Acridocarpus Orientalis

Published On: November 7th, 2022Categories: Bimët Shkretinore0 Comments on Acridocarpus Orientalis

Acridocarpus Orientalis; Për luftimin e infeksioneve, stresit oksidativ, radikalet e lira, qelizat kancerore, paralizat, dhimbjet e muskujve …

 

Arabisht: قفص

Anglisht: Acridocarpus

Emri shkencor: Acridocarpus orientalis L.

Familja: Malpighiaceae

Acridocarpus orientalis është një shkurre e vogël shumëvjeçare me degë të shumta e të degëzuara, me lule të verdha, të cilat rriten në grumbuj. Pesë petalet e verdha të luleve kanë skaje të rrumbullakëta dhe nuk janë të bashkuar me njëri-tjetrin. Gjethet e specieve në familjen Malpighiaceae janë zakonisht me gjelbërim të përhershëm. Gjethet e reja të Acridocarpus orientalis janë të mbuluara me push të kuqërremtë, e cila humbet pasi rritet bima, gjatë rritjes zhvillohet një gjethe e butë.

Origjina e bimës është Gadishulli Arabik. Bima ka nja mekanizëm të veçantë mbrojtës ndaj kushteve të nxehta klimatike.  A. Orientalis është raportuar të gjendet kryesisht në zonat kufitare të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Omanit. Acridocarpus orientalis është një bimë e rëndësishme medicinale për disa nga vendasit e rajonit arab.  Ajo është bimë medicinale e egër arabe dhe përmban elementë të rrallë dhe kurues.

Acridocarpus Orientalis; Një specie e rrallë bimore e Gadishullit Arabik, me potenciale të mëdha kurative, si: antioksiduese, anti-LOX dhe HDAC, antiplazmodiale, antitripanosomike, antileishmaniale, anti-lipoksigjenazë, neuroprotective, antikancerogjene, anti-reumatoid, anticirroza, antiarterioskleroza, antidiabet, anti-inflamation, anti-HDAC (këta agjentë, duke moduluar strukturën e kromatinës përmes acetilimit të histonit, dhe aktivitetin e disa substrateve johistone, janë në gjendje të përcaktojnë ndryshimet në transkriptimin e gjeneve dhe të nxisin një mori efektesh biologjike që variojnë nga induksioni i vdekjes së qelizave, deri te frenimi i angiogjenezës ose modulimi i përgjigjeve imune. Për këtë arsye, synimi i frenuesve natyrorë të HDAC është një objektiv terapeutik premtues për trajtimin e një spektri të gjerë sëmundjesh autoimune, gjenetike dhe kancerogjene. Ka potencial në parandalimin dhe terapinë e shumë sëmundjeve të lidhura me dëmtimin oksidativ gjithashtu. Këto aktivitete biologjike mund t’i atribuohen pjesërisht veçorive polifenolike të kësaj specie bimore.

Pjesët që përdoren: Gjethet dhe lulet.

Dobitë mjekësore të Acridocarpus Orientalis

– Forcuese dhe stimuluese e sistemit imun, lufton infeksionet dhe inflamacionet e rënda.

– Parandalon zhvillimin e kërpudhave në trup.

– Lufton bakteriet dhe radikalet e lira.

– Lufton  kundër sëmundjeve kronike degjenerative duke ndihmuar trupin të qëndrojë në nivele normale të stresit.

– Lufton qelizat kancerore dhe parandalon përhapjen e tyre.

– Parandalon paralizat.

– Qetëson dhimbjet e kokës dhe të muskujve.

– Qetëson dhimbjet e muskujve.

Shënim!

Bima është e sigurtë dhe nuk ka efekte anësore nëse përdoret sipas udhëzimeve të një specialisti herbalist.

Ekstraktet e bimës janë një nga përbërësit e formulës së produktit Acridis.

 

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook