Trombocitet – Mpiksjet e gjakut; Shkaqet, Trajtimi Natyral

 

Mpiksjet gjakut, të njohur gjithashtu si formimi i trombeve apo trombocitet, formohen brenda enëve të mëdha të gjakut, dhe janë shkaku kryesor i shumë sulmeve në zemër, tru, dhe çrregullime të tjera kardiovaskulare.

Simptomet e trombociteve zakonisht nuk janë të dukshme, dhe kjo është arsyeja pse rekomandohet shqyrtimi diagnostik mbi një bazë të rregullt (çdo vit).

Shkaqet

Ngurtësimi i gjakut, ose koagulimi, zakonisht ndodh si përgjigje e shëndetshme brenda disa minutave pasi lëkura pritet ose ka pësuar trauma që shkaktojnë gjakderdhje. Ngjizja në këtë rast ndihmon për të mbllur dëmtimin.

Megjithatë, koagulimi i gjakut mund të jetë i rrezikshëm, kur ai ndodh brenda enëve të shëndetshme të gjakut. Koagulimi i dëmshëm mund të ndodhë nga trombocitet që “aktivizohen” në grumbull së bashku.

Kjo ndodh kur trombocitet vijnë në kontakt me mure të dëmtuara arteriale, ose për shkak të mangësive ushqyese, zakonevertë varfëra ushqimore, apo predispozicionit gjenetik.

Pasi trombocitet bëhen të ngjitëshme, forma e tyre ndryshon dhe ato bëhen shumë lehtë si rrjetë apo grumbull, duke shkaktuar një mpiksje apo lëmsh prej gjaku të mpiksur.

Një faktor tjetër që mund të shkaktojë mpiksje të dëmshme të gjakut është prodhimi i fibrinës, e cila ndihmon lidhjen e grumbujve të trombociteve së bashku. Fibrina është produkti përfundimtar i një ujëvare të faktorëve të koagulimit që ndodh me aktivizimin e një molekule të vetme. Kjo, nga ana tjetër, mund të çojë në shpërthimin e deri në 30.000 molekulave fibrinë në vendin e lëndimit në murin arterial.

Faktorët që mund të shkaktojnë rritje të palëvizshmërisë së trombociteve dhe të fibrinës përfshijnë:

– Përdorimi i pilulave që pengojnë lindjen,

– fazat e vona të shtatzënisë,

– mangësitë e lëndëve ushqyese,

– pirja e duhanit,

– radikalet e lira (elementët antioxidant jo adekuat),

– dieta e lartë në kolesterol,

– acidet yndyrore esenciale të ulëta,

– dieta e lartë në yndyrë të ngopur dhe e ulët në perime dhe peshk,

– si dhe sëmundjet e mëlçisë.

– Ulja e zgjatur në fluturime të gjata ajrore, sidomos në kushtet e të qëndruarit ngusht, mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të trombozës pulmonare. Mpiksja e gjakut që formohet në këmbë ose në pjesë tjetër të trupit shkëputet dhe bllokon një prej arterieve të mushkërive. Disa masa praktike parandaluese gjatë fluturimeve të gjata përfshijnë ngritjen dhe ecjen në këmbë çdo orë, veshjet e lirshme dhe të rehatshme, shtrirje dhe shtrëngim i këmbëve në mënyrë periodike, etj.

Produkti “Coronagreen” per normalizimin e Trombociteve