You are here:---Limoni

Limoni

By | 2017-11-12T18:42:38+00:00 November 12th, 2017|Categories: Fruta Perime|0 Comments

Limoni; dobitë shëndetësore dhe estetike; receta përdorimi

 

Arabisht:  ليمون- Lijmun

Anglisht: Lemon.

Emri shkencor: Citrus x limon L.

Familja: Rutaceae.

Limoni është frut i njohur nga të gjithë, zakonisht përdoret për lëngun e tij, gjithashtu tuli dhe lëvorja përdoren në kuzhinë. Lëngu i limonit përmban rreth 5% acid i cili i jep frutit shijen e thartë dhe pH në 2 deri 3 shkallë.

Përshkrimi: Limoni është një peme që arrin 3-6 metra në lartësi. Fruti është i verdhë nga jashtë dhe brenda i pangjyrë, me formë  sferike deri në ovale. Zakonisht limonat janë rritur për prodhimin e frutave, por mund të kultivohet edhe për qëllime zbukuruese.  Degët janë me gjemba dhe kanë formën e një kurore të hapur. Gjethet janë me ngjyrë të gjelbërt të ndritshme. Lulet nga ana e jashtme kanë ngjyrë vjollce dhe nga brenda ngjyrë të bardhë, me aromë të forte e të këndëshme. Zakonisht, limoni prodhon frute dy herë në vit. Nën kushte të favorshme, një limoni i rritur mund të prodhojë deri 600-800 fruta në vit. Kina zë vendin e parë në botë për prodhimin e limonit, e pasuar nga India dhe Meksika.

Historiku: Limoni në literaturë përmendet qysh në shekullin e dhjetë nga tregtarët arabë të prodhimeve bujqësore, gjithashtu mendohet që për herë të parë të jetë kultivuar në Assam dhe Indi. Limoni është shfrytëzuar si bimë zbukuruese në kopshtet e hershme Arabe. Limonada mendohet se origjinën e ka nga Egjipti.

Përdorimi në kuzhinë

– Limonat përdoren edhe si bazë për gatime të shumta në kuzhinë, por më së shumti njihet për prodhimin e limonadës dhe pijeve të tjera me bazë limoni.

– Një limon mesatar përmban rreth 3 lugë lëng. Duke i lënë limonat të arrijnë temperaturën e dhomës kemi mundësi të nxjerrim më lehtë lëngun e tij.

– Peshqit njomen në lëng limoni për t’iu neutralizuar aromën. Acidet neutralizojnë aminet e peshkut duke i shëndrruar ato në kripa amine të pa avullueshme.

– Lëngu i limonit i pastër apo i kombinuar me përbërës të tjerë përdoret për njomjen e mishit para përgatitjes. Acidi i cili gjendet në lëng hidrolozon pjesërisht fibrat e kolagjenit të fortë të mishit (e bën më të shijshëm për konsumim), megjithatë lëngu nuk ka asnjë efekt antibiotik.

– Vetëm limonat, apo të kombinuara me portokaj, mund të përdoren për prodhimin e marmalladës.

Përmbajtja ushqyese e Limonit: Limoni është i pasur me: Energji, karbohidrate, sheqerna, fibra dietike, fat, proteina, përmban sasi të lartë të vitaminës C, si dhe  B1, B2, B3, B5, B6, B9, D, E, K, mineralet;  Calcium, Iron, Magnesium, Manganese, Phosphorus, Potassium, Zinc.

Dobitë shëndetësore të Limonit

– Përmirëson aktivitetin e trurit, lufton stresin, depresionin, ankthin dhe shton përqëndrimin.

– Limoni përmban 22 lëndë që luftojnë tumoret dhe  parandalojnë  zhvillimin e qelizave kancerore në trup.

– Lufton infeksionet, sëmundjet që ndodhin për shkak të ftohtit, infeksionet e fytit, kollën, etj.

– Limoni është aktivizues i mrekullueshëm i mëlçisë. Një gotë me limonadë para ngrënies mëngjes bën mrekulli në trupin tuaj.

– Rregullator i sheqerit në gjak, redukton yndyrat,  nivelin e kolesterolit dhe triglicerideve në gjak.

– Përmirëson tretjen,  redukton toksinat në aparatin tretës, dhe ndihmon aktivitetin e zorrëve.

– Përmirëson shëndetin e sistemit imunitar.

– Hidratues i gjithë trupit.

– I jep  trupit energji dhe përmirëson  gjëndjen shpirtërore.

– Ndihmon për uljen në peshë.

– Pastrues i trupit nga helmet, nxit urinimin dhe pastron kolitin.

– Nga të mirat e limonit është se ai shton oksigjenin në trup dhe kuron vështirësinë në frymëmarrje.

– Limoni ka veti të forta anti-bakteriale; lëngu i limonit shkatërron malarien, koleren, difterinë, tifon dhe shumë sëmundje të tjera vdekjeprurëse.

– Forcon enët e gjakut, parandalon gjakderdhjen e brëndëshme dhe ul presionin e lartë të gjakut.

– Largon dhimbjen e dhëmbëve , dhe infeksionet e mishrave të dhëmbëve; Para larjes së dhëmbëve shton mbi pastën e dhëmbëve disa pika limoni.

– Ndalon rënien e flokut, forcon rrënjën, largon problemet e flokut me yndyrë.

Dobitë e limonit për lëkurën dhe fytyrën

– Ruan shëndetin e lëkurës, vret bakteret  e saj dhe  parandalon rrudhat.

– Ndihmon për trajtimin e akneve.

– Redukton yndyrën në lëkurë dhe pengon daljen e puëërrave në të.

– Redukton skuqjet dhe plagët.

– Hidratues i lëkurës së thatë; Marret masë e barabartë e  limonit+mjaltë+vaj ulliri, përzierjen e vendos mbi fytyrë për 10 min, më pas e lan me ujë të vakët.

– Për lëkurën me yndyrë; 1 lugë me lëng limoni + ujë të distiluar, përdor pambuk për të masazhuar fytyrën,  e lë për 10 min, më pas e lan me ujë të vakët.

– Largon njollat e errëta në lëkurë; Ujë + limon, masazhon fytyrën 2-3 herë në ditë.

– Zbardh ngjyrën e lëkurës;  Masazhon fytyrën me lëvoren e limonit.

* Kur e vendos si maskë në fytyrë duhet të rrish larg rrezeve të diellit

Shënim!

Limoni konsiderohet shumë i sigurtë, nëse nuk e tepron me përdorimin e tij.