You are here:---ARTERIET KORONARE

ARTERIET KORONARE

By | 2017-11-06T15:00:49+00:00 November 6th, 2017|Categories: Zemra Gjaku|0 Comments

ARTERIET KORONARE; FAKTORET E SEMUNDJES, TRAJTIMI NATYRAL

 

Ç’është sëmundja e arterieve koronare?

Arteriet koronare janë arteriet e zemrës të cilat furnizojnë muskulin e zemrës (miokardin) me gjak dhe nëpërmjet tij i sjellin zemrës oksigjenin e domosdoshëm për jetën. Emri i tyre vjen nga trajektorja si kurorë përreth zemrës.
Ekziston arteria koronare e majtë dhe ajo e djathtë. Arteria e majtë furnizon murin e përparmë, murin anësor dhe atë ndarës të ventrikujve (septumin). Muri i pasëm, ashtu si dhe atriumi dhe ventrikuli i djathtë, furnizohen në shumicën e rasteve nga arteria koronare e djathtë.
Sëmundja koronare ka si karakteristikë kryesore ngushtimin për shkak të arteriosklerozes (kalcifikimeve). Si pasojë mund të shkaktohen çrregullime të qarkullimit të gjakut të muskulit te zemrës, të cilat mund të japin ndijesinë e peshës dhe dhimbjes në dërrasën e kraharorit apo marrje fryme. Më pas shfaqen simptoma ne sforcime fizike e me vone dhe ne qetesi. Në raste të rënda mund të ndodhë bllokimi i menjëhershëm i arteries koronare, i cili shkakton infarktin akut të miokardit që është një situatë jetëkërcënuese.

Gjithmonë është e dobishme identifikimi i faktorëve që çojnë në riskun e sëmundjeve të arteriesklerozës koronare, për të shmangur ose minimizuar efektet e saj mund ti ndajmë në dy lloje: Parësore dhe Dytësore.

Njëzet faktorët parësorë  për sëmundjet e zemrës

  1. Lindja nën peshë.
  2. Presion i lartë i gjakut.
  3. Lëshim i lëkurës në zonën e barkut.
  4. Sëmundjet kronike si; pneumonia, herpes dhe sëmundjet e lëkurës.
  5. Ngritje e nivelit Fibrinogen në gjak.
  6. Çrregullimet e normave të trombociteve.
  7. Rritja e tepërt e numrit të qëlizave të kuqe të gjakut duke shkaktuar viskozitettit të gjakut.
  8. Ngritje në nivele të homocysteinës në gjak.
  9. Efekte negative si; depsesioni, zemërimi dhe armiqësitë.
  10. Duhanpirja.
  11. Mënyra e jetesës ku anon boshllëku.
  12. Nivelet e larta të triglicerideve në gjak.
  13. Ngritja e lartë e nivelit të kolesterolit LDL.
  14. Ulje e shkallës së kolesterolit HDL.
  15. Norma e lartë e lipo-proteinave.
  16. Angazhimi më ushqime dietike, të cilat shkaktojnë arteriosklerozë.
  17. Sëmundja e Diabetit.
  18. Mosha 45 vjeç për burrat dhe 50 për gratë.
  19. Prekja e një anëtari të familjes me sëmundjen artiere koronare nën moshën 55 vjeç.
  20. Prekje në të kaluarën me një nga sëmundjet e arterieve koronare.

Njëzet faktorët dytësorë që shkaktojnë sëmundjet e arterieve koronare

  1. Mungesa e estogjenit afatgjatë tek femrat.
  2. Sëmundjet kronike të veshkave.
  3. Emfizema kronike.
  4. Plogështi e gjëndrave teroide.
  5. Kapja nga sëmundja e luposës sidomos tek femrat.
  6. Sëmundja kronike e veshkave.
  7. Infeksioni me HIV.
  8. Pirja e alkoolit.
  9. Rrahje të shpejta të zemres. Kur tejkalon 80 rrahje në minutë, ose shtimi i rruazave të bardha të gjakut( më shumë se 9,000 qeliza/ml gjak).
  10. Pirja e ujit të gazuar, i cili përmban nivele të ulëta të magnezit dhe kalciumit.
  11. Angazhimi dhe punësimi në fusha të caktuara si: komunikacioni ajror, zjarrfikës, ministër, polic ose angazhime të tjera që i japin presion të madh nervor personit.
  12. Angazhimi në punë më shumë se 60 orë në javë, ku individi nuk ka mundësi që të ketë kohë për argëtim ose për qetësim shpirtëror.
  13. Mungesa e mospëlqimit të vetvetes ose jetën personale. Kjo përfshin mospëlqimin e punës, moskomunikimin me partnerin e jetës, shoqëri e papërshtatshme, izolim nga shoqëria etj.
  14. Varfëria dhe kequshqyerja, mospërkujdesia ndaj shëndetit, ajri i ndotur.
  15. Vdekja e njërit prej bashkëshortëve ose divorci, vakum emocional.
  16. Gjatësia e trupit, qereja ose shfaqja e thinjave të parakohëshme.
  17. Marrja e medikamenteve të caktuara për një kohë të gjatë si: kortizon, pilula që ndalojnë shtatëzaninë ose hormone të ndryshme që marrin meshkujt.
  18. 18. Llojet e gjakut; (A), (AB), (A-B).
  19. Tromboza e gjakut në mënyrë jonormale.
  20. Çrregullim gjenetik.

Trajtimi natyral për Arteriet Koronare dhe problemet Kardiovaskulare

Shumë studime kanë treguar se trajtimet natyrale bëjnë mrekulli në kurimin e arterieve koronare, këtu përfshihen disa faktorë bazë:

1. Ushqimi, i cili përfshin:

a) Çfarë duhet ngrënë

b) Çfarë nuk duhet ngrënë

c) Lëngjet dhe koktejet e frutave dhe perimeve më të dobishe për Koronaret

2. Stili i jetës

3. Trajtimi natyral profesional

Për pastrimin e gjakut dhe rrezikun e trombozës, për uljen e normave të sekretimit tromboxan, i cili ndihmon grumbullimin e pllakave të gjakut, dhe per te gjitha problemet qe lidhen me venat koronare dhe gjakun ne teresi, ne mundesojme trajtim natyral profesional te mrekullueshem dhe krejtesisht te sigurte. Na kontaktoni per detajet.