Diabeti në moshë të Hershme ka rrezik për sëmundje kërcënuese

Diabeti në moshë të Hershme rezulton me rrezik më të lartë për sëmundje të tjera kërcënuese për jetën, përfshirë kancerin, sëmundjet e zemrës dhe goditjen në tru

 

Edhe pse diabeti i tipit 2 është konsideruar më parë si një sëmundje që prek zakonisht individë të moshuar, epidemia globale e obezitetit ka parë që diagnoza të rritet në mesin e të rinjve, adoleshentëve dhe madje edhe tek fëmijët e vegjël.

Sipas një studimi, “sa më parë një person diagnostikohet me diabet, aq më i lartë është rreziku i vdekjes nga sëmundjet e zemrës dhe goditja në tru”. Megjithatë, kjo gjithashtu çuditërisht ul rrezikun e vdekjes nga kanceri.

Normat e diabetit janë duke u rritur në mënyrë të konsiderueshme tek të rriturit më të rinj të moshave 20 deri në 45 vjeç në pothuajse të gjitha vendet. Ndërsa normat janë duke u ngritur në të rriturit më të vjetër se 45, norma nuk është e njëjtë si në të rriturit më të rinj.

Rritja e rasteve në të rriturit e rinj nënkupton se ka një numër të vazhdueshëm rritës të pacientëve që kanë diabet për një periudhë më të gjatë në jetën e tyre.

Studimi, i drejtuar nga Profesore Dianna Magliano dhe Profesor Jonathan Shaë nga “Baker Heart dhe Instituti i Diabetit” në Melburn, Australi, së bashku me kolegët e tyre, kanë ekzaminuar të dhëna nga 743,709 Australianë me T2D.

Pjesëmarrësit u regjistruan të gjithë në Skemën Kombëtare të Shërbimeve të Diabetit të Australisë (NDSS) për një periudhë 15-vjeçare nga 1997 deri në 2011. Vdekshmëria e shkaqeve të ndryshme dhe vdekshmëria e shkaktuar nga kanceri, sëmundjet kardiovaskulare (CVD) dhe shkaqe të tjera u përcaktuan.

Mosha mesatare në diagnozën T2D ishte 59 vjet dhe në përgjithësi 115,363 vdekje ndodhën gjatë periudhës së studimit. Autorët thanë se një diagnozë më e hershme e T2D, ose një “kohëzgjatjemë e gjatë e sëmundjes”, ishte e lidhur me “një rrezik më të lartë të vdekshmërisë nga shkaqet e tjera”, që ishte kryesisht për shkak të vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare.

Sipas të dhënave, për dy njerëz të së njëjtës moshë, individi i cili u diagnostikua 10 vjet më parë (që do të thoshte një kohëzgjatje më të gjatë 10 vjeçare të diabetit) kishte një rritje prej 20 deri në 30 përqind të vdekshmërisë së të gjitha shkaktarëve të tjerë dhe së paku një rritje prej 60% e vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare. Efektet ishin të ngjashme për burrat dhe gratë.

Autorët shpjeguan se rritja e evidencës dëshmon se “fillimi i hershëm i diabetit të tipit 2 shoqërohet me një rrezik në rritje të komplikimeve dhe komorbiditeteve krahasuar me fillimin e mëvonshëm dhe se zhvillimi dhe progresi i komplikimeve mund të jenë më agresive në ato me fillimin e hershëm .”

Studiuesit kanë shtuar se vëmendja klinike në rritje është vendimtare për individët me fillimin e hershëm të Diabetit. Përpjekjet duhet të përqëndrohen në optimizimin e menjëhershëm të aftësive të vetë-menaxhimit të pacientit dhe trajtimi mjekësor mund të ndihmojë në shmangien ose minimizimin e fillimit të ndërlikimeve dhe komorbiditeteve. Një përmbledhje e hulumtimit zbulon, përsëri, se dieta dhe stërvitja janë më të mirë se ilaçet në kontrollin e diabetit të tipit 2.

Ekziston gjithashtu nevoja për të diagnostikuar njerëzit që janë në rrezik të lartë të zhvillimit të diabetit në mënyrë që menjëherë të bëjnë ndryshime të jetesës që të ndalojnë ose vonojnë fillimin e diabetit.

Mënyra natyrale për të parandaluar diabetin

Nëse jeni duke kërkuar mënyra natyrale për të parandaluar diabetin, provoni disa nga këshillat më poshtë:

  • Hani ushqim “të vërtetë” në vend të ushqimit të përpunuar – Ushqimi i vërtetë përfshin fruta dhe perime të freskëta, peshk, mish, arra dhe fara. Konsumi i ushqimit të vërtetë do të minimizojë marrjen e karbohidrateve të rafinuara, sheqerave të shtuar dhe yndyrnave trans, të cilat mund të shkaktojnë humbje të pashëndetshme në peshë dhe të rrisin rrezikun e diabetit.
  • Ushtrohuni çdo ditë – Aktiviteti fizik i rregullt rrit ndjeshmërinë e indeve ndaj insulinës dhe menaxhimit të peshës.
  • Merrni gjumë të mjaftueshëm – Gjumi me cilësi të dobët dhe privimi nga gjumi mund të rrisë rrezikun për obezitet dhe diabet.
  • Provoni meditimin e vëmendjes për të menaxhuar stresin – Hormonet kortizol, epinefrinë dhe glukagon rriten kur jeni të stresuar dhe kjo rrit glukozën në gjak dhe antagonizon insulinën.

Produkte bimore për Diabetin

Nëse jeni duke kërkuar të zmbrapsni rezistencën ndaj insulinës, të stabilizoni sheqerin në gjak dhe të rifitoni shëndetin, ju duhet patjetër Paketa Bimore e trajtimit të Sheqerit në Gjak dhe Diabetit. Kjo paketë përfshin gjithçka që ju nevojitet për të përmirësuar ndjeshmërinë ndaj insulinës, për të zvogëluar inflamacionin dhe për të zvogëluar rrezikun e problemeve shëndetësore të lidhura me çekuilibrin e dobët të sheqerit në gjak, siç janë diabeti, problemet e metabolizmit, sëmundjet e zemrës, çmenduria, sëmundja e Alzheimerit, kanceri, depresioni, tensioni i lartë, mbipesha dhe sëmundjet e veshkave.

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook