You are here:---Kistet e qepallave

Kistet e qepallave

By | 2017-12-05T12:16:50+00:00 December 5th, 2017|Categories: Lëkura|0 Comments

Mënyra natyrale për kurimin e kisteve të qepallave (Chalazions)

 

Kisti i qepallave, i njohur në gjuhën mjekësore me emrin chalazions, është një gungë e vogël që shfaqet nën lëkurën e qepallës për shkak të bllokimit të yndyrave në gjëndrën yndyrore të qepallave. Kjo nuk është e transmetueshme dhe është e zakonshme më shumë tek të rriturit se tek fëmijët.

Ky lloj kisti që gjendet në qepallë është i ngjashëm me një kath apo byc, por zakonisht është më i madh dhe më i dhimbshëm. Ai përhapet në zonën rreth syrit dhe herë pas here shkakton dhimbje dhe acarim. Kur infektohet bëhet më i fryrë, më i kuq dhe i dhimbshëm.

Shkaku më i zakonshëm i kistit në qepallë është bllokimi dhe inflamacioni i yndyrave nën lëkurën e qepallës.

Njerëzit më të prekur nga këto kiste janë ata që shpesh prekin sytë dhe qepallat me duar të papastra. Por tek disa ndodh edhe për shkak të sekrecioneve të trasha që qarkullojnë me vështirësi, duke i bërë ata të ndjeshëm dhe të kënë bllokime të yndyrave duke shkaktuar chalazions.

Kistet e qepallave zakonisht nuk janë serioze dhe rrallë pengojnë vizionin. Por ndonjëherë paraqesin probleme të menjëhershme për sytë, gjithashtu janë të pakëndëshme dhe të padëshiruara dhe të gjithë duan ti kurojnë sa më shpejt. Ju mund të përdorni disa trajtime natyrale për t’i kuruar shpejt dhe pa efekte anësore ose të dëmshme për sytë. Ja disa mënyra për ta bërë këtë:

  • Kompresa e ngrohtë

Një kompresë e ngrohtë është një nga mënyrat më të mira për kistet e syrit. Nxehtësia ndihmon qarkullimin e gjakut në zonë dhe promovon kullimin e gjëndrrës; ajo gjithashtu ndihmon për uljen e dhimbjeve dhe ënjtjeve. Vendosni një copë  të butë të njomur me ujë të pastër dhe të sterilizuar mbi qepallë për 5-10min.

  • Gjethet e pemës së rrëshirës arabe

Gjethet e pemës së rrëshirës arabe ndihmojnë për uljen e dhimbjeve dhe ënjtjes në sajë të vetive anti-inflamatore dhe anti-septike. Vendosni gjethet  në një gotë me ujë të sapovaluar, njomni një copë me këtë ujë dhe vendoseni mbi qepallë për 5-10 min.

  • Uthull molle

Uthulla e mollës ka dhënë rezultate pozitive për kistet e syve. Elementët anti-inflamator dhe anti-septik ndihmojnë për të lufuar infeksionin.  Një lugë me uthull molle shtojeni në një gotë me ujë, njomni pak pambuk me këtë ujë dhe aplikojeni në zonën e prekur për 1 min.

Gjithashtu ju mund të pini një lugë me uthull të përzier në një gotë me ujë dy herë në ditë.

  • Vaj ricini

Vaj ricini ka veti të larta anti-inflamatore, i cili ndihmon për uljen e dhimbjes dhe inflamacionin mbi qepallë. Ky mund të ndihmojë për uljen e madhësisë dhe shërimin e shpejt të cistit. Aplikojeni të vakur duke përdorur një copë pambuku për 5 min.

  • Shafrani indian

Përzieni  gjysëm luge me pluhur shafrani me vaj ricini dhe vendoseni mbi qepallë për 10 min, më pas shpëlajeni me ujë të vakët.

  • Qese të çajit jeshil

Qeset e çajit jeshil janë gjithashtu efektive në trajtimin e kisteve të qepallës. Çaji jeshil ka veti anti-inflamator që ndihmojnë në zvogëlimin e  dhimbjes dhe inflamacionin dhe për të zvogëluar madhësinë e  kistit. Shtrydhni qesen e cajit dhe vendoseni mbi qepallë për 5 min.

  • Aloe vera

Një trajtim efektiv për kistin e qepallave  është edhe aloe vera. Elemnetët  e saj anti-inflamatore mund të ndihmojnë  në uljen e skuqjeve, ënjtjes dhe inflamacionit. Përveç kësaj, ajo ka veti antibacterial që ndihmojnë në luftimin e inflamacionit. Aplikoni pak xhel nga gjethet e aloe verës mbi qepallë dhe lëreni për 15 min.

  • Majdanoz

Majdanozi ndihmon për të nxjerrë lëndët  toksike nga kisti i qepallës, nga ana tjetër ndihmon promovimin e shërimit. Ai gjithashtu vepron si një agjent i butë antibacterial që lufton infeksionin.  Vendosni një dorë majdanoz në një enë me ujë të sapovaluar, njomni  pak pambuk dhe aplikoni zonën e prekur.

Kushtet e parandalimit dhe shërimit nga kistet e qepallave

– Higjena personale.

– Larja e fytyrës rregullisht me ujë të vakët dhe sapun natyral.

– Larja e duarve  me sapun para se të prekni sytë.

– Përdorja e  peshqirit personal për tharjen e syve.

– Mos përdorni makeup kur ju jeni të prekur nga kistet e syve.

– Shmangi përdorjen e lenteve.

– Mbroni sytë nga pluhuri dhe ndotja e ajrit.

– Mos e shtrydh as mos e shtyp kistin, por lëre të kurohet vetë.