Hurma / Kakia – Diospyrod Kaki
Hurma / Kakia – Diospyrod Kaki
Arabisht: الكاكا
Anglisht: Persimmon.
Emri shkencor: Diospyrod Kaki L.
Familja: Ebenaceae.
Hurma, ose sic quhet në disa zona “kakia”, është pemë gjetherënëse, me gjethe të mëdha, lule ngjyrë të bardhë dhe fruta me ngjyrë portokalli, që piqen në stinën e vjeshtës, me shije të ëmbël.
Origjina e hurmës është Azia e largët: Kina, Japonia dhe Korea. Sot është e përhapur në shumë vende të botës. Kina zë vendin e parë në botë për prodhimin e hurmës. Në Shqipëri kryesisht gjendet në zonën e Elbasanit dhe Beratit. Fruti i hurmës përdoret i freskët, i thatë, përgatitet reçel, marmalatë, sallatë frutash, pije, etj.
Pjesët e bimës që përdoren: Degët e njoma, gjethet dhe frutat.
Hurma është e pasur me: Energji, calcium, karbohidrate, sheqer, fibra dietike, proteina, vitamina: A, B1, B2, B3, B6, B9,C, E, dhe K. Minerale; calcium, iron, magnes, fosfor, potassium, sodium, zink.
Dobitë shëndetësore të hurmës
– Ndihmon për kurimin e dizenterisë dhe stomakut.
– Ndihmon për kurimin e gjëndrrave tiroide.
– Ndihmon për kurimin e anemisë, hipertensionit dhe infeksionet e gjoksit.
– Ndihmon të ndihesh i shplodhur dhe largon dembelizmin.
– Forcon muskujt dhe ndalon rënien e flokëve.
– Lufton baktieret, pezmatimin e fshikëzës e shoqeruar me urinim të pavullnetshëm.
– Hurmat janë të dobishme për aparatin tretës.
– Ndalojnë diarrenë kronike.
– Rritin hormonet seksuale tek të dy gjinitë.
– Tret yndyrat e dëmshme në trup, ul kolesterolin në gjak dhe ruan shëndetin e zemrës.
– Lufton qelizat tumorale.
Kujdes!!
– Të sëmurët me diabet nuk duhet ta teprojnë me konsumimin e saj.