Cakile Arabica; Për kancerin e Stomakut dhe Zorrës së Trashë

Cakile Arabica; Ushqyes dhe energjik për trupin, Lufton ulçërat, kancerin e stomakut dhe zorrës së trashë

 

Arabisht: الإسليح العربي, المليح – El Melijh, El Eslih el Arabi

Anglisht: Cakile.

Emri shkencor: Cakile Arabica L.

Familja: Brassicaceae.

Cakile Arabica është bimë barishtore shumëvjeçare, me lartësi deri në 50 cm, me lule ngjyrë vjollcë, aromatike që çelin në pranverë, me gjethe të vogla, me rrënjë të thella.

Origjina e bimës është Gadishulli Arabik dhe Levanti. Ajo preferon tokë ranore dhe të ngrohtë. Arabët i zbuluan vetitë e bimës gjatë udhëtimeve të tyre me deve, pasi bima i shtonte qumështin dhe i jepte fuqi deveve.

Veçoritë e bimës: Antidiabetic, antibacterial, antifungal, anticancer, antirheumatic.

Elementët aktiv: Phenols, flavonoids, phenylpropanoids, vitamins, glucosinolates, fibres, soluble sugars, fats and carotenoids.

Pjesët që përdoren: Kërcelli, gjethet, lulet, farat.

Dobitë mjekësore të Cakile Arabica

– Ndihmon për trajtimin e ulçërave të stomakut, zorrëve dhe gojës.

– Lufton bakteriet dhe kërpudhat që shkaktojnë ulçër.

– Ndihmon në kurimin e sëmundjeve inflamatore.

– Luftuese e qelizave kancerore; lufton kryesisht formimin e kancerit në stomak dhe zorrë.

– Lufton sëmundjet reumatike dhe Diabetin.

– Plotëson trupin me vitamina dhe minerale.

– Fuqizon trupin dhe e bën atë më energjik.

– Lufton toksinat që gjenden në trup dhe forcon zemrën.

– Bima është përdorur si aplikuese mbi plagët e infektuara.

Shënim!

– Bima nuk ka efekte anësore. Ajo konsiderohet kuruese dhe ushqyese.

– Bima është një nga përbërësit e produkteve bimore për mbështetjen e pacientëve me lloje të ndryshme të kancerit.

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook