Me Optimizëm fiton çdo betejë

Published On: January 17th, 2023Categories: Stili Jetesës0 Comments on Me Optimizëm fiton çdo betejë

Me Optimizëm fiton çdo betejë

 

Ç’është optimizmi?

– Optimizmi, apo të menduarit pozitiv, ëshë tendenca që e bën mendjen për të pranuar ide, imazhe dhe fjalë, të cilat thjeshtojnë çdo gjë të komplikuar dhe të mërzitshme, drejt rezultateve pozitive dhe drejt suksesit që mendon ose dëshiron për të ardhmen apo të tashmen.

– Optimizmi është që të shpresosh dhe të besosh se çdo gjë është e arritshme.

– Të jesh aq i fortë sa asgjë mos ta prishë paqen e mendjes tënde.

– Të mendosh mirë, të veprosh drejt dhe të shpresosh më të mirën.

– Të jesh i lumtur për suksesin e të tjerëve si për veten tënde.

– Të harrosh dhimbjen e kaluar dhe të shikosh arritjen e suksesit tënd  të ardhshëm.

– Të jesh aq i zënë me veten tënde sa të mos kesh kohë të kritikosh të tjerët.

– Ti largohesh shqetësimeve, të jesh shumë fisnik për tu zemëruar, shumë i fortë përballë vështirësisë dhe të jesh shumë i qetë përballë telasheve.

Ç’është pesimizmi?

– Pezimizmi është e kundërta e optimizmit.

– Lufton paqen dhe qetësinë e brëndëshme.

– Pesimizimi është urrejtja e njerëzve, dhe urejtja për atë që ata posedojnë.

– Frikë nga e ardhmja.

– Pesimizmi e bën njeriun të zemërohet shpejt, dhe shumë të dobët përballë vështirësive.

– Humbja e shpresës për një të ardhme më të mirë

– Frika nga dështimi i ëndrrave, duke i parë ato si një gjë të pamundur dhe të pa arritshme.

Përse duhet të jesh optimist?

Të gjithë psikologët këshillojnë që njeriu për të qënë i sukseshëm dhe shoqëror duhët të jetë optimist.

– Studimet më të fundit kanë treguar se gjëndja shpirtërore ka ndikim edhe në shëndetin fizik.

– Të menduarit pozitivisht, forcon sistemin imun, i cili mbron organizmin nga viruset, baktiertet, parazitët dhe radikalet e lira.

– Dijetarët thonë se thjesht duke menduar pozitivisht, të ndihmosh të tjerët, ti falësh ata, t’u duash të mirën atyre, ky xhest fisnik rregullon hormonet e trupit sidomos hormonet e sistemit imun, dhe e bën atë më rezistues ndaj sëmundjeve.

– Qelizat e sistemit imun sulmojnë viruset dhe mikrobet, i shkatërrojnë ato ose i shpërbëjnë, fuqia e programit imunitar dhe efikasiteti i tij lidhet me stabilitetin e funksionit të zemrës, sistemin nervor dhe qarkullimin e gjakut.

–  Pra të menduarit dhe të vepruarit pozitivisht përmirëson aktivitetin e këtyre organeve dhe aktivizon qelizat e trupit, dhe në këtë mënyrë forcon sistemin imun.

Përse nuk duhet të jesh pesimist?

– Pesimizmi shkakton sëmundje psikike të shumta si: frikë, pasiguri, smirë, spiunimi i të tjerëve, tu bësh padrejtësi të tjerëve, koprraci, urrrejtje, të mendosh si ti bësh keq tjetrit, të gjitha këto e shkatërrojnë sistemin imun të njeriut.

– Mendimet negative shkaktojnë çrregullime në sistemin nervor, në punën e zemrës dhe sistemin imun.. rezultati është shëndet i përkeqësuar.

Optimizmi  në edukatën islame

Nëse shikojmë thëniet dhe fjalët e të Dërguarit Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), shohim se ai është i mbushur me optimizëm dhe me shpresë.

Në një hadith ai ka thënë: “Nuk do besojë askush nga ju, deri sa të dojë për vëllanë e tij atë që do për vete” [Buhariu].

Nëse njeriu do për të tjerët atë që do për vete, me këtë sjellje ai do fitojë besimin e tjetrit, lumturi në veten e tij; Rezulltati: Imunitet i fortë.

Në një thënie tjetër ka thënë: “Më pëlqen optimizmi!” [Buhariu].

Pra çdo njeri duhet të mendojë dhe të nxjerrë rezultate pozitive.

I dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), urdhëron gjithashtu të mendosh pozitivisht edhe për ëndrrat, ku thotë: “Ëndrrat janë tre llojesh: Ëndërra e mirë është përgëzim nga Allahu, ëndrra që të mërzit është nga djalli, dhe ëndrra me gjërat që e shqetësojnë njeriun në jetën e përditshme janë nga vetja; nëse dikush nga ju sheh ëndërr të keqe, të ngrihet dhe të falet, dhe të mos ia tregojë atë askujt!” [Muslimi].

I Dërguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), ka urdhëruar që të përgëzosh njerëzit dhe të mos i frikësosh ata, dhe kështu të forcohet sistemi imun; ai ka thënë: “Lehtësoni dhe mos vështirësoni, përgëzoni dhe mos frikësoni.” [Buhariu dhe Muslimi].

Tani e ke vetë në dorë se cilën rrugë duhet të ndjekësh.

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook