Rënia e Flokut

Published On: December 20th, 2022Categories: Lëkura & Flokët0 Comments on Rënia e Flokut

Rënia e Flokëve; Shkaqet, Llojet, Mbrojtja dhe Trajtimi Natyral

 

Rënia e flokëve është një problem në Dermatologjinë klinike. Shumë pacientë ankohen për effluvium (humbje të flokëve) apo Alopeci (mungesë e dukshme e flokëve). Problemi i rënies së flokëve është shqetësim i madh për shumë njerëz. Shqetësim ky që shfaqet në rritje gjatë viteve të fundit.  Një pikë e rëndësishme në historinë e rënies së flokëve bëhen shkak sëmundjet shoqeruese si: shtatzania, sëmundje metabolike, sëmundje që fshihen si ato të Tiroides apo histori familjare pra shkaqe andogene apo ekzogene. Një shqetesim i madh është rënia e një numri të madh flokësh që bien çdo ditë por ndonjeherë pacienti dhe mund ti duket shumë rënia e kësaj sasie, duke patur parasysh se 60-100 fije floku bie çdo ditë me disa variacione sezonale ku në vjeshte bien pak më shumë se në dimër.

Alopecia (rënia e flokëve)

Rënia e flokëve ose, siç njihet ndryshe në gjuhën mjekësore, Alopecia, është një sëmundje që shoqërohet me rënie të flokëve në formë vatrash (Alopecia areata) ose në të gjithë lëkurën e kokës (Alopecia totalis). Rënia difuze e flokëve çon në të ashtuquajturën defluidum ose efluvium të flokut. Humbja e flokëve mund të jetë e formave të ndryshme dhe në varësi të saj përcaktohet edhe rikuperimi ose jo i tyre. Duke iu referuar këtij klasifikimi vëmë në dukje se rënia e flokëve mund të jetë e përkohshme, ose e përhershme.

Faktorët që favorizojnë rënien e flokëve

– Predispozicioni gjenetik: rënia e flokëve e trashëguar  nga predispozicioni gjenetik nën ndikimin hormonal.

– Ndryshime stinore: rënia difuze nën efektin e klimës. Vërehet sidomos në vjeshtë.

– Faktorët hormonale: hiperndjeshmeri ndaj androgeneve, deficiti i estrogeneve.

– Faktorët psikologjik: stresi, shoku emocional (vdekjet, aksidentet, operacionet, ndarjet) etj,

– Disa sëmundje të rënda, lindjet ku nevojat e organizmit për vitamina e kripëra janë më të shtuara

– Medikamentet (sidomos kimioterapia) Humbje e flokëve nga përdorimi i medikamenteve si medikamentet që përdoren për trajtimin e kancerit (citostatikët), antikoagulantet, thyreostatiket, antihyperkolesterolemiket, etj .

– Rënia e flokëve në formë vatrash/Alopecia areata Vërehet si te meshkujt dhe femrat. Ka raste kur rënia nga vatra të vogla hapet dhe zë sipërfaqe të mëdha të kokës/ Alopecia totale. Haset shpesh edhe në fëmijë.

– Rënia nga trauma/Alopecia traumatike. Traumat dhe agresionet ndaj flokut.

– Dietat, dhe çrregullimet ushqimore.

– Përdorimi i kimikateve, bojë flokësh, shampo, zhel, krem, etj.

– Ekspozimi ndaj rrezatimeve të ndryshme etj.

– Presioni dhe tërheqja e flokëve gjatë kapjes ndikojnë në rënien e tyre.

– Dëmtimet e ngjashme shkaktohen dhe nga infeksionet virusale siç është gangrena në Herpes Zoster, infeksionet bakteriale si tuberkulozi, lepra, sifilizi terciar, pustulosis euzinofilike, dermatozat erozive pustulare të skalpit të kokës, sëmundjet mykotike të thella, neoplazmat ulcerative si hemangioma, limfoma malinje, karcinoma bazoqelizore ose melanoma malinje, etj

– Rënia e flokëve pas lindjes/Alopecia pas lindjes, është një rënie që rikthehet në normë pas mjekimit dhe normalizimit të dietës.

– Konsumimi i tepruar i vitaminës A mund të shkaktojë rënien e flokëve.

– Ndryshimet e papritura hormonale të cilat ndodhin për shkak të faktorëve të ndryshëm (shtatzënia, menopauza) mund të shkaktojnë rënien e flokëve, dhe gjasat janë më të mëdha në qoftë se në familje keni raste të rënies së parakohshme të flokëve.

– 1 në 10 femra të moshës 20 deri 49 vjeçare vuan nga anemia, mungesa e hekurit në gjak (e cila është forma më e zakonshme e anemisë). Në shumicën e rasteve, anemia shkakton dobësimin e flokëve, si dhe rënien e tyre.

– Humbja e papritur e peshës është një formë e traumës fizike që mund të shkaktojë dobësimin e flokëve dhe rënien e tyre. Kjo mund të ndodhë edhe kur humbja e peshës rekomandohet nga ekspertët.

– Plakja: nuk është e pazakontë nëse e shohim një grua në të pesëdhjetat apo gjashtëdhjetat me flokë të dobësuara dhe të thinjura. Ekspertët nuk janë të sigurt se pse ndodh kjo, por besojnë se rol kyç kanë ndryshimet hormonale gjatë menopauzës. Për fat të mirë, studimet kanë treguar se humbja e flokëve, e shkaktuar nga plakja, mund të parandalohet dukshëm me dietë të duhur.

– Sëmundje të lëkurës: Pityriasis, amiantacea mund të shkaktojë rënie të flokëve. Sëmundja është e ngjashme me psoriazën, ndërsa ekzema gjendet në skalp, kështu që floku bie si shkak i qërimit. Megjithatë, me kurimin adekuat mund të parandalohet problemi.

– Lupusi: Te kjo sëmundje autoimune, sistemi imunitar i organizmit sulmon indin e vet të shëndoshë. Krahas simptomave të tjera, mund të paraqitet edhe rënia e flokëve.
Nëse keni probleme me nyja, jeku ju ka thënë se vuani nga sëmundja e lupusit, atëherë duhet kuruar sëmundja shkaktare që gjëndja të normalizohet.

– Çrregullimi i gjëndrrës Tiroide: Janë të shumtë njerëzit që kanë probleme me këtë gjëdërr. Nëse organizmi prodhon tepër, apo pak hormone të gjëndrrës tiroide, atëherë përpos simptomave të tjerë, mund të paraqitet edhe rënia e flokëve.

– Dëmtime nga krehjet dhe larjet e shpeshta: dëmtime mekanike që mund të shfaqen nëpërmjet krehjes së shpeshtë dhe të fortë. Larjet frekuente (normale është larja 2-5 ditë) me substanca detergjente të forta çojnë në rritje të dëmtimit të flokut, humbje të shkëlqimit dhe në ndarje të pjesës së fundit të flokut. Pra, theksohet se procedurat si ngjyrosja, dekolorimi dhe bërja permanent mund të kenë një efekt të konsiderueshëm në strukturën e flokëve në qoftë se nuk realizohen në mënyrë korrekte dhe me produkte kimikate të forta.

– Ngjyrosja dhe dekolorimi: Përdorimi i dekoloruesve të fortë siç përdoren peroksidet (hidrogjen peroksidi) vepron mbi melaninën e flokut që oksidohet e ndryshon ngjyrë. Veç veprimit në pigment vërehen dhe dëmtime në keratinen e flokut që janë të rëndësishme për stabilitetin e flokut që ndahet dhe oksidohet.

– Deformimet e përkohshme: shkaktohen nga trajtimi i flokëve të lagur me masha të nxehta, kremra flokësh ose fiksues formë (llak). Në tërë këto forma dëmtimet e flokëve nuk janë aq të thella dhe të rëndësishme nëse përdoren në frekuenca kohore të lejueshme dhe produkte cilësore.

– Mbipesha: Niveli i lartë i insulinës mund të shkaktojë nivel më të lartë të testosteroneve dhe të rrisë rrezikun nga tullacëria. Mbipesha po ashtu mund të rrisë rrezikun nga Diabeti i tipit 2.

Llojet e flokëve dhe kujdesi për to

  • Flokët normale

Flokët janë normalë atëhere kur nuk kanë anomali në rrënjë dhe në gjatesinë e tyre. Flokë te tillë janë të fortë dhe të shëndetshëm. Ideale për to është kur ne i kemi gjithnjë në ekuiliber, duke përdorur produkte delikate ne larjen dhe pastrimin e tyre, por pa dyshim dhe ne trajtim. Është mirë të mos përdorim shampo dhe balsame shume agresive, dhe nje here ne muaj te perdorim maska ushqyese.

  • Flokët e thatë

Thatësia e flokëve varet nga shkaqet fiziologjike ose dhe nga shkaqet ambientale. Shume herë floku është i thatë, sepse nuk lubrifikohet mirë nga organizmi, por mund të bëhet i thatë dhe për shkak te diellit, erës, si dhe per shkak te mungesës se lageshtisë së ajrit që e privojnë atë nga hidratimi. Flokë të tillë dallohen, sepse janë te ashpër, të thatë me fije në rrenjë dhe nuk rrinë bukur. Trajtimet e ashpra e keqësojnë akoma dhe më shumë punën.. Flokët e thatë kanë gjithnje dy fije dhe këputen menjëherë. Që t’i kthejmë në të shëndetshëm duhet t’i trajtojmë me prodhime hidratuese dhe te ëmbla.

  • Flokët me yndyrë

Kur flokët kanë një pamje prej vaji dhe të ndritshme, që duken sikur peshojnë shumë dhe behen pis menjëherë, natyra e tyre është flokë i yndyrshëm. Ky fenomen ndodh për shkak te një sekrecioni të shpeshtë dhe vjen nga natyra e brëndshme e organizmit, por vjen dhe si rrjedhim i stresit te njeriu, mënyra e të ushqyerit dhe smogu ambiental. Kush ka këto lloj flokesh përpiqet t’i lajë shpesh, madje edhe cdo ditë. Nëse keni një tip te tillë floku duhet të kini kujdes nga sapuni i tepërt, sepse sjell nje pëerkeqesim tëe situatës. Produktet që duhet të përdoren te floku i yndyrshëm janë specifike për floket me yndyrë dhe për larje të shpeshta. Nese ka nje problem shëndetesor duhet t’i drejtoheni dermatologut, në mënyrë që ky i fundit të vendose një trajtim të personalizuar. Përdorimi i një caji me nenexhik përpara se ti shpëlani i ndihmon flokët. Gjithashtu, dhe esenca e qiparisit ndihmon shumë, sepse riekuilibron lëkurën e flokut.

  • Flokët me zbokth

Zbokthi qe shihet mbi flokë, vjen si rrjedhim i një shqetesimi të vërtetë dhe ka te bëjë me shpërberjen e lëkurës së kokës dhe një shkëmbim i shpejtuar i lëkurës se kokës. Në keto raste flokët janë shumë te dobët dhe shpesh, bashkë me zbokthin, kemi dhe shtim të së kruarës së kokës dhe yndyrë. Shkaqet vijnë që nga mënyra e të ushqyerit deri te problemet psikologjike. Trajtimet duhet te jenë specifike dhe delikate, në mënyre që të mos e rëndojmë fenomenin e zbokthit. Mund të ndihmojnë në këtë rast maska me vaj dhe me masazh. Nëse fenomeni rritet duhet te shkohet te mjeku. Ndihmojne dhe maskat me rozmarinë, apo me hithra, qe perdoren pas larjes.

Ushqimi për parandalim të rënies së flokëve

  • Proteinat

Kryesisht edhe flokët janë të krijuara nga proteinat, prandaj është e sugjeruar konsumimi i ushqimit të pasur me proteina. Megjithatë, keni kujdes – ushqimi me shumë yndyrë mund ta rrisë nivelin e testosteronit që e përshpejton rënien e flokëve. Prandaj zgjidhni proteina të shëndetshme si peshkun, mëlçinë, kaçkavallin dhe djathin me pak yndyrë, vezë, bajame, qumësht nga soja, fasule dhe jogurt.

  • Ushqimi i pasur me hekur

Hekuri luan rol të rëndësishëm në prodhimtarinë e hemoglobinës, më saktë pjesa prej gjakut që dërgon oksigjen deri në organet dhe indet. Prandaj duhet ta mbani hemoglobinën, dmth. hekurin, në gjendje stabile me ushqim të përshtatshëm.

Frutat e thata (në veçanti rrushi i thatë), lëng vishnje, drithërat, janë shumë të rëndësishme për shëndetin e trupit tuaj dhe për flokët tuaj. Vitamina C e rrit thithjen e hekurit në organizëm, dhe kështu ngrënia e frutave si portokaj, luleshtrydhe apo limona duhet të jetë shprehi e përditshme nëse qëllimi juaj është parandalimi i rënies së flokëve.

  • Ushqim i pasur me zink

Zinku është i rëndësishëm në luftën me rënien e flokëve. Ka rol kryesor në kryerjen e disa funksioneve të lehta, por edhe balancimin hormonal.

Zinku është i përgjegjshëm për rolin e gjëndrave që janë të ngjitura afër folikulave të flokut. Do ta gjeni në mishin e kuq, mishin e shpezëve, në prodhimet e detit si gaforret apo molusqe. Kombinoni këto produkte në ushqimin e përditshëm dhe shpejt do ta vëreni efektin e ushqimit të shëndoshë.

  • Ushqimi i rregullt

Bukuria vjen nga brenda, ndërsa parakusht për flokët e shëndetshme është ushqimi i balancuar. Flokët për t’u rritur kanë nevojë për hekur, lizinë dhe vitaminë B e cila në organizëm futet me konsumimin e frutave dhe perimeve. Rekomandohet që njëkohësisht të pihet shumë ujë i pasur me minerale

  • Shampot

Shampot kundër rënies së flokëve nuk veprojnë brenda natës dhe sigurisht që nuk janë efikas siç pohojnë prodhuesit. Megjithatë, nuk duhet të harrohet ndikimi i tyre pozitiv në flokë. Shampot me rozmarinë nxisin qarkullimin e gjakut në skalp, ndërsa kafeina zgjat “jetëgjatësinë” e çdo fije floku.

  • Uthulla e mollës

Përdoret te humbja difuze e flokëve, respektivisht hollimi i flokëve në zonën e tërë kokës. Vjen deri te bllokimi i folikulave, ndërsa shkaku më i shpeshtë është kujdesi i gabuar ndaj flokëve. Uthulla e mollës duhet të përzihet me ujin ne raport 1:1,5 dhe të aplikohet në flokët e pastra të lagura dhe të shpërlahet mirë. Uthulla e mollës ndihmon edhe kundër zbokthit.

  • Kopëri grek

apo Fenugreek është bimë, farat e së cilës përdoren si erëza në kuzhinë, ndërsa njihet edhe për veprimin shërues. Përmban vitamina, lizinë, bakër dhe trigonelinë, ndërsa pikërisht kjo e fundit ndikon në balancën hormonale në trupin mashkullor.

  • Hithra

Perberesit ushqyes qe shfaqen te hithra, perberesit e kesaj bime qe eshte mjaft e perdorur kunder renies se flokeve: hekuri, aminoacidet, zinku, silice dhe vitaminat B kontribuojne ne rindertimin e qelizave te rrenjes se flokut.

  • Një maskë vegjetale

Provojeni kete recete bukurie per te forcuar floket tuaj dhe per te ngadalesuar renien e tyre: 50 g borzilok, 15 manaferra dhe dy luge gjelle fara lulesh ne ¼ litri vaj ulliri.
Aplikojeni masken ne rrenjen e flokut, me pas shperndajeni ne te gjithe gjatesine e tij. Mbeshtillini floket me nje peshqire dhe lereni te veprojne per 2-3 ore perpara se ti lani me shampo.

  • Praktika të tjera

Pini 10-12 gota ujë çdo ditë dhe konsumoni produkte me përmbajtje të lartë proteinike, hani fruta, perime dhe produkte të qumështit.

Aloe Vera është e njohur për vlerat e saj shëruese dhe vetitë qetësuese. Por ajo gjithashtu përmban enzima të rëndësishme që janë të mira në stimulimin e rritjes së flokëve. Përpiquni të merrni xhel natyror Aloe Vera dhe masazhojeni atë mbi kokë pas shampos.

Masazhoni kokën 2-3 herë në ditë çdo ditë me vaj bajame, duke qënë se kjo e fundit ndalon rënien e flokëve.

Aplikimi i qumështit të kokosit është gjithashtu një ilaç efektive për rënien e flokëve.

Aplikoni një paste të përgatitur me vaj të nxehtë ulliri, mjalt dhe 1 lugë çaji pluhur kanelle para se të bëni dush dhe lëreni të veprojë atë për 15 minuta.

Lani flokët me lëng limoni ose uthull.

Shtoni 6-8 pika lëng limoni në një vezë. Rrihini mirë dhe aplikojeni në flokët tuaj para larjes së kokës.

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook