Shenja që tregojnë se trupi juaj ka lëndë toksike
Shenja që tregojnë se trupi juaj ka lëndë toksike; Ja çfarë duhet të bëni për t’i luftuar
Qindra vjet më parë, njerëzit nuk shqetësoheshin për toksicitetet në trup. Ata kanë përdorur një mënyrë të thjeshtë dhe të natyrshme të jetës që nuk kërkonte detoksifikim të toksinave. Kjo gjë është bërë alarmante vetëm kohët e fundit kur mjekët profesionistë filluan të pranojnë çështjen e kimikateve ndotëse në trupin tonë.
Toksinat janë bërë një pjesë e pashmangshme e jetës sonë të përditshme. Në dekadën e kaluar ka pasur rreth 100,000 kimikate të ndryshme të përdorura në Shtetet e Bashkuara. Ato përdoren në ushqimet komerciale, mjekësi, dhe produkte te kujdesit të përgjithshëm të higjenës.
Studimet e kohëve të fundit kanë zbuluar se edhe foshnjat e posalindura nuk mund të shmangin ndotjen e toksinave që kanë ngarkuar shoqërinë tonë; janë gjetur gjurmë të më shumë se 200 kimikateve komerciale brenda kordonit të kërthizës. Ju nuk mund të jeni në gjendje të shmangni të gjitha toksinat, por duke e ditur se nga vijnë dhe si t’i trajtoni , do ju ndihmojë në uljen e ndikimit të toksicitetit në mënyrë të konsiderueshme.
Shenjat që ju keni shumë toksina në trup
– Çrregullime të gjumit.
– Erë e keqe e trupit dhe e gojës.
– Lodhje e vazhdueshme.
– Përkeqësim i problemeve inflamatore si artriti dhe astma.
– Çrregullim në tretje.
– Zhvillimi i ulçërave ose hemorroidet.
– Puçrra fytyre, psoriasis, ekzema, dhe infeksione të tjera të lëkurës.
– Humbja e qartësisë mendore dhe motivimit.
– Dhimbje të muskujve.
– Perkeqësim i sindromës Premenstruale ( PMS).
– Lodhje.
Ka edhe shumë sëmundje që mund të përkeqësohen me toksicitetin e trupit, si: Parkinsoni, depresioni, kanceri, fibromyalgia, dhe semundja Alzheimer dhe sëmundjet e zemrës.
Faktorët kryesorë të toksicitetit dhe si t’i shmangni
Arma më e fortë në luftën kundër toksicitetit të trupit është njohuria. Reduktimi i ekspozimit ndaj toksinave dhe duke praktikuar detoksifikimin, mund të nxisni një mënyrë jetese të shëndetshme dhe të lumtur.
– Ushqimi i shpejtë / zëvëndësojeni me ushqim të gatuar në shtëpi.
– Konsumi i lartë i sheqernave / konsumoni sheqer të zi ose fruta, sepse përmbajnë sheqer natyral.
– Produktet me orgjinë shtazore joorganike / konsumoni qumësht të freskët organik, kos, mish pule organik, etj.
– Alkooli / zëvëndësojeni me pije frutash dhe perimesh të freskëta të shëndetshëme dhe ushqyese.
– Ushqimet joorganike/ konsumoni ushqime bio dhe pa pesticide.
– Ajri i ndotur / banoni në një vend të mbuluar me pemë dhe larg zhurmës dhe ajrit të ndotur që shkakton gazi i makinave.
– Stresi dhe depresioni / luftojeni duke u ushtruar në ajër të pastër.
– Pastruesit higjenikë; shampo, sapun, locion, pastë dhëmbësh, krem i lëkurës / zëvëndësojini me produkte natyrale të sigurta.
Shumë njerëz janë të tronditur kur mësojnë se mjedisi nuk është e vetmja gjë ndotëse. Me këto hapa ju mund të çoni një mënyrë jetese pa toksictet në trup. Ju do të ndiheni më mirë dhe të sigurt për një të ardhme të shëndetshme, drejt një jete natyrale dhe të pastër prej toksinave.