Pije të freskëta që parandalojnë tumoret

Lëndët përbërëse të frutave punojnë në pastrimin e trupit nga helmet dhe ushqyerjen e tij me lëndë të rëndësishme anti-okside, të cilat luajnë rol në mbrojtjen nga tumoret.

Frutat më të dobishme për luftimin e tumoreve të ndryshme dhe që mund të përdoret pija e tyre janë: Shalqini, molla, kajsia, luleshtrydhet, manaferrat, limoni, portokalli, manderina, kivi, rrushi, bostani, dardhat dhe shega. Mund të pihen nga pijet e këtyre frutave 2-4 gota në ditë.

Pija e kivit

– Merret 1 kokërr kivi e qëruar.

– Disa kokrra të rrushit të kuq.

– 1 kokërr mollë.

Pasi i pret, i vendos në shtrydhësen e frutave, vendos 3 kube akulli dhe i përzien, më pas e pi menjeherë. Kjo pije vepron si anti–okside dhe i jep trupit vitaminat dhe mineralet e nevojshme, si dhe parandalon prekjen nga tumoret.

Pija e vitaminës C

Kjo pije e furnizon trupin me vitamin C, e cila luan rol të madh anti–oksid dhe ngre imunitetin. Kjo pije mund të përdoret edhe kur të kapin sëmundjet e ftohjes.

Përbërësit :

– Një kokërr kivi.

– Një kokërr mango.

– Gjysmë kokrre bostan i vogël.

– Gjysmë gote me lyleshtrydhe.

– 3 kuba akulli.

Pasi të heqësh lëkurën e kivit, mangos dhe bostanit, i vendos përbërësit në shtrydhësen e frutave derisa të fitohet një pije e lëngshme freskuese dhe shumë e shëndetshme, dhe e pi atë menjëherë të freskët.

Pija që i jep trupit acid folik

Përbërësit:

– 1 kokërr portokall.

– 3 karrota

– një dorë majdanos.

Qërohet portokalli, pritet dhe vendoset me përbërësit e tjerë në grirësen e frutave derisa të fitohet një pije e lëngshme freskuese dhe shumë e shëndetshme dhe më pas e pi menjëherë.

Kjo pije është e dobishme edhe për gratë shtatzëna dhe për gratë që përdorin kokra për ndalimin e shtatëzanisë.

Pije e pasur me Kalcium

– Një gotë e mbushur me brokoli

– 3 gjethe të rrepës

– 4 karrota

– Gjysmë kokrre molle

I prisni dhe i vendosni në shtrydhëse duke i shtuar 3 kube akulli, derisa të fitohet një pije e lëngshme freskuese dhe shumë e shëndetshme.

Kjo i pije i jep mineralet dhe kalciumin e nevojshëm personave që nuk pëlqejnë qumështin.

Pije e pasur me potacium

Përbërësit:

– Gjysëm kokrre bostan i vogël

– 3 karrota mesatare

– 1 banane

– 1 portokall

Qërohet portokalli, banania dhe bostani, priten në copa të vogla dhe vendosen në grirësen e frutave derisa të fitohet një pije e lëngshme freskuese.

Kjo pije rregullon nivelin e mineralit të potaciumit në trup, pas diarresë ose nëse ke marrë medikamente nxitës së urinës.

Pije me përmbajte të lartë hekuri

– Merret një tufë mesatare prej majdanozit të freskët.

– Një spec i kuq romak.

– Një gotë me brokoli të prerë.

– 3 karrota.

– 1 portokall.

Vendosen përbërësit në shtrydhësen e frytave, derisa të fitohet një pije e lëngshme freskuese.

Kjo pije i jep trupit hekur të mjaftueshëm, që është i dobishëm edhe për të sëmurët me anemi.

Këshilla për përdorimin e pijeve të frutave

Duhet përkujdesje për frutat që përdoren për pije.

Disa frutave u duhet hequr lëkura si psh. Pjeshkës, portokallit, manderinës, kivit, papajës, ananasit. Lëkura e portokallit është shumë e hidhët dhe përmban lëndë helmuese, prandaj nuk duhet tepruar me të. Kivit dhe papajas duhet hequr lëkura sepse përmbajnë lëndë të dëmshme. Lëkura e ananasit është shumë e fortë dhe nuk mund të përdoret në asnjë lloj pije. Gjithashtu duhet patur kujdes në heqjen e gjetheve të karrotës sepse ato përmbajnë lëndë helmuese.

Këshillohet të përdoren fruta dhe perime organike.