Infeksioni Fungal
Infeksioni Fungal
Infeksion fungal është një sëmundje që zakonisht prek lëkurën, por mund të ndikojë edhe në organet e tjera. Ai shkaktohet nga organizmat fungale, ku përfshihen kërpudhat, myku, dhe majaja.
Simptomat
Simptomat e infeksionit fungal variojnë nga të lehta në të rënda.
Simptomat e lehta përfshijnë njolla dhe ënjtje në thonj dhe zonat përreth tyre; lagështi, njolla të kuqe mbi pjesë të ndryshme të trupit; dhe një shkarkesë me erë të keqe nga vagina.
Simptomat e rënda mund të prishin funksionimin normal të organeve dhe kërkojnë kujdes të menjëhershëm mjekësor.
Shkaqet
Infeksionet fungale janë më të zakonshme dhe / ose të rënda te njerëzit që përdorin ilaçe me antibiotikë për periudha të zgjatura, ose të cilët përdorin kortikosteroide, barna immunosuppressante (që përdoren për të penguar funksionimin normal imunitar), apo contraceptive; si dhe te njerëzit me kushte të tilla si obeziteti, AIDS dhe Diabeti mellitus. Njerëzit në kategorinë e fundit duhet të kërkojnë trajtimin e duhur mjekësor për gjendjen e tyre, ndërsa në të njëjtën kohë, trajtimin e vetë infeksionit fungal.
TRAJTIMI NATYRAL I INFEKSIONEVE FUNGALE
- Ushqimi
Hani një dietë organike, me ushqime të plota dhe me theks të veçantë në ushqimet e papërpunuara. Minimizoni konsumin e produkteve të qumështit, dhe shmangni ushqimet e larta në maja.
Është e rëndësishme të mos shtoni toksicitet të mëtejshëm në sistemin tuaj, kështu që përpiquni të përmbaheni për sa më poshtë:
– Mos konsumoni ëmbëltues artificial.
– Mos konsumoni shurup misri të lartë në fruktozë, apo glutamate mono-sodium.
– Mos pini asnjë pije të gazuar.
– Shmangni të gjitha restorantet e ushqimit të shpejtë.
– Shmangni të gjitha ushqimet e konservuara.
– Eliminoni produktet konvencionale të qumështit. Produktet më të mira të qumështit janë ato të papërpunuara, të pasterilizuara dhe nga lopë që ushqehen me bar.
– Shmangni viçin konvencional.
- Aromaterapia
Vaj i pemës së çajit, vaj patchouli, dhe / ose vaj barbarize i aplikuar mbi zonën e prekur, mund të ndihmojë shërimin me shpejtësi.
Aplikimet lokale me vaj rozmarine, livando, mendre, dhe / ose trumze, mund të jenë gjithashtu të dobishme.
Vajrat më të përdorura për fëmijë janë vaj i pemës së çajit dhe i livandos. Asnjëherë mos përdorni vaj mendre te fëmijët.
Për foshnjat e moshës deri në 12 muaj, përzieni një pikë vaj esencial livando në një lugë çaj Jojoba dhe e aplikoni mbi lëkurën e prekur.
Për të siguruar rezultate pozitive, gjithmonë kontrolloni se vaj esencial është i pastër 100%, i distiluar dhe se vjen nga një burim i respektuar.
- Papaya
Papaja e pagatuar është gjithashtu e mirë për infeksionet fungale.
- Farat e mustardës
Një pastë e bërë nga farat e mustardës mund të aplokohet pas larjes së lëkurës me ujë të nxehtë.
- Hudhra
Merrni 1-2 thelpi hudhër dhe i shtypni ato në një fletë të vogël metalike prej alumini. Merrni fletën e aluminit me hudhrën e shtypur dhe aplikojeni mbi lëkurë. Bëjeni këtë dy herë në ditë.
- Mjalti
Mjalti është i njohur për vetitë e tij kuruese dhe terapeutike. Aplikojeni mbi zonat e prekura.
- Vaj Kokosi
Vaj kokosit është një anti-fungal i fuqishëm dhe formon një barrierë mbrojtëse në lëkurë. Si një bonus, këmbët tuaja do të bëhen të buta dhe lëkura më e zhdërvjellët.
Vaj kokosit mund të zëvendësojë gjithashtu kremrat e këmbëve apo të trupit në një bazë të vazhdueshme për mbrojtje anti-fungale për të zvogëluar numrin e kimikateve të aplikuara në lëkurën tuaj.
- Soda bukës
Kjo është një kurë e vjetër e mirë. Përziejeni me ujë për të formuar një pasteë dhe aplikojeni mbi zonën e prekur.