Pse ndodh Konstipacioni (Kapsllëku)

Published On: February 14th, 2023Categories: Gastrointestinale0 Comments on Pse ndodh Konstipacioni (Kapsllëku)

Pse ndodh Konstipacioni (Kapsllëku)

 

Konstipacioni (kapsllëku) është përcaktuar si situatë kur zorra ka më pak se tre defekime (jashtëqitje) në javë. Shumë njerëz që kanë konstipacion kanë dhimbje gjatë defekimit dhe shpeshherë kanë tendosje, fryrje dhe ndjesinë e një zorre të mbushur. Shumë njerëz mendojnë se kanë konstipacion në qoftë se nuk dalin jashtë çdo ditë. Gjithësesi, defekim normal mund të jetë tre herë në ditë deri në tre herë në javë. Kjo varet nga personi.

Pothuajse çdo njeri mund të ketë konstipacion në jetën e tij dhe shkaku më tipik është një dietë e varfër. Në shumë raste konstipacioni është i përkohshëm dhe jo serioz. Njohja me shkaqet, parandalimin dhe trajtimin mund të ndihmojë shumë njerëz në lehtësimin e këtij problemi.

Çfarë e shkakton konstipacionin?

Për të kuptuar kontipacionin të vjen në ndihmë njohuria sesi punon zorra e trashë. Pasi ushqimet kalojnë ne zorrën e trashë, kjo e fundit thith ujin nga ushqimet ndërkohë që ai kthehet në mbetje ushqimore. Muskujt e zorrës kontraktohen duke i shtyrë ato në drejtim të rektumit. Konstipacioni ndodh kur zorra përthith më shumë ujë ose kur muskujt kontaktues të zorrës punojnë ngadalë.

Shkaqet kryesore të konstipacionit janë

  1. Dieta e varfër në fibra

Fibra është miku juaj; Njerëzit të cilët përdorin një dietë të pasur me fibra ushqimore kanë më pak gjasa të vuajnë nga kapsllëku, kurse dieta e varfër në fibra është një nga arsyet më të shpeshta pse ai ndodh. Disa ushqime të varfra me fibra janë mishi, djathi, veza.

Fibrat gjenden në frutat, perimet dhe tek drithërat të cilat trupi ynë nuk arrin t’i tresë. Fibrat e tretshme shpërbëhen lehtë në ujë dhe janë të buta dhe të rrëshqitshme në zorrë. Fibrat e patretshme kalojnë nëpër zorrë pa pësuar ndryshime. Këto dy lloj fenomenesh ndihmojnë në parandalimin e tharjes dhe fortësisë së feçeve duke i bëre ato lehtësisht të lëvizshme nëpër zorrë. Hani shumë fruta, perime dhe drithëra për t’u siguruar që po merrni fibra mjaftueshëm.

  1. Përdorimi jo i mjaftueshëm i lëngjeve

Kërkimet kanë treguar se rritja e sasisë së lëngjeve të marra nuk bën lehtësimin e konstipacionit në të gjitha rastet, por shumë njerëz raportojnë se lehtësohen shumë në jashtëqitje nëse pijnë lëngje si p.sh. ujë dhe lëngje frutash pa sheqer. Ata gjithashtu shmangin dehidrimin. Lëngjet shtojnë ujin në zorrë duke i bërë feçet më të buta dhe më të lehta për të lëvizur. Njerëzit që kanë probleme me kapsllëkun duhet të shtojnë sasinë e marrjes së lëngjeve në ditë.

Disa lëngje që përmbajnë kafeinë si kafeja apo Coca-Cola mund të ashpërsojnë simptomat duke shkaktuar dehidrim. Alkooli është një tjetër pije që shkakton dehidrim. Është e rëndësishme të pihen lëngje që hidratojnë trupin sidomos kur njerëzit konsumojnë kafeine apo alkool.

  1. Mungesa e aktivitetit fizik

Mungesa e aktivitetit fizik mund të çojë në kapsllëk edhe pse si fenomen është akoma i panjohur. Për shembull, kapsllëku ndodh pas një aksidenti ose gjatë një sëmundjeje kur jeni të detyruar të rrini në regjim shtrati dhe s’mund të bëni ushtrime fizike. Mendohet se mungesa e aktivitetit fizik është një ndër arsyet e kapsllëkut tek moshat e vjetra.

  1. Ankthi

Ankthi mund të rrisë presionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës dhe t’ju ​​bëjë të djersiteni. Gjithashtu mund të çojë në kapsllëk sepse ndikon në muskujt që kontrollojnë mënyrën se si shkoni në tualet. Të gjithë kanë ankth herë pas here, por flisni me mjekun nëse ankthi nuk largohet ose shkakton probleme në jetën tuaj të përditshme.

  1. Medikamentet kimike

Disa ilaçe kimike që shkaktojnë kapsllëk janë:

– ilaçet kundra dhimbjes;

– antiacidet që kanë në përbërje alumin dhe kalcium;

– ilaçet e hipertensionit;

– ilaçet kundra sëmundjes së Parkinsonit;

– antispastikët;

– antidepresantët;

– mjekimi me hekur;

– diuretikët;

– antikonvulsantët.

  1. Ndryshimet në mënyrën e jetesës

Gjatë shtatzënisë, gratë mund të kenë kapsllëk për shkak të ndryshimeve hormonale ose për shkak të shtypjes që bën uterusi (mitra) mbi zorrët. Mosha gjithashtu mund të ndikojë në rregullsinë e lëvizjes së zorrës. Për shkak të ngadalësimit të metabolizmit, zorrët kanë aktivitet muskular më të dobët. Për më tepër, njerëzit kanë problme të tretjes kur udhëtojnë për shkak të ndryshimit të dietës dhe rutinës ditore.

  1. Abuzimi me laksativët

Laksativë quhen medikamentet të cilat ndihmojnë jashtëqitjen (defekimin). Mendimi se njerëzit duhet të defekojnë përditë ka bërë që disa njerëz të përdorin laksativë. Edhe pse njerëzit ndihen të lehtësuar nga përdorimi i laksativëve, ata duhet të rrisin dozat për shkak se trupi me kalimin e kohës krijon varësi ndaj tyre.

  1. Kapsllëku dhe mosha

Ka më shumë të ngjarë të keni kapsllëk ndërsa plakeni. Kjo është pjesërisht sepse jeni më pak aktivë, por gjithashtu sepse trupi ngadalësohet. Bisedoni me mjekun për ndryshimet në dietë dhe stilin e jetesës që mund t’ju ​​ndihmojnë të qëndroni të rregullt ndërsa plakeni.

  1. Injorimi i nevojës urgjente për të defekuar

Njerëzit të cilët injorojnë nevojën për defekim (jashtëqitje), duke e ndaluar një ndjesi të tillë çon në kapsllëk. Disa njerëz e vonojnë defekim për shkak se nuk duan të përdorin tualetet jashtë shtëpisë. Të tjerë e injorojnë për shkak të stresit emocional ose janë shumë të zënë me punë. Fëmijët e injorojnë për shkak të trajnimeve stresuese higjenike ose se nuk duan të ndërpresin lojrat.

  1. Sëmundje të veçanta

Sëmundjet të cilat shkaktojnë kapsllëk janë ato neurologjike, metabolike, endokrine dhe situate sistemike të cilat prekin sistemin e organeve. Këto çrregullime mund të ngadalësojnë lëvizjen e feçeve nëpër zorrë, rektum dhe anus.

Kushtet që mund të shkaktojnë kapsllëk janë të renditura më poshtë:

– Çrregullimet neurologjike;

– Skleroza multiple;

– Sëmundja e Parkinsonit;

– Pseudo-obstruksione të zorrëve kronike idiopatike;

– Hemorragjitë cerebrale;

– Dëmtime të shtyllës kurrizore;

– Situatat metabolike dhe endokrine;

– Diabeti;

– Uremia (ureja në gjak);

– Hiperkalcemia (sasi e tepruar e kalciumit ne gjak);

– Kontroll të dobët të glicemisë;

– Hipotiroidizmi (sasi e pakët e hormoneve të tiroides);

– Çrregullimet sistemike;

– Amyloidosis;

– Lupus;

– Sindroma e zorrës së irrituar (IBS).

– Skleroderma;

– Tumoret.

Si identifikohet kapsllëku?

Testet që mund të kërkojë doktori varen nga kohëzgjatja dhe ashpërsia e kapsllëkut, mosha e personit, nëse ka gjak në feçe, ndryshime të regjimit të zorrës dhe nëse është e pranishme humbja në peshë.

Historia mjekësore

Doktori mund të pyesë pacientin që t’i përshkruajë kapsllëkun duke përfshirë shenjat si: frekuencën e jashtëqitjeve, konsistencën (fortësia) e feçeve, praninë e gjakut në to, mënyrën se si ushqehet, nëse merr mjekime, nivelin e aktiviteti fizik, etj. Këto pyetje mund të ndihmojnë doktorin për të gjetur arsyen e konstipacionit.

Përkufizimi klinik i konstipacionit është prania e të paktën dy prej simptomave të mëposhtme për të paktën 12 javë në harkun kohor prej 12 muajsh:

– Shtrëngime gjatë defekimit (jashtëqitjes);

– Feçe të forta dhe të vogla në madhësi;

– Ndjesia e moszbrazjes komplet;

– Ndjesia e bllokimit anorectal;

– Me pak se tre jashtëqitje në javë.

Mund të bëhet kapsllëku serioz?

Shpesh herë kapsllëku mund të çojë në komplikacione, ku përfshihen hemorroidet të cilat shkaktohen nga shtrëngimet gjatë defekimit ose fisura anale (të çara) të shkaktuara prej feçeve të forta. Si rezultat, kemi hemorragji e cila është gjak i kuq i pastër i dukshëm në ËC.

Si mjekohet konstipacioni?

Edhe pse trajtimi i kapsllëkut varet nga shkaqet, ashpërsia dhe kohëzgjatja, në shumë raste, dietat e pasura me fibra, përdorimi i ujit dhe lëngjeve të tjera në sasi të mëdha dhe ndryshimet në mënyrën e jetesës mund të jenë të suksesshme për lehtësimin e shenjave dhe parandalimin e përsëritjes së tij, kurse për ata që kërkojnë trajtim natyral më specifik, duhet të marrin në konsideratë produktet bimore ProbioHerb dhe Senecol, që i gjeni duke shtypur foton më poshtë.

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook