7 Sëmundje që shkaktohen nga trishtimi ekstrem
7 Sëmundje që shkaktohen nga trishtimi ekstrem
Hidhërimi cilësohet si dhimbje emocionale, mërzitje dhe dëshpërim. Disa mund ta përjetojnë lehtë, por për disa njerëz mund të jetë shumë më serioze. Studimet e fundit kanë zbuluar se mërzitja e rëndë mund të shkaktojë vdekjen. Kjo është e vërtetë. Njeriu mund të vdesë për shkak të thyerjes së zemrës. Pikëllimi mund të pengojë aftësinë e trupit për të luftuar sëmundjet. Të gjitha medikamentet kimike që merren për trajtimin e trishtimit kanë efekte anësore dhe shkaktojnë depresion. Trishtimi i prek të dy gjinitë, por ai mund të ndikojë më shumë tek gratë se te burrat.
Në këtë artikull do të njiheni me sëmundje që mund të shkaktohen nga trishtimi ekstrem:
- Dobësimi i imunitetit; Kur jeni duke kaluar kohë të vështira, trupi juaj bëhet i dobët, dhe në këtë mënyrë dobësohen aftësitë e tij në luftën kundër sëmundjeve. Pikëllimi i madh mund të dëmtojë gjithashtu sistemin imunitar në kryerjen e funksioneve të tij normale, dhe kjo rrit mundësinë e infeksionit nga bakteret dhe sëmundjet infektive të tilla si pneumonia.
- Sëmundjet e zemrës; Kjo gjëndje është e njohur si sindromi i zemrës së thyer, dhe është e ngjashme me një sulm në zemër, por kjo nuk është më pak e rrezikshme.
- Tensioni i lartë i gjakut; Stresi psikologjik dhe pikëllimi mund të rrisin presionin e gjakut përkohësisht. Gjatë ekspozimit të theksuar ndaj stresit, hormonet sekretojnë nga trupi një përgjigje për t’u përballur me këtë situate, apo ikje prej tij, e cila mund të shkaktojë tension të lartë të gjakut.
- Reumatizma; Sipas studimeve të fundit mbi efektet psikologjike negative të trishtimit, ai mund të çojë në sëmundje reumatike. Hulumtuesit kanë gjetur se 70% e njerëzve me artrit reumatoid kanë qenë të ekspozuar ndaj traumave neurologjike dhe psikologjike.
- Ulçëra e stomakut; Ulçëra e stomakut nuk shkaktohet vetëm nga ushqimi, por ajo mund të ndodh si rezultat i drejtpërdrejtë i një trishtimi, nervozizmi dhe stresi. Të gjitha sëmundjet e sistemit tretës janë të lidhura me trishtimin dhe stresin psikologjik, ndaj të cilave ne jemi të ekspozuar çdo ditë në punë dhe në shtëpi.
- Influenza; Siç e kemi thënë më lart, dhimbja ekstreme dhe gjendja psikologjike e keqe ndikojnë negativisht në sistemin imunitar, dhe kështu rritet incidenca e gripit, alergjive, kollës, infeksioneve, dhe kjo si rezultat i një sistemi të dobësuar imunitar ndaj viruseve dhe baktereve rezistente.
- Diabeti; Në rastet e trishtimit dhe nervozizmit, trupi sekreton lloje të hormoneve të tilla si adrenalina, e cila prish veprimin e insulinës në gjak. Kështu, duke rritur vazhdimisht presionin mbi pankreas, mund në sëmundje të diabetit.
Si mund ta luftoni trishtimin ekstrem në mënyrë natyrale
– Aktiviteti fizik; Edhe nëse jeni të trishtuar, ju duhet të kryeni aktivitet fizik të llojit që i atribuohet zgjedhjeve tuaja personale .
– Shkrimi i një ditari është e rëndësishme. Kur trishtimi të mjegullon pikëpamjen për jetën, ndoshta është mirë të përpiqesh t’i hedhësh mendimet e tua në letër. T’i shprehësh ndjenjat me shkrim, të ndihmon të ruash aftësinë për të menduar.
– Meditimi; Gjeni një vend të qetë dhe me ajër të pastër dhe relaksohuni. Fikeni telefonin dhe merrni frymë thellë, e gjithë kjo do kalojë, çdo sekondë e jetës suaj është e shtrenjtë, prandaj mundohuni ta shfrytëzoni për të bërë punë të dobishme për veten dhe të tjerët.
– Vitamina D; Në botën tonë moderne, shumë njerëz kanë mangësi të vitaminës D. Nivelet e ulëta mund të kontribuojnë në gjënde shpirtërore jo të mirë. Dielli është burim i mirë i vitaminës D, si dhe qumështi dhe produktet e tij, mëlçitë, kërpudhat, etj.
– Omega-3; Është ushqyes i mirë për trurin, dhe qetëson nervat. Konsumoni më shumë ushqime të pasura me omega- 3, të tilla si: veza, peshku salmon, farat e kungullit, bajamet, arrat, frutat e detit.
– Vitamina B12; Mangësia e vitaminës B12 është e lidhur edhe me depresionin, ankthin dhe trishtimin. Burimet më të mira ushqimore përfshijnë mishin organik, salmon i egër, vezë organike, kos organik, etj.
– Qumështi dhe mjalti; Kur jeni të shqetësuar pini një gotë qumësht organik të ngrohtë të ëmbëltuar me një lugë mjalt.
– Flini mjaftueshëm; Gjumi është i rëndësishëm për të qetësuar nervat. Përdorni teknika relaksimi para gjumit dhe qetësojeni mendjen duke nuhatur aromë livando, trëndafili, jasmine, etj.
– Çajrat bimorë; Çaj bimor është ndihmuesi më i mrekullueshëm kundër trishtimit dhe depresionit. Çajra të tillë si: çaj jeshil, çaj kamomili, çaj livande, çaj mendre, çaj lule sahati, çaj rozmarine, etj.