Acacia Tortilis / Acacia Ombrellë

Published On: November 7th, 2022Categories: Bimët Shkretinore0 Comments on Acacia Tortilis / Acacia Ombrellë

 Acacia Tortilis / Acacia ombrellë

Arabisht: السنط الملتوي أو والسَّمُرُ

Anglisht: Umbrella thorn Acacia

Shqip: Acacia Ombrellë

Emri shkencor:  Vachellia tortilis ose Acacia tortilis L.

Familja: Fabaceae.

Akacia Ombrellë është pemë shkurre shumëvjeçare me lartësi 20 m, degët mbartin gjethe të shumta me 7 ose më shumë fletëpalosje, të cilat formojnë një kurorë në formë ombrelle, me lule të vogla, të bardha, të verdha e aromantike.

Origjina e Akacias Ombrellë është Afrika (sidmos në Sudan), Egjipti dhe Arabia Jugore. Ajo është e njohur të jetë rezistence ndaj kushteve ekstreme të thatësirës dhe alkalinitetit. Acacia ombrellë ka shumë veti të dobishme për njerëzit. Shumë pjesë të bimës përdoren për kurim dhe ushqim për njrëzit dhe kafshët, sidomos në zonat shkretinore. Ajo me formën e saj si ombrellë i siguron hije gjatë orëve të nxheta disa kafshëve barëngrënëse. Acacia ombrellë shpesh është quajtur edhe si ‘pema e shkretëtirës’. Acacia përmban sasi të larta të fibrave dhe rekomandohet të shtohet në drithërat që konsumohen në mëngjes.

Pjesët që përdoren: Rrënjët, gjethet, farat, rrëshira.

Dobitë mjekësore të Akacias Ombrellë

– Lehtëson dhimbjet e barkut, ushqen bakteriet e mira në zorrë, sepse konsiderohet nga bimët që përmban sasi të larta të fibrave.

– Vret krimbat dhe parazitët e zorrëve.

– Dizifektues i plagëve.

– Lufton sëmundjet e syve.

– Ndihmon në kurimin e sëmundjeve të mushkërive, astmën dhe kollën kronike.

– Lufton kapsllëkun dhe diarrenë kronike.

– Redukton kolesterolin e dëmshëm, rregullon sheqerin në gjak, nxit qarkullimin e gjakut dhe ndihmon në kurimin e Diabetit.

– Ndihmon në kurimin e anemisë.

– Qetëson dhimbjet e veshit.

– Acacia ombrellë është mjë bimë e mrekullueshme për kurimin e infeksioneve urinare.

– Qetëson dhimbjet e fytit, ndihmon në kurimin e plagëve në gojë dhe në trup.

– Rrëshira e saj lufton bakteriet e dëmshme në gojë.

-Ndihmon për të reduktuar peshën e tepërt.

Shënim!

Nëse merret me sasi të moderuar, Acacia Ombrellë nuk ka efekte anësore.

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook