra dhe vaj canola për të mbajtur sistemin metabolik të funksionojë mirë.
Shmangni yndyrnat e ngopura apo yndyrnat trans – sepse kanë tendencë për të ngadalësuar sistemin metabolik.

Këshilla 9: Trajtohuni me produkte bimore

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook