Simptomat e Aritmisë
Simptomat e Aritmisë; Si ta trajtoni në shtëpi
Aritmia është çrregullimi i rrahjeve të zemrës, duke u bërë shumë të shpejta ose shumë të ngadalta. Kjo gjendje mund të ndikojë në aftësinë e zemrës për të pompuar dhe për të furnizuar me gjak pjesët e trupit. Mjeku do të jetë në gjendje të diagnostikojë aritminë duke kryer analiza të tilla si një elektrokardiogram.
Aritmia është një term mjekësor i përdorur për një ritëm të zemrës që nuk është normal. Kjo mund të thotë që rrahja e zemrës mund të jetë shumë e shpejt – më shumë se 100 rrahje në minutë në një të rritur, një gjendje e njohur si takikard; ose shumë e ngadalshme – më pak se 60 rrahje në minutë në një të rritur, një gjendje e njohur si bradikardia.
Ritmi i zemrës kontrollohet nga sinjalet elektrike dhe rregullohet nga faktori i saj natyror, nyja e sinusit. Normalisht, impulset elektrike udhëtojnë në mënyrë të caktuar pa probleme nëpër dhomat e zemrës, duke i bërë ato të kontraktohen në mënyrë specifike, në mënyrë që gjaku të rrjedhë përmes trupit. Nëse sekuenca normale vjen nga ndryshimet e impulseve elektrike, ajo mund të ndërhyjë me këtë proces dhe të shkaktojë aritmi.
Zakonisht, nëse dihet se keni një gjendje jonormale të zemrës, mjeku do kontrollojë ritmin e zemrës. Por ai mund të mos jetë në gjendje të zbulojë aritmitë që ndodhin rrallë. Prandaj, kini kujdes për këto shenja dhe informoni mjekun nëse ato ndodhin.
- Dridhje dhe rrahje të shpejta
Dridhja apo rrahjet e shpejta te zemrës mbulojnë një shumëllojshmëri të ndjesive, duke përfshirë goditje në gjoks, mosrrahje të njëpasnjëshme të zemrës, rrahje më të shpejta se zakonisht, rrahje në qafë.
- Mungesa e frymëmarrjes
Mungesa e frymëmarrjes është e njohur mjekësisht si distrofi. Kjo është një ndjesi e pakëndshme ku e keni të vështirë të merrni frymë. Shkalla e frymëmarrjes mund të ndryshojë edhe në rrethana normale – për shembull, kur jeni në lartësi të lartë ose gjatë stërvitjes. Por kjo zakonisht nuk shkakton parehati. Nëse keni distrofi, jo vetëm që merrni frymë shpejtë, por gjithashtu ndjeheni sikur ajri po mbaron dhe nuk mund të merrni frymë të mjaftueshme ose të shpejtë. Mund të nevojitet më shumë përpjekje gjatë frymëmarrjes për të zgjeruar gjoksin ose duke marrë frymë për të dëbuar ajrin. Ju gjithashtu mund të ndjeni një nevojë urgjente për të thithur ajër para se të përfundoni nxjerrjen e tij, dhe mund të ndjeni ngushtim në gjoks.
- Dhimbje ose presion në kraharor
Dhimbja e kraharorit mund të jetë e lehtë ose e mprehtë. Disa njerëz madje e përshkruajnë atë si ndjesi të presionit, siklet ose ngushtësi.
- Marramendje
Ndjenja e marramendjes mund të jetë tregues i aritmisë. Kjo shkaktohet nga zvogëlimi i presionit të gjakut dhe i rrjedhjes së gjakut në tru.
- Të fikët
Sinkopë është termi mjekësor që përdoret për humbjen e vetëdijes. Kjo ndodh kur ndryshimet në ritmin e zemrës zvogëlojnë qarkullimin e gjakut dhe presioni i gjakut bie aq shumë sa që truri nuk ka gjak të mjaftueshëm. Kjo ka nevojë për vëmendje të menjëhershme, sepse aritmia këmbëngulëse me këtë simptomë mund të jetë fatale.
- Lodhja
Ndjenja e lodhjes ose e këputjes gjithashtu mund të jetë një shenjë e aritmisë.
- Ankthi
Ankthi është një simptomë tjetër që mund të tregojë aritminë.
- Djersitja e tepërt
Djersitja e tepërt gjithashtu është tregues i aritmisë.
Çfarë mund të bëni?
Ankthi, marramendja, dobësia, të fikët, dobësia, lodhja, dhimbjet në gjoks dhe dersitja konsiderohen simptoma të rënda që kërkojnë përkujdesje mjekësore.
Trajtimi për aritminë mund të ndryshojë varësisht nga shkaku. Ndryshimet e jetesës luajnë rol të rëndësishm për shëndetin e zemrës.
Ushqime që ruajnë shëndetin e zemrës
– Bajamet, kajsia, arrat, farat e kungullit; konsumoni midis vakteve 2-3 kokrra në ditë.
– Lëngu i rrushit; pini çdo ditë lëng rrushi natyral dhe pa sheqer.
– Kërpudhat; konsumojini të ziera të shtuara në sallatë.
– Peshku, sardelet, salmoni, skumbria, trofta dhe toni i bardhë; mund t’i konsumoni 2-3 herë në javë të zier ose të pjekur.
– Brokoli, spinaqi; konsumojini 2-3 herë në javë të ziera.
– Ulliri dhe vaj i tij.
– Avocado, Boronicat, Grejpfrut, Ananasi; i konsumoni mes vakteve në sallatë frutash.
– Vezët organike; konsumojini në mëngjes të ziera ose të freskëta.
Shmangni
– Pirjen e duhanit.
– Pirjen e alkolit.
– Ëmbëlsirat arrtificiale dhe sheqerin e rafinuar.
– Zvogëloni sasinë e kripës.
– Ushqimet e skuqura dhe të përpunuara.
– Luftoni stresin dhe ankthin në mënyrë natyrale.
– Pini ujë mjaftueshëm (6-8 gota ujë në ditë).
– Bëni shëtije në ajër të pastër dhe merrni frymë thellë.
– Flini gjumë mjaftueshëm dhe relaksohuni.
– Merrni Cardiagreen.