Comphora Myrrha – Myrrh

Published On: January 15th, 2023Categories: Bimët Shkretinore0 Comments on Comphora Myrrha – Myrrh

Comphora Myrrha – Myrrh; Rrëshira e Mirit të Mekes

 

Arabisht: المر، مر مكة – Murr, Murr Mekke

Anglisht: Myrrh Mekke, Gum Myrrh, Common Myrrh

Emri shkencor: Comphora Myrrha.

Lartësia mesatare e pemës arrin deri në 3m. Degët e saj janë me gjëmba. Lulet i ka të verdha dhe me aromë të mirë.

Myrrh Meke është ilaç i njohur prej shumë kohësh. Ai përdorej shumë nga egjiptianët e vjetër.

Mënyra e nxjerrjes së rrëshirës bëhet duke e çarë trungun e pemës Myrrh, dhe prej tij del lënda e njohur me emrin murr – i hidhët – myrrh.

Myrrh Meke e ka orgjinën  në Jemen, Oman, Somali dhe Veri të Afrikës. Sot ai gjendet në Gadishullin Arabik, Indi, Iran, Tajlandë dhe Etiopi.

Llojet e Myrrhut: Myrrh Hixhazi dhe myrrh Batarih Afrika. Lloji më i mirë është ai që është i tejdukshëm, i pastër dhe me ngjyrë kafe të çelur. Kurse lloji jocilësor ka ngjyrë kafe ose të zezë dhe duket sikur në të ka rërë.

Mjekët e vjetër arabë kanë thënë për të

Ibën Sinna (Avicena): Myrrhu është shpërbërës i erave të rënda. Përdoret shumë nga shtresat e larta të shoqërisë për dobitë e mëdha që ka. Ndalon prishjen.

Ibën al Bajtari: Përzihet me bimët që përdorin të sëmurët me kollë dhe me rrufë  të vjetër. Nuk shkakton ashpërsi në laring. Shumë njerëz e përdorin duke e përzier me bimë të posaçme që përdoren për laringun në veçanti.

Raziu: Bën dobi për dhembjet e veshkave, fshikësës së urinës, largon fryrjen e stomakut, dhimbjet e barkut, dhimbjet e mitrës, kyçeve, ka dobi kundra helmimeve, nxjerr krimbat, heq tumorin e shpretkës dhe shpërbën tumoret.

Nga dobitë më kryesore të  Myrrh Meka

– Antibiotik natyral.

– Qetësues për infeksionet.

– Ndihmon në mbylljen e të gjitha llojeve të  plagëve.

– Kuron të thatët që dalin në  lëkurë.

– Kuron të djegurat dhe infeksionet e ndryshme të lëkurës.

– Ndihmon në heqjen e zbokthit.

– Largon erën e djersës.

– Pastrues i fytyrës dhe heqës i rrudhave të saj.

– Heq puçërrat e rinisë.

– Pastron fytin nga infeksionet.

– Pastrues i fortë i trupit dhe vret shumë lloje  baktieresh.

– Forcon stomakun.

– Kuron hemorroidet. Myrrh Meke është ilaci më i shpejtë për kurimin e hemorroideve.

– Pastrues i gruas nga lehonia dhe menstruacionet.

– Përziehet me bimë të posacme për kurimin e diarresë, alergjive, asmës; ai jep efekt të shpejtë.

– Aktivizon pankreasin, ul sasinë e sheqerit në urinë dhe në gjak.

– Largon thartirën e stomakut, dhe kuron ulçerën e stomakut.

– Rregullon zërin, kuron bajamet; me gargarë.

– Largon dhimbjet e reumatizmës dhe deformimit të kockave.

– Në Indi përdoret për pastrimin e gjakut dhe atje është i mirënjohur si forcues i mendjes.

Shënim!

– Myrrh Meke nuk duhet të merret gjatë shtatzanisë.

– Vaj i tij përdoret vetëm për lyerje nga jashtë.

 

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook