You are here:---Stop zhvillimit të qelizave kancerore në zorrën e trashë

Stop zhvillimit të qelizave kancerore në zorrën e trashë

2018-03-25T21:37:47+00:00December 10th, 2017|Categories: Tumoret|

Stop zhvillimit të qelizave kancerore në zorrën e trashë

 

Rreziku i kancerit të zorrës së trashë në popullatat e perëndimizuara mund të reduktohet duke zvogëluar konsumin e produkteve të mishit dhe ushqimeve të përpunuara, për të ulur kështu faktorët “agresivë” si proteinat dhe yndyrat e kafshëve. Proteinat e kafshëve janë toksike dhe  dëmtojnë ADN-në.

Sekretimet  biliare ndihmojnë  trupin të treti yndyrnat. Pra, më shumë yndyrë në zorrë, do të thotë më shumë sekretim biliar, gjë që do të ishte problem, sidomos nga acidet biliare dytësore të cilat mund të kthehen në kancerogjene. Acidet bilare stimulojnë rritjen e baktereve, te cilat konvertojne acidet parësore biliare të prodhojnë acidet sekondare biliare. Po ashtu, acidet e mesme biliare kanë treguar të jenë shkak të kancerit.

Futja e lartë e yndyrave të ngopura  shoqërohet me nivele të larta biliare, të cilat janë ato që vërehen tek njerëzit me kancer të zorrës së trashë. Si të tilla, ato konsiderohen faktorë që prodhojnë tumor dhe nxisin në zhvillimin e kancerit kolorektal, dhe ndoshta edhe kancerin e gjirit, pasi këto acide biliare dytësore mund të absorbohen në qarkullimin e gjakut dhe të qarkullojnë në të gjithë trupin.

Kjo mund të ndihmojë në shpjegimin e shkallës jashtëzakonisht të ulët të kancerit të zorrës së trashë në Afrikën subsahariane.

Atëherë, nëse një dietë e lartë në yndyrë të kafshëve stimulon rritjen e këtyre bakterieve biliare toksike dhe kancerogjene dytësore, atëherë çfarë duhet të bëjmë në lidhje me ushqimin?

Ne kemi njohur për më shumë se 40 vjet se ata që konsumojnë dieta me bazë bimore kanë më pak acid biliar në feçen  e tyre, dhe një kapacitet të reduktuar për të krijuar kancerogjenë të zorrës së trashë. Ata që janë vegjetarian prodhojnë vetëm një pjesë të disa prej acideve sekondare me rreth 70% më pak. Brenda vetëm një jave me një dietë vegjetariane, aktiviteti i enzimeve bakteriale për të prodhuar këto acide biliare sekondare përgjysmohet.

Një nga efektet toksike më të rëndësishme të këtyre acideve biliare është rritja e prodhimit të radikaleve të lira. Kjo është një nga mënyrat që ato mund të dëmtojnë ADN-në tonë dhe të dëmtojnë rrugët e riparimit të ADN-së.

Radikalet hidroksilikë janë një nga radikalet më të dëmshme, të cilat mund të rrisin rrezikun e kancerit të zorrës së trashë. Por, nëse kaloni në një dietë vegjetariane për vetëm 12 ditë, mund të keni një rënie prej 13 herë në prodhimin e radikaleve të lira të hidroksidit.

Pra, radikalet e lira në zorrën e trashë mund të aktivizojnë qelizat kancerogjene në të.

50 % e kancerit të zorrës së trashë është i parandalueshëm. Dietat me bazë vegjetariane ndihmojnë në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë, parandalimin e kolitit ulçerativ dhe ndihmojnë gjithashtu me artritin reumatoid.

Lexoni gjithashtu

Kanceri i Zorres se trashe