5 Gjëra që ju mbajnë në formë të shkëlqyer fizike dhe mendore

5 Gjëra që ju mbajnë në formë të shkëlqyer fizike dhe mendore

 

Ka shumë shkaktarë që ndikojnë për plakjen e parakohshme, shfaqjen e rrudhave dhe dobësinë e trupit.

Ja 5 rregullat kryesore që duhet t’i përmbaheni

1. Ushqyerja në mënyrën e duhur; Kushtojini rëndësi të veçantë dietës tuaj, duke ngrënë pesë vakte të vogla gjatë ditës, të cilat duhet të jenë të pastërta nga yndyrat e dëmshme dhe plot me perime, proteina dhe acide yndyrore Omega-3 (që gjenden në salmon, arra dhe fara). Këto ndihmojnë në stabilizimin e gjendjes suaj, në ruajtjen e forcës së eshtrave dhe në parandalimin e shenjave të dukshme të plakjes duke reduktuar inflamacionin në trup.

2. Ushtrimet fizike; Stërvitja e rregullt, jo vetëm ju ndihmon të humbni peshën, të ndërtoni kocka të shëndetshme dhe të rritni gjendjen shpirtërore, por gjithashtu mund t’ju ndihmojë të mendoni qartë. Ecja për vetëm 10 minuta në ditë ul rrezikun e Alzheimerit me 40%.  Kondicionimi fizik zvogëlon stresin dhe ankthin.
Stërvituni 20 minuta në ditë. Vrapim, çiklizëm, not – bëni çdo gjë që ju pëlqen më së shumti.

3. Fokusohuni tek familja; Pavarësisht se sa i zënë jeni, duhet të gjeni kohë për familjen tuaj. Gjithmonë duhet kohë për t’u argëtuar me fëmijët tuaj. Kjo ju shton dashurinë dhe harmoninë në familje, që është aq e rëndësishme.

4. Kujdesuni për lëkurën tuaj; Përdorimi i produkteve natyrale të lëkurës është një nga mënyrat për të mbajtur lëkurë të butë dhe të shplodhur. Ruhuni nga rrezet e dëmshme të diellit, që janë armiku kryesor i lëkurës.

5. Stresi; Stresi i zgjatur emocional shkakton rritjen e sekretimit të hormoneve të stresit të tilla si kortizol dhe adrenalin. Këto dy hormone të stresit përshpejtojë proceset e plakjes që përfshijnë shtypjen e sintezës normale të indit lidhor, trashje karakteristike të fytyrës dhe rrudha të thella.

Duhet ta dini se 60% deri në 90% e vizitave mjekësore çdo vit janë të lidhura me ankthin, depresionin, zemërimin, pagjumësinë, presionin e lartë të gjakut, sulmet në zemër – të gjitha këto probleme janë të shkaktuara nga stresi. Provoni këtë teknikë relaksimi: Uluni në një vend të qetë, mbyllni sytë, qetësoni muskujt, qafën dhe shpatullat, dhe merrni frymë thellë.

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook