6 Këshilla për të kontrolluar Refluksin e Stomakut

6 Këshilla për të kontrolluar Refluksin e Stomakut (gastroezofageal)

 

Refluksi i stomakut mund të prekë 1 në 4 persona, të gjithë grupmoshat e të dy gjinive.

Sëmundja e refluksit gastroezofageal është sëmundja më e shpeshtë e ezofagut dhe ka të bëjë me rikthimin e sekrecioneve të stomakut në ezofag. Ky rikthim ndodh si pasojë e humbjes së tonusit të sfinkterit të poshtëm gastro-ezofageal, që ndodhet pikërisht në vendbashkimin e ezofagut me stomakun. Ky sfinkter ka rolin e një valvule funksionale e cila hapet sa herë ne ushqehemi ose pijmë. Në rastin e humbjes së tonusit të kësaj “valvule”, ajo ngelet hapur për një kohë të gjatë dhe lëngjet gastrike rikthehen mbrapsht në ezofag. Një situatë e tillë ndodh në rastin e hernies hiatale që është ngritja lart në ezofag e mukozës gastrike.

Nësë sëmundja vazhdon për një kohë të gjatë dhe nuk trajtohet, shkakton dëmtim të mukozës së ezofagut në trajtën e erozioneve apo ulçerave, dhe më rrallë me shfaqjen e kancerit kardio-ezofageal.

Kur ndodh ky crregullim, shfaqen simptoma të tilla si:

– Urth

– Përzierje

– Dhimbje stomaku djegëse

– Dhimbje gjoksi

– Të vjella

– Gromësitje

– Ngopje të parakohshme, ose çdo lloj dhimbje apo parehati të stomakut

– Djegie goje

– Dhimbje cervikale

– Ndjesi e mbytjes

– Kollë kronike

– Fërkim i ushqimit në fyt

– Ndjenja e ngecjes së diçkaje ne fyt (shpeshhere)

– Ere e keqe nga goja

– Ngjirje zeri (disfonia)

– Dhimbje veshi

– Ngushtësi e faringut

– Dhimbje fyti

– Ujë në gojë

Refluksi gastroezofageal nuk është vetëm i pakëndshëm, ai  gjithashtu mund t’ju vërë në rrezik për probleme më serioze, të tilla si ulçera dhe kanceri  esofageal.

Por ju duhet ta dini se shumë faktorë e bëjnë refluksin më keq. Prandaj  ka disa ndryshime të thjeshta që mund t’ju ndihmojnë të kontrolloni simptomat.

  1. Shmangni ushqimet që mund të shkaktojnë këtë shqetësim

Nëse vuani nga refluksi gastroezofageal, shmangni ushqimet që shkaktojnë dhe rritin sasinë e acidit në stomak, të tilla si: limoni, portokalli, domatet e pagatuara, pijet me sheqer dhe miellin e rafinuar, ushqimet me sasi të lartë yndyre, pijet me gaz, etj.

Këto ushqime mund të shkaktojnë ndjesi djegie, dhe kjo për shkak të nervave tepër të ndjeshme në ezofag.

  1. Mos u ngopni

Ka rëndësi numri i kalorive dhe sasia e yndyrës që konsumon. Hulumtimet sugjerojnë se ushqimi  i konsumuar në një vakt  përmban më shumë se 500 kalori ose 20 gram yndyrë, përkeqëson refluksin e stomakut.

Konsumoni katër ose pesë vakte të vogla në ditë.

  1. Mos pini duhan

Përveç problemeve të shumta shëndetësore që shkakton duhani, ai gjithashtu mund të përkeqësojë simptomat e refluksit gastroezofageal.

Pirja e duhanit zvogëlon prodhimin e pështymës, rrit acidin e stomakut dhe irriton ezofagun. Të gjitha këto mund të rrisin rrezikun për kancer të ezofagut dhe refluks.

  1. Flini tre orë pas ngrënies

Harrojeni të hani natën vonë! Kur shtriheni pasi hani, acidi rrjedh më lehtë duke mbështetur ezofagun. Mundohuni të qëndroni drejtë për të paktën tre orë pas ngrënies.

  1. Mos fini gjumë mbi shpinë

Edhe nëse prisni tre orët e sugjeruara para se të shtriheni, mund të vëreni  se simptomat e refluksit gastroezofageal janë akoma më të këqia gjatë natës. Nëse është kështu, mund të ndihmoni duke përdorur një jastëk të skajshëm.

  1. Mos e injoroni peshën tuaj

Rreziku dhe ashpërsia e refluksit gastroezofageal tentojnë të rriten për ata që kanë peshë të lartë të trupit. Mbipesha lidhet me rritjen e presionit në stomak dhe ndikon në ndryshimet hormonale. Mbani një dietë të ekulibruar që të ndihmoni veten për t’u ulur në peshë dhe në këtë mënyrë lehtësoni simptomat e acdit të stomakut.

Kur jeni duke vuajtur nga një problem mjekësor, gjithmonë është mirë të mësoni disa hapa që mund të merrni për të ndihmuar në kontrollimin e gjendjes.

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook