Human Papilloma Virus (HPV)

Published On: December 11th, 2022Categories: Sëmundjet, Shëndeti Seksual0 Comments on Human Papilloma Virus (HPV)

Human Papilloma Virus (HPV) dhe lidhja e tij me Kancerin

 

HPV është një virus i cili transmetohet nga lëkura-në-lëkurë përmes marrëdhënieve seksuale apo formave të tjera të kontakteve lëkurë -lëkurë të organeve gjenitale.

HPV është në fakt një grup me më shumë se 150 viruse të lidhura me këtë kusht. Secilit virus HPV në këtë grup të madh i është dhënë një numër i cili emërton llojin e secilit HPV.

HPV është emëruar gjithashtu për lythat gjenitale (papilomat) që disa lloje HPV mund të shkaktojnë.

Disa lloje të tjera HPV mund të çojnë në kancer, veçanërisht kancerin e qafës së mitrës. Ka më shumë se 40 lloje të HPV që mund të infektojnë zonat gjenitale të meshkujve dhe femrave.

HPV mund të infektojë gjithashtu gojën dhe fytin dhe të shkaktojë kancer të orofaringut (mbrapa e fytit, duke përfshirë bazën e gjuhës dhe bajamet). Ky quhet kancer orofaringeal.

Si mund të preken njerëzit nga HPV?

HPV transmetohet përmes kontaktit intim lëkurë-më-lëkurë. Ju mund të merrni HPV duke pasur seks vaginal, anal, apo oral me dikë që e ka virusin, por ai më së shpeshti përhapet gjatë seksit vaginal ose anal. HPV është infeksioni më i zakonshëm seksualisht i transmetueshëm.

Kushdo që është seksualisht aktiv mund të marrë HPV, edhe në qoftë se ka pasur marrëdhënie seksuale me vetëm një person.

HPV është aq i zakonshëm sa që burrat dhe gratë që janë seksualisht aktiv, pothuajse të gjithë e marrin atë në një pikë të jetës së tyre.

HPV mund të bartet edhe kur një person i infektuar nuk ka shenja apo simptoma. Ju mund të zhvilloni simptoma edhe disa vjet pasi të keni marrëdhënie seksuale me dikë që është i infektuar, duke e bërë të vështirë të dini se kur jeni infektuar fillimisht.

Cilat janë shenjat, simptomat dhe pasojat shëndetësore të infeksionit HPV?

Edhe pse shumica e infeksioneve HPV largohen vetvetiu, disa infeksione HPV vazhdojnë. Infeksionet HPV që nuk largohen vetë, mund të shkaktojnë ndryshime në qelizat në zonën e infektuar, të cilat mund të çojnë në lytha gjenitale apo kancer. Nuk ka asnjë mënyrë për të ditur nëse personi i prekur do të zhvillojë kancer apo probleme të tjera shëndetësore. Simtomat e zakonshme të HPV përfshijnë:

  • Lythat gjenitale zakonisht shfaqen si një xhungë të vogël apo grupe gungash në zonën gjenitale. Ato mund të jenë të vogla apo të mëdha, të ngritura apo të grumbulluara si një copë e vogël lulelakër.
  • Kanceri i qafës së mitrës zakonisht nuk ka simptoma deri sa të bëhet mjaft i avancuar dhe i vështirë për t’u trajtuar. Për këtë arsye, është e rëndësishme për gratë që të bëjnë shqyrtime të rregullta për kancer të qafës së mitrës.
  • Kancere të tjera të shkaktuara nga HPV mund të mos kenë shenja apo simptoma derisa të jenë shumë të avancuara dhe të vështirë për t’u trajtuar. Këto përfshijnë kancerin e vulvës, vaginës, penisit, anusit dhe kanceret e pjesës së pasme të fytit, duke përfshirë rrënjën e gjuhës dhe bajamet (orofaringut).

Sa i zakonshëm është Kanceri HPV?

Çdo vit, më shumë se 27,000 gra dhe burra janë të prekur nga një kancer i shkaktuar nga HPV; një rast i ri çdo 20 minuta.

Infeksionet e vazhdueshme HPV mund të shkaktojnë kancer të qafës së mitrës dhe kancere të tjera, duke përfshirë:

– Kanceri i qafës së mitrës: Kanceri HPV më i zakonshëm. Pothuajse të gjitha kanceret e qafës së mitrës shkaktohen nga HPV.

– Kanceri i vulvës: Rreth 69% janë të lidhura me HPV.

– Kanceri vaginal: Rreth 75% janë të lidhura me HPV.

– Kanceri Penile: Rreth 63% janë të lidhura me HPV.

– Kanceri anal: Rreth 91% janë të lidhura me HPV.

– Kanceri i pjesës së pasme të fytit: Rreth 72% janë të lidhura me HPV.

[Shënim: Shumë nga këto kancere mund të lidhen gjithashtu me duhanin dhe përdorimin e alkoolit].

Kanceri shpesh merr vite, madje edhe dekada për t’u zhvilluar, pasi një person ta ketë marrë infektimin me HPV.

Llojet e HPV që mund të shkaktojnë lythat gjenitale nuk janë të njëjta si llojet e HPV që mund të shkaktojnë kanceret.

Nuk ka asnjë mënyrë për të ditur nëse njerëzit që kanë infeksion HPV do të zhvillojnë kancerin apo sëmundje të tjera. Njerëzit me sistem imun të dobësuar (duke përfshirë edhe personat me HIV / AIDS) mund të jenë më pak të aftë për të luftuar HPV dhe të kenë më shumë gjasa për të zhvilluar probleme shëndetësore prej saj.

A ka ndonjë trajtim konvencional për HPV apo problemet e lidhura me të?

Nuk ka asnjë trajtim për virusin HPV, por ekzistojnë disa trajtime për problemet që HPV mund të shkaktojë:

Lythat gjenitale të dukshme mund të mbeten të njëjta, të rriten më shumë, ose të largohen vetë. Lythat mund të trajtohen kur ato shfaqen.

Qelizat abnormale të qafës së mitrës shpesh bëhen normale me kalimin e kohës, por ato nganjëherë mund të kthehen në kancer. Nëse mbeten të parregullta, këto qeliza zakonisht mund të trajtohen për të parandaluar kancerin e qafës së mitrës nga zhvillimi. Kjo mund të varet nga ashpërsia e ndryshimeve qelizore, mosha e gruas dhe historia e kaluar mjekësore, dhe rezultatet e tjera të testimit. Kjo është kritike dhe duhet ndjekur deri me testim dhe trajtim, siç rekomandohet nga mjeku.

Kanceret e tjera HPV janë më të shërueshme kur diagnostikohen dhe trajtohen që në fillim. Edhe pse nuk ka asnjë provë rutinë për shqyrtimin e këtyre kancereve, ju duhet të jeni të vëmendshëm për çdo ndryshim të dyshimtë që mund të dalloni për sa më sipër.

TRAJTIMI NATYRAL I HPV DHE PROBLEMEVE QË LIDHEN ME TË

  • Ushqimi

– Mos konsumoni asnjë ëmbëltues artificial.

– Mos konsumoni shurup të lartë në fruktozë.

– Shmangni alkoolin dhe kafenë.

– Shmangni të gjitha ushqimet e shpejtë.

– Shmangni të gjitha ushqimet e konservuara.

– Shmangni sheqerin dhe grurin.

– Eliminoni produktet konvencionale të qumështit.

  • Bëni

– Theksoni ushqimet organike të plota dhe të freskëta, me shumë fruta dhe perime organike të freskëta.

– Hani ushqime antioxidante, duke përfshirë frutat (të tilla si boronica, qershi) dhe perimet (të tilla si kungull, piper dhe domate).

– Hani karbohidratet komplekse, mish dhe pula organike, peshk të egër.

– Pini shumë ujë të pastër dhe të filtruar çdo ditë.

– Përveç kësaj, shmangni ato ushqime ndaj të cilave jeni alergjik.

  • Arti i të jetuarit

Pirja e duhanit dhe ekspozimi ndaj tymit të duhanit të dorës së dytë mund të përkeqësojë simptomat dhe të pengojë funksionin imun, duke rritur rrezikun e lythave gjenitale dhe SST-ve të tjera.

  • Produkte me bimë shkretinore për HPV

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook