Desert Campion; Lufton Herpes dhe HPV

Desert Campion; Lufton Herpes dhe HPV

 

Arabisht: السيلينة الزغبية

Anglisht: Silene

Emri shkencor: Desert Campion, ose Silene Villosa L.

Familja: Caryophyllales.

Desert Champion (Villosa Silene); Villosa Silene është një bimë terofite që i përket familjes Caryophyllaceae. Origjina e bimës është Gadishulli Arabik, Levanti, Egjipti dhe Maroku.  Është e përhapur në Emiratet veriore dhe në Jug të Abu Dhabit. Ka aktivitet të lartë anti-cancer, anti-bacterial, anti-fungal, anti-viral, hepatoprotektiv, anti-oksidues, anti-inflamator, imunomodelues, adaptogen, tonik dhe aktoprotektor që i atribuohen kryesisht ekdisteroideve nga metabolitët dytësorë që përmban, dhe vlera medicinale e çdo bime qëndron në raportin e metabolitëve dytësorë që përmban. Ka shfaqur aktivitet antiviral të fortë kundër viruseve Herpes simplex, HPV, HIV, Gonorrea dhe Hepatit. Rigjeneron indet e dëmtuara të mëlçisë, lufton infeksionet, toksinat dhe kancerin e mëlçisë, rindërton muskujt dhe qelizat e shëndetëshme në trup, mbështet sistemin imun në luftimin e infeksioneve, ka aktivitet kundër bronkitit dhe Astmës, për pastrimin e veshkave dhe traktit urinar, etj.

Silene villosa, ose Desert Campion, është bimë barishtore një vjeçare, me lartësi 50 cm. Bima lulëzon nga janari deri në maj dhe lulet e saj janë të bardha, me pesë petale dhe të vetmuara.

Origjina e Desert Campion është Gadishulli Arabik, Levanti, Egjipti dhe Maroku.  Është e përhapur në Emiratet veriore dhe në Jug të Abu Dhabit. Familja Caryophyllaceae përfshin më shumë se 700 lloje. Disa prej specieve Silene janë përdorur tradicionalisht për trajtimin e të ftohtit, bronkitit, inflamacionit, plagëve, infeksionit dhe si diuretik.

Rrënjët janë të pasura me saponin dhe janë përdorur tradicionalisht si sapun zëvendësues për larjen e rrobave. Desert Campion rritet në Arabinë Saudite dhe është e njohur si Terba. Një nga studimet Egjiptiane ka zbuluar se Desert Campion ka veti të larta anti-oksidante  dhe anti-inflamatore.

Veçoritë e bimës: Anti-cancer, anti-bacterial, anti-fungal, anti-viral, anti-oksidues dhe anti-inflamator.

Dobitë mjekësore të Desert Campion

– Rindërton muskujt dhe qelizat e shëndetëshme në trup.

– Mbështet sistemin imun në luftimin e infeksioneve.

– Parandalon zhvillimin e qelizave të dëmshme dhe të pakontrolluara.

– Ndihmon trupin në luftimin e qelizave kancerore.

– Bima ka veti antivirale kundër herpes simplex virus-1 (HSV-1) dhe virusi HPV.

– Rigjeneron indet e dëmtuara të mëlçisë, lufton infeksionet, toksinat dhe kancerin e mëlçisë.

– Mbështet mëlçinë në funksionet e saj.

– Lehtëson tretjen dhë lufton viruset në sistemin tretës.

– Ndihmon në kurimin e bronkitit dhe Astmës.

– Ndihmon në kurimin e edemës.

– Ndihmon në pastrimin e veshkave dhe traktit urinar.

– Ndihmon në kurimin e plagëve dhe sëmundjeve inflamatore të lëkurës.

Shënim!

Bima është e sigurtë në përdorim nëse përdoret në mënyrën e duhur.

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook