Simptoma që tregojnë se keni çekuilibër hormonal

Simptoma që tregojnë se keni çekuilibër hormonal; çfarë mund të bëni për ta kuruar

 

Ne të gjithë e dimë që ka momente kur ndjehemi të zemëruar, të trishtuar dhe emocionalë, nganjëherë për asnjë arsye të dukshme. Shpesh ne fajësojnë hormonet tona për këtë. Hormonet, në fakt, luajnë një rol shumë të rëndësishëm në shëndetin e trupit dhe mirëqenien e tij. Kur nivelet e hormoneve luhaten, kjo mund të ndikojë në disponimin tuaj, dëshirën seksuale, fertilitetin dhe ovulacionin.

Çfarë e shkakton një çekuilibër hormonal?

Problemet e hormoneve janë të zakonshme, kështu që nëse mendoni se jeni duke përjetuar një çekuilibër hormonal, atëherë nuk jeni vetëm. Fajtorët e zakonshme janë: menopauza, shtatëzënia, cikli menstrual, pilulat kontraceptive, dhe faktorë të jetesës, si çrregullimet e gjumit. Shkaqe të tjera mund të jenë gjëndrrat tiroide ose diabeti.

Simptomat e mosbalancimit hormonal

– Çrregullime të gjumit;  Shumë gra e kanë të vështirë të flenë  gjumë. Kjo mund të jetë për shkak të rënies së hormoneve progesterone para menstruacioneve. Nivelet progesterone pësojnë gjithashtu rënie pas lindjes, por ju gjithmonë mund të fajësoni  fëmijën tuaj që nuk keni  fjetur sa duhet.

– Puçrra të vazhdueshme;  shumë gra mbushen me puçrra para periudhës së tyre, për shkak të ndryshimeve hormonale. Megjithatë, në qoftë se vuani nga puçrrat cistike të fytyrës gjatë gjithë kohës, atëherë ato mund të jenë androgjene (nga hormonet mashkullore të tilla si testosteroni). Testosteroni stimulon prodhimin e tepërt të sebum (vaj), i cili më pas  bllokohet nën lëkurë dhe bashkohet  me bakteret duke shkaktuar puçrra fytyre. Sa më i lartë të jetë niveli i testosteronit të një gruaje, aq më të përkeqësuara bëhen puçrrat.

– Memorje e trubullt;  A jeni duke harruar gjërat? Nuk ju kujtohet ku keni lënë çantën tuaj, apo në çfarë ore keni lënë takim? Nëse është kështu, atëherë kjo mund të jetë një çështje hormonale. Nëse ju keni qenë duke përjetuar një sasi të lartë të stresit kohët e fundit, atëherë trupi juaj ka prodhuar nivele të larta të kortizolit. Studimet sugjerojnë se nivelet e larta të kortizolit në vazhdimësi, mund të pengojnë aftësinë tuaj të të mësuarit dhe kujtesës.

– Uria e vazhdueshme;  ju nuk i rezistoni ushqimeve që shihni dhe ndieni uri të vazhdueshme? Nëse është kështu, atëherë trupi juaj po përjeton çrregullim hormonal. Është e rëndësishme për të ngrënë  shëndetshëm, por jo të hani pa rregull dhe pa ndërprerje, sepse kjo shkakton mbipeshë dhe çrregullime në të gjitha organet e trupit.

– Problemet e tretjes;  Hormonet e stresit ndikojnë në mënyra të ndryshme. Disa mund ta mbajnë stresin në kokën e tyre, duke shkaktuar dhimbje koke, disa mund të ndjehen të çuditshëm dhe duan të rehatohem në divan me një kuti me çokollata. Megjithatë, disa njerëz e mbajnë stresin në stomakun e tyre. Gjithashtu çrregullimet në zorrë dhe kapsllëku tregojnë se mund të jenë për shkak të niveleve anormale të serotonin.

– Lodhje e vazhdueshme;  në qoftë se ju ndiheni të lodhur çdo ditë, atëherë mund të jeni duke vuajtur nga mungesa e hormoneve të tiroideve. Hormonet tiroide kontrollojnë metabolizmin e trupit, dhe kur nivelet e hormoneve janë të ulëta, të gjitha sistemet ngadalësohen, duke përfshirë normën e zemrës, funksionimin mendor dhe tretjen. Hipotiroidizmi mund të bëjë një person të ndjehet i lodhur, i errët mendërisht, dhe madje edhe kaps.

– Humor i keq dhe Depresion; Shumica e grave të moshës së mesme përjetojnë humor të keq dhe ndjehen të shqetësuara. Kjo është  për shkak të një çekuilibri hormonal, i cili mund të lidhet me menopauzën.

– Mbipesha; Shumë gra shtojnë në peshë dhe mendojnë se kjo është e pashmangëshme. Problemi mund të jetë tek sistemi juaj i veshkave. Tiroidet  i përgjigjen kësaj  duke ngadalësuar metabolizmin tuaj. Pastaj pankreasi përgjigjet  duke menduar se trupi  ka nevojë për të ruajtur yndyrë, dhe përqendrohet në ruajtjen e yndyrës, mbi kurrizin tuaj dhe në vende të tjera që nuk janë të përshtatshme, dhe kështu rezulton mbipeshë.

– Dhimbje koke dhe Migrenë;  Gratë kur hyjnë në moshën e mesme, ato shpesh  vuajnë nga dhimbje koke të shpeshta dhe migrenë. Kjo mund të jetë për shkak të pabarazizë hormonale.

– Djersitje dhe nxetësi;  Nëse ju shpesh përjetojni  ‘momente tropikale’, atëherë kjo mund të jetë për shkak të një çekuilibri në nivelet e hormoneve, ose pabarazitë e tjera të hormoneve në trupin tuaj, që vijnë nga veshkat, vezoret, tiroidet, pankreasi apo trakti gastrointestinal.

– Ndryshimet e gjirit;  Nivelet e larta të estrogjenit mund të shkaktojnë dhimbje të gjirit, e cila mund të çojë në gunga, fibroide dhe ciste. Duhet të dini zakonin e kontrollit të gjirit për gunga apo ndonjë gjë të pazakontë. Por jo çdo gungë ose ndryshim i gjirit tregon kancer, është ende më mirë që të jeni  në anën e sigurt të gjërave dhe të bisedoni me mjekun tuaj nëse ju ndjeni diçka të dyshimtë.

– Humbja e dëshirës seksuale;  Pabarazitë hormonale mund të shkaktojnë që gratë të përjetojnë një nivel të ulët seksual. Kjo mund të jetë për shkak të niveleve të ulëta të estrogjenit.

Mënyrat natyrale për të kuruar çrregullimet hormonale

– Konsumoni avokado dhe vajin e arrës së kokosit;  përmbajnë yndyrna esenciale themelore për prodhimin e hormoneve, rritin metabolizmin tuaj dhe promovojnë humbje në peshë.
Katër ushqime të mbushura me yndyrna të shëndetshme përfshijnë: vaj kokosi, avokado, gjalp organik dhe salmon i egër.

– Përdorni bërzilok dhe rigon në dietën tuaj;  Përveç rritjes së  funksionit imunitar dhe luftimin e stresit, bërziloku ndihmon në bilancin hormonal.

– Omega-3; ndihmon në balancimin hormonal, ruan shëndetin e trurit, të lëkurës, sistemin e tretjes dhe zvogëlon plakjen. Burimet e pasura natyrore të omega-3: peshk i egër, farat e lirit, farat e chias, arra dhe produkte shtazore organike.

– Eliminoni produktet kozmetike dhe plastike që përmbajnë toksina; Një tjetër mënyrë për të eliminuar toksinat nga trupi, është që të qëndroni larg nga produktet konvencionale të kujdesit të trupit që janë të larta në DEA, Parabens, glycol propylene dhe sodium sulfate lauryl.
Gjithashtu, përdorimi i shisheve plastike duhet të zëvendësohet me xham dhe çelik inox, për shkak të efekteve toksike BPA. Përveç kësaj, kalimi nga pans teflon në çelik inox, qeramike ose gize mund të bëjë një ndryshim të madh në shëndetin tuaj hormonal.

– Ushtrimi interval; Një nga terapitë më të mira që ju mund të bëni për shëndetin tuaj është ushtrimi fizik. Ushtrimi çliron hormonet në sasinë e nevojshme që trupi juaj ka nevojë!
Ushtrimi fizik ndihmon në zvogëlimin e nivelit të stresit, rrit sistemin imunitar, rregullon funksionin e metabolizmit dhe mban trupin në formë.
Por mos e teproni ; 20 minuta, tri herë në javë është e mjaftueshme për të qëndruar në formë.

– Fli më shumë gjumë; për të ndihmuar trupin tuaj, duhet të flini shtatë-tetë orë gjumë çdo natë. Mungesa e gjumit dhe duke fjetur në kohë të gabuar, në fakt, mund të jenë nga zakonet e këqija që shkaktojnë çrregullim  hormonal.

– Kufizo Kafeinën; Pirja e shumë kafeine është pothuajse aq e keqe sa nuk mund të flesh  sa duhet. Ajo lartëson nivelin tuaj të kortizolit, ul nivelet e hormoneve të tiroideve  dhe në thelb shkakton dëme në të gjithë trupin tuaj.

– Vitamina D; roli i vitaminës D në promovimin e jetës së njeriut është e rëndësishme për balancimin hormonal.

– Kthehu në natyrë dhe shmang pilulat kimike; Thuaj “Jo!” pilulave kontraceptive (për ndalimin e shtatzanisë)? Në kuptimin më të thjeshtë, “pilula” është terapi hormonale që rrit estrogjenin në nivele të tilla të rrezikshme, dhe shkakton:
• rritje të rrezikut të kancerit të gjirit
• rritje të rrezikut të koagulimit të gjakut, sulm në zemër dhe infarkt
• migrenë
• sëmundje të fshikëzës së tëmthit
• rritje të presionit të gjakut
• shtim në peshë
• ndryshime të humorit
• neveri, gjakderdhje dhe parregullsi menstruale
• tumore beninje të mëlçisë
• ndjeshmëri të gjirit.

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook