Kuptimi i Stresit
Kuptimi i Stresit, efektet e tij të dëmshme dhe mënyrat më të mira për ta përballuar
Jeta moderne është plot me zhgënjime, afate dhe kërkesa. Për shumë njerëz, stresi është aq i zakonshëm sa që është bërë mënyrë jetese. Pak stres nuk është i dëmshmëm, por kur tejkalon normat, ai mund të dëmtojë shëndetin dhe cilësinë e jetës tuaj.
Çfarë është stresi?
Stresi është mënyra e trupit tuaj për t’iu përgjigjur çdo lloj kërkese apo kërcënimi. Kur ndjeheni të kërcënuar, sistemi juaj nervor përgjigjet me lëshimin e një përmbytje të hormoneve të stresit, duke përfshirë adrenalinën dhe kortizolin, të cilat zgjojnë trupin për veprime emergjente.
Nga simtomat e stresit janë
– zemra rreh më shpejtë,
– muskujt shtrëngohen,
– rritet tensioni i gjakut,
– frymarrja bëhet më e thellë,
– shqisat bëhen më të mprehta.
Këto ndryshime fizike rrisin fuqinë dhe qëndrueshmërinë tuaj, përshpejtojnë kohën ndaj reagimit, dhe rritin fokusin tuaj.
Kjo është përgjigje e stresit dhe mënyra e trupit për t’ju mbrojtur. Kur punon si duhet, stresi ju ndihmon të qëndroni të fokusuar, energjik dhe vigjilent. Në situata emergjente, stresi mund të shpëtojë jetën tuaj, duke ju dhënë forcë shtesë për të mbrojtur veten, për shembull, duke ju nxitur të shtypni frenat për të shmangur një aksident.
Por kur stresi është i vazhdueshëm, me kalimin e kohës ai mund të shkaktojnë mbingarkesë dhe të ketë një efekt të dëmshëm në shëndetin fizik dhe mendor.
Efektet e mbingarkesës së stresit
Kur në mënyrë të përsëritur përjetoni stres, ai mund të:
– rrisë presionin e gjakut,
– të shtypë sistemin imunitar,
– të rrisë rrezikun e sulmit në zemër,
– të shkaktojë goditje në tru,
– të përshpejtojë procesin e plakjes,
– dhe të shkaktojë një mori mendore dhe probleme emocionale.
Shumë probleme shëndetësore shkaktohen ose përkeqësohen nga stresi
– Dhimbje të ndryshme
– Sëmundje të zemrës dhe inflamacioni i arterieve koronare
– Nivelet e larta të sheqerit në gjak
– Probleme të tretjes
– Probleme të gjumit
– Probleme me peshën
– Menstruacione të parregullta
– Sulme të astmës
– Dhimbje koke dhe migrenë
– Hyperventilation apo sulme paniku
– Problemet musculoskeletale. Tensioni i muskujve eventualisht mund të çojë në atrofi muskulare dhe probleme të tjera të lidhura me stresin musculoskeletal.
– Menopauzë.
– Sëmundje të lëkurës, të tilla si ekzema.
Simptomat e mbingarkesës së stresit
Lista e mëposhtme rendit disa nga shenjat e zakonshme paralajmëruese dhe simptomat e stresit kronik. Sa më shumë shenja dhe simptoma që ju keni në veten tuaj, aq më i lartë dhe kronik është stresi tek ju.
- Simptomat njohëse – kognitive
– Probleme me kujtesën
– Paaftësia për t’u përqëndruar
– Gjykim jo i drejtë
– Duke parë vetëm anën negative të çështjeve
– Mendime shqetësuese.
- Simptomat emocionale
– Humor të keq
– Nervozizëm apo durim të shkurtër
– Agjitacion, paaftësia për t’u çlodhur
– Ndjenjë tronditje
– Ndjenja e vetmisë dhe izolimit
– Depresion ose pakënaqësi të përgjithshme
– Merak kronik
– Pesimizëm.
- Simptomat fizike
– Dhimbje të ndryshme në trup
– Diarre ose kapsllëk
– Vjellje, marramendje
– Dhimbje gjoksi, rrahje zemre të shpejta
– Ftohje të shpeshta.
- Simptomat e sjelljes
– Konsumi i pakët ose i tepruar i ushqimit
– Flini më shumë ose më pak se të tjerët
– Izolimi i vetes nga të tjerët
– Neglizhim ndaj përgjegjësive
– Përdorimi i alkoolit, cigares apo drogë për t’u çlodhur
– Zakone nervore (psh. ofendimi dhe përçmimi i të tjerëve)
– Ndryshime të mëdha jetësore
– Lënia pas dore e punës apo shkollës
– Vështirësi në marrëdhënie
– Probleme financiare.
Mbani mend se shenjat dhe simptomat e mbingarkesës së stresit mund të shkaktohet nga probleme të tjera psikologjike ose mjekësore. Nëse jeni duke përjetuar ndonjë nga shenjat paralajmëruese të stresit, është e rëndësishme që të filloni të kujdeseni më shumë për veten tuaj.
Mënyra natyrale për të menaxhuar stresin
Ne jemi të gjithë të ndryshëm. Disa njerëz janë në gjendje për t’u përballur me grushtat e jetës, ndërsa të tjerët kanë tendencë të shkërmoqen nga pengesat dhe zhgënjimet më të vogla. Disa njerëz madje lulëzojnë me sfidat e jetës.
Aftësia juaj për të toleruar stresin varet nga shumë faktorë, duke përfshirë cilësinë e marrëdhënieve tuaja, mbështetjen nga ata që ju rrethojnë, përvojat tuaja jetësore, inteligjenca juaj emocionale, dhe gjenetika.
– Ushtrohuni rregullisht (për 30 minuta ose më shumë, në të shumtën e ditëve); kjo mund të qetësojë gjendjen shpirtërore dhe ndihmon në lehtësimin e stresit, ankthit, zemërimit, dhe frustrimit. Kjo gjithashtu mund të shërbejë si një zbavitje për shqetësimet tuaja, duke ju lejuar që të gjeni pak kohë të qetë për të thyer ciklin e mendimeve negative që ushqehen nga stresi dhe ankthi.
– Dieta; Ushqimi që ju hani mund të ketë një efekt të thellë në disponimin tuaj. Një dietë me ushqim të përpunuar, karbohidratet e rafinuara, dhe ëmbëlsirat mund të përkeqësojnë simptomat e stresit. Një dietë e pasur me fruta dhe perime të freskëta, proteina të cilësisë së lartë, dhe yndyrna të shëndetshme, sidomos acide yndyrore omega-3, mund tju ndihmojnë që të përballeni me vështirësitë dhe menaxhimin e stresit.
– Optimizmi; Njerëzit optimist janë shpesh më të guximshëmit dhe më pak të stresuar. Ata kanë tendencë për të përqafuar sfidat, kanë një ndjenjë të fortë të humorit, dhe e pranojnë se ndryshimi është një pjesë e jetës.
– Aftësia për t’u marrë me emocionet tuaja; Je shumë i ndjeshëm ndaj stresit, dhe nuk e di se si të qetësosh veten kur ndjehesh i trishtuar, i zemëruar, ose i zhytur plotësisht nga një situatë, atëherë duhet të jesh i aftë për të kontrolluar emocionet që tju ndihmojnë të kapërcini këtë fatkeqësi, kjo është një aftësi që mund të mësohet në çdo moshë.
– Njohuritë dhe përgatitja juaja; Sa më shumë që të dini për një situatë të vështirë, duke përfshirë se sa kohë do të zgjasë dhe çfarë ju pret, më e lehtë është për t’u përballuar.
– Relaksohuni; Teknikat e relaksimit dhe të marrjes frymë thellë aktivizojnë përgjigjen e relaksimit të trupit, një gjendje mjaft qetësuese e cila lufton apo i përgjigjet stresit.
– Flini mjaftueshëm; Ndjenja e lodhjes mund të rrisë stresin dhe ju shtyn të mendoni negativisht. Qetësohuni, dhe mendoni për zgjidhjen e çështjeve tuaja pasi të keni fjetur.
Ushqimet më të mira që ndihmojnë në menaxhimin e stresit
– Boronicat; Janë të pasura me antioksidantë dhe vitaminë C, e cila ndihmon riparimin dhe mbrojtjen e qelizave.
– Avokadot; Janë të pasura me vitaminë B, e cila ndihmon promovimin e nervave. Ato janë gjithashtu të larta në yndyrë dhe kalium, që ndihmojnë në uljen e kolesterolit.
– Bajamet, të larta në vitaminë B2 dhe vitaminë E, nxitin sistemin imunitar të mbrojë trupin kundër sëmundjeve.
– Salmoni, jë nga burimet më të mira të acideve yndyrore omega-3, që ndihmojnë për të mbrojtur zemrën tuaj sa herë që keni stres.
– Portokalli; Vitamina C që gjendet te portokalli është e njohur për të ulur kortizolin në trup.
– Spinaqi; Zarzavatet me gjethe të gjelbër, të tilla si spinaqi, përmbajnë magnez, i cili rregullon nivelet e kortizolit dhe ofron një ndjenjë rehatie dhe relaksimi.
– Karrota, përmban carotenoids, të cilat luftojnë stresin oksidativ dhe rritin funksionin e sistemit imunitar.
Në mbyllje
Besimi në Zot, jo vetëbesimi! Besimi në Zot është dhuratë e dhuruar dikujt për të përballuar stresin dhe për të jetuar një jetë më të mirë. Në qoftë se ju keni besim te Zoti dhe jeni të bindur se Ai ka në dorë gjithçka, atëherë mjafton ta përmendni Atë, t’i mbështeteni Atij dhe ta lini çështjen në dorë të Tij, dhe çdo peripeci apo vështirësi e jetës do të kalojë për t’i lënë rradhën tjetrës, deri sa të gjitha vështirësitë shkaktare të stresit të jenë njësoj para teje, pavarësisht sa të mëdha apo të vogla janë, sepse ti ke një Zot që të ka krijuar dhe që kujdeset për ty. Kurse “vetëbesimi” të shton presionin nervor dhe stresin, frikën se mos gabon apo se mos zhgënjen të tjerët, ndërsa të gjithë njerëzit e dinë fuqinë e njeriut, dhe se njeriu është krijuar i dobët, me fuqi të kufizuara. Bëhu vetvetja, bëhu i thjeshtë, mbështetju Zotit dhe ndiq rrugën tënde në jetë!
Bimët e Shkretëtirës për përkrahjen e Shëndetit Mendor
Të gjithë e dimë rëndësinë e aftësisë fizike për të na mbajtur të shëndetshëm dhe të gjallëruar gjatë gjithë jetës sonë. Ajo që mund të mos e dini është se aftësia mendore është po aq e rëndësishme. Në fakt, të dyja janë të ndërthurura. Neglizhimi i shëndetit mendor mund t’ju bëjë më pak elastik ndaj ndryshimeve të jetës, duke ju lënë më shumë të ngjarë të bëni zgjedhje të dobëta të jetesës.
Jetesa në një qytet të ngarkuar dhe në një botë sfiduese, bën që çdo person të përjetojë stres në jetën e përditshme. Qoftë kaos shtëpiak, afate të lodhshme, projekte, provime, që të gjitha shkaktojnë stres dhe ankth.
Kështu, për të ruajtur ekuilibrin emocional dhe për të reduktuar stresin, ankthin dhe depresionin, ne kemi hulumtuar bimët shkretinore më efikase për këtë synim dhe kemi zhvilluar produktet bimore që i gjeni të detajuara më poshtë. (shtypni mbi foto)