You are here:---SINDROMI I ZORRËS QË PIKON

SINDROMI I ZORRËS QË PIKON

2018-06-17T10:07:46+00:00November 18th, 2017|Categories: Aparati Tretjes|

SINDROMI I ZORRËS QË PIKON

 

Sindromi i “Zorrës që pikon” i referohet një gjendje të shkaktuar nga dëmtimi i stomakut dhe murit të zorrëve, veçanërisht mukozës.

Kur alergjitë ushqimore, bakteret antipatike ose parazitët janë të pranishëm, muri i zorrëve mund të bëhet i përflakur, dhe ky inflamacion mund të çojë në një shumëllojshmëri të problemeve të rënda shëndetësore.

Së pari, kjo mund të krijojë irritim, imunitet të komprometuar në zorrë, ku bakteret antipatike, tharmi, ose parazitët mund të shumohen pa rezistencë nga sistemi imunitar, për shkak të gjendjes së tij të dobësuar.

Së dyti, kjo mund të krijojë lezione, të ngjashme me vrimëza të vogla në murin e zorrëve. Këto lezione lejojnë sasi më të mëdha se normalja apo jo të thyera plotësisht të molekulave proteinike, që të depërtojnë nga zorrët, në gjak.

Pasi këto proteina të patretura hyjnë në gjak, mund të rezultojnë probleme serioze. Sistemi imunitar reagon ndaj molekulave sikur të ishin pushtues të huaj, dhe prodhon antitrupa për të ndihmuar luftimin e tyre. Këta antitrupa sulmojnë molekulat proteinike, por ato vazhdojnë të sulmojnë gjithashtu edhe vetë zorrën. Kjo është arsyeja pse, përveç çrregullimeve të ndryshme të traktit Gastrointestinal, sindromi i zorrës që pikon është i lidhur gjithashtu me sëmundjet autoimune, të tilla si artriti reumatoid dhe spondylitis ankylosing.

Lufta e sistemit imunitar kundër pushtimit të grimcave të proteinave krijon inflamacion brenda dhe rreth zorrës. Kjo luftë mund të rezultojë në gazra të tepruar, lodhje, jashtëqitje të dobët, ndoshta diarre ose kapsllëk, dhe krijon ambient të përshtatshëm për zhvillimin e alergjive dhe ndjeshmërive ushqimore.

Dëmtimi i sindromit mund të rritet në përmasa epike, deri në pikën ku dikush nuk është në gjendje të fusë asgjë në bark, pa pasur asnjë lloj të reagimit alergjik. Kësaj i bashkangjitet paaftësia për të absorbuar ushqyesit e nevojshëm, duke e lënë trupin të varfëruar rëndë dhe të ndjeshëm ndaj sëmundjeve të mëtejshme. Ky proces quhet Sindromi Gastrointestinal i Membranës së mbidepërtueshme, i njohur zakonisht si sindromi i zorrës që pikon.

Sindromi i zorrës që pikon e bën personin të prekshëm ndaj sëmundjeve. I rënduar nga parazitët, ai mund të zhvillohet gjithashtu nga acarimet e shkaktuara nga medikamentet, antibiotikët ose barnat anti-inflamatore jo-steroidale të tilla si aspirina, Aleve, ose Advil.

Sindromi i zorrës që pikon ndonjëherë është fajtori që qëndron pas mosfunksionimeve të ndryshme imune, çrregullimeve auto-imune, dhimbjes së kokës, depresionit, alergjisë, skuqjes së lëkurës, sindromit të lodhjes kronike dhe Fibromyalgia, e të tjera.

Zora që pikon, shpesh është e neglizhuar në mjekësinë konvencionale, ndërsa një mjek alternativ i specializuar është shumë i vetëdijshëm për shenjat dhe simptomat e këtij sindromi.

Simptomat

Simptomat e zorrës që pikon nuk janë unike. Ato i ngjajnë simptomave të problemeve të tjera, gjithashtu. Dhe testet shpesh dështojnë për të zbuluar shkakun e vërtetë të problemit. Kjo mund t’i lërë njerëzit pa një diagnozë dhe, prandaj, nuk trajtohen.

Megjithatë, simptomat mund të përfshijnë:

– fryrje,

– gazra,

– dhimbje barku,

– ndjeshmëri ndaj ushqimit,

– si dhe dhimbje dhe vuajtje.

Zorra që pikon mund të shkaktojë gjithashtu shqetësime neurologjike, të tilla si:

– sjellje agresive,

– ankth,

– konfuzion,

– ndjenjë e turbullt ose të menduarit e turbullt,

– luhatje humori,

– nervozizëm,

– memorie të dobët,

– si dhe probleme të frymëmarrjes, duke përfshirë gulçim dhe astmë.

Simptoma të tjera përfshijnë:

– imunitet të dobët,

– infeksione të përsëritura të fshikëzës,

– infeksione të përsëritura vaginale,

– skuqje të lëkurës,

– urinim në shtrat,

– dhimbje kronike të kyçeve,

– dhimbje kronike të muskujve,

– lodhje.

Shkaqet

Sindromi i zorrës që pikon vjen si rezultat i dëmtimit të qelizave të zorrës së vogël, ku hapësira mes këtyre qelizave bëhet më e madhe dhe i lejon molekulat e patretura mirë të ushqimit dhe grimcat e ‘mbeturinave’ të kalojnë përmes tyre.

Shumë gjëra mund t’i dëmtojnë këto qeliza, duke shkaktuar ose rënduar sindromin e zorrës që pikon. Më poshtë janë shkaktarët më të zakonshëm:

  1. Barnat Farmaceutike
  • Antibiotikët
  • Barnat anti-inflamatore jo-steroidale (si p.sh. aspirina, ibuprofen, acetaminophen, etj.)
  • Pilulat kontraceptive
  • Barnat Steroide
  • Agjentët kimioterapeutik
  • Antacids
  1. Ushqimi
  • Një dietë e lartë në sheqer të rafinuar dhe miell, ushqime të përpunuara, aditivë kimik të ushqimit, të tilla si ngjyrat artificiale dhe aromatizuesit, alkooli (ku përfshihet birra dhe vera), pijet me gaz dhe kafeina, që të gjitha veprojnë në trup si toksina. Këto vendosin një peshë të rëndë në sistemin imunitar të trupit, mbingarkojnë mëlçinë, dhe irritojnë murin e zorrëve.
  1. Mikroorganizmat dhe Radikalet e lira
  • Parazitët e ndryshëm, bakteret, myku dhe mykotoksinat mund të dëmtojnë murin e zorrëve dhe mund të veprojnë në molekulat e patretura të ushqimit në zorrë, duke prodhuar mbeturina toksike, kimikate, dhe gaz. Këto produkte toksike mund të dëmtojnë gjithashtu murin e zorrëve dhe, kur ato kalojnë në gjak, e vendosin përgjigjen imune në gjendje të fikur dhe rritin ngarkesën toksike të trupit.
  • Radikalet e lira mund të dëmtojnë çdonjë prej indeve dhe qelizave të trupit, duke përfshirë qelizat e murit të zorrëve.
  1. Mangësitë ushqyese
  • Zinku dhe vitamina B-6 janë të nevojshme për të ruajtur integritetin e zorrëve, dhe për të prodhuar acidin klorhidrik.
  • Vitamina A është e nevojshme për të ndërtuar linjë mukozale të shëndetshme, duke përfshirë edhe atë të zorrëve.
  • Amino acidi, l-glutamine, që gjendet në proteina, ​​luan rol të rëndësishëm në procesin normal të riparimit të zorrëve.
  1. Sëmundje dhe çrregullime të ndryshme
  • Kushtet inflamatore të zorrëve, si sëmundja Crohn, koliti, celiac, dhe pancreatitis, jo vetëm mund të shkaktojnë rritje të përshkueshmërisë së zorrëve, por rritja e përshkueshmërisë së zorrëve mundet nga ana tjetër t’i përkeqësojnë këto kushte.
  • HIV / AIDS mund të krijojë një zorrë që pikon, ashtu si edhe barnat kimike që përdoren për të menaxhuar sëmundjen.
  • Candidiasis.
  • Kanceri i traktit gastro-intestinal.
  • Alergjitë ushqimore që shkaktojnë një përgjigje imune përgjatë traktit gastro-intestinal.
  • Çrregullimet e mëlçisë dhe funksioni i dobët i saj.
  1. Mënyra e të jetuarit
  • Një mënyrë jetese me stress të lartë, ose një paaftësi për të trajtuar stresin e përditshëm, ul rrjedhjen e gjakut në zorrë dhe rrit radikalet e lira në të.
  • Nikotina është prej shkaktarëve të zorrës që pikon gjithashtu.

Nervous Colitis per Sindromin e Zorres qe Pikon

Dobite shendetesore

– Ndihmon ne kurimin e Kolitit Nervor dhe te gjitha simptomat e shkaktuara nga ai.

– Ndihmon ne kurimin e Sindromit te Zorres qe Pikon apo Zorres se Irrituar.

– Ndihmon ne kurimin e semundjes Celiac.

– Kuron Kapsllekun kronik, fryrjen dhe gazrat e stomakut.

– Pastron magjine e ngrene nga stomaku dhe zorret.

– Largon dhimbjet shpuese ne bark dhe dhimbjet mes shpatullave.

– Largon keputjen e trupit dhe pafuqine.

– Anti-Oksid, anti-bakterial, anti-parazit, anti-yndyror.

– Fuqizues i imunitetit.

– Stimulues i bakterieve te mira te zorres se trashe.

– Ndihmon ne kurimin e dhimbjes se kokes dhe stresit.

– Ndihmon ne kurimin e problemeve te frymemarrjes te shkaktuara nga koliti nervor.

– Ndalon te vjellat.

– Parandalon kancerin e zorres se trashe.

Shenim!

– Nervous Colitis eshte krejtesisht i sigurte dhe pa efekte anesore.

– Nuk ka ruajtes, shtesa apo lende kimike.