Dhembjet e gjirit tek femrat

Published On: January 1st, 2023Categories: Shëndeti Seksual0 Comments on Dhembjet e gjirit tek femrat

Dhembjet e gjirit tek femrat

 

Shkaqet e dhembjeve të gjirit

Shumë prej grave u ndodhin dhembje në gji kohë pas kohe, dhe shkaqet e këtyre dhembjeve kthehen në disa faktorë kryesorë:

– Ndryshimet që ndodhin nga ndikimi i hormoneve femërore në gjysmën e dytë të muajit para ardhjes së të përmuajshmeve. Këto dhembje zënë shumicën e grave dhe nuk përbëjnë asnjë rrezik për to. Ky është edhe shkaku kryesor i dhembjeve të gjirit, dhembje e cila kap të dy gjijtë ose njërin prej tyre; shtohet para ardhjes së menstruacioneve dhe pakësohet apo largohet plotësisht pas kësaj. Po kështu edhe çrregullimet e të përmuajshmeve mund të shtojnë dhembjet e gjirit.

– Gjatë kohës së pubertitetit, gjirit të femrës i ndodhin shumë ndryshime, siç është: rritja, shfaqja e disa kokrrizave përreth thithës së gjirit si dhe disa dhembje të lehta në gji, gjëra të cilat janë të gjitha më se normale.

– Shtatëzania është gjithashtu shkak për dhembjet e gjirit, dhe kjo ndodh për shkak të ndikimit të hormoneve dhe rritjes së gjendrës së qumështit që shoqëron shtatëzaninë.

– Shtimi në peshë mund të jetë shkak për dhembjet në gji.

– Vendosja e gjimbajtëseve (sutjenave) jot ë rehatshme apo me përmasa që nuk i përshtaten madhësisë së gjirit shkaktojnë dhembje gjiri.

– Marrja e disa medikamenteve mjekësore.

– Tumoret e ndryshme, të cilat mund të jenë të parrezikshme dhe që formohen si rezultat i aktivitetit qelizor të tepruar që çon në formimin e kokrrave ceroze (fibroze) me gjendra të zmadhuara. Por mund të jenë edhe tumore të rrezikshme (kancerore), të cilat zakonisht janë dhembje të lehta por ndryshe nga ato të zakonshmet. (Në tumoret e rrezikshme, në 90 % të rasteve, gjiri nuk ka dhembje por ato fillojnë vetëm në fazat e vonshme të përparimit të tumorit kur ai shfaqet jashtë dhe ndodhin ndryshime të dukshme në gji dhe në thithat e gjirit, Allahu i ruajtë muslimanet nga kjo sëmundje e keqe!)

– Çrregullimet e gjendjes shpirtërore dhe problemet shoqërore, përballja me marrjën e një hapi të ri të rëndësishëm në jetë, mërzitja e madhe, e të tjera si këto, mund të jenë shkak për dhembjet e gjirit.

Masa e dhembjeve të gjirit ndryshon nga një grua tek tjetra dhe nga një rast në tjetrin. Ato sillen nga dhembje të lehta në tjera të forta dhe të mërzitshme që ndikojnë në jetesën e gruas dhe qetësinë e saj, dhe e ndalojnë atë nga kryerja e disa prej detyrave të saj, siç është gjidhënia foshnjes, kryerja e marrëdhënieve intime me bashkëshortin, dhe ndonjëherë ngushtimi dhe ndjesia me mbushjen e gjijve dhe mosqetësia janë e vetmja gjë që ndjen një grua, kurse të tjera ndiejnë gudulisje dhe dhembje të forta.

Trajtimi i dhembjeve të gjirit

Trajtimi për dhembjet e gjirit ndryshon në varësi të faktorëve që i shkaktojnë ato dhembje, dhe këto sillen si më poshtë:

– Duhet t’i sqarohet gruas që ankohet për dhimbje gjiri se kjo është diçka e përhapur dhe kap shumicën e grave dhe zakonisht nuk përbën asnjë rrezik për to.

– Rënia në peshë dhe ruajtja e peshës mesatare.

– Pakësimi sa më shumë i pijeve stimuluese si çaji, kafja, pepsi dhe çokollata.

– Mospirja e duhanit.

-Pakësimi i kripës dhe yndyrës në gjysmën e dytë të muajit para ardhjes së menstruacioneve.

– Ndjekja e një programi ushqimor të shëndetshëm dhe të pasur me vitamina natyrale.

– Vendosja e gjimbajtëseve të rehatshme dhe me përmasa të përshtatshme.

– Dhembjet e gjirit në kohën e gjidhënies zakonisht ndodhin për shkak të infeksioneve ose çarjes së thithës së gjirit, kështu që duhet ta zbulosh këtë gje, sepse nëse ekzistojnë infeksione apo çarje të thithës së gjirit, duhet ta ndërpresësh gjidhënien menjëherë dh eta nxjerrësh qumështin e gjirit me shtrydhje të tij apo me mjete të posaçme për këtë gjë që gjenden në farmaci. Pra, e nxjerr qumështin e gjirit me këtë mënyrë dhe e vendos në enë prej qelqi të sterilizuar (beberon apo shishe qelqi), pastaj ja jep fëmijës ta pijë, deri sat ë shërohet plotësisht infeksioni i gjirit apo të carat e tij. Zakonisht infeksioni i gjirit kurohet me antibiotikë të përshtatshëm dhe disa hape të tjera për pakësimin e dhembjeve, kurse të carat e gjirit kurohen me krem zbutës pas çdo gjidhënie, për ta ruajtur thithën e gjirit të butë dhe për të parandaluar tharjen e saj.

– N.q.s. ndjen dhembje në brendësi të gjirit, kjo mund të jetë si pasojë e distancës së gjatë kohore mes gjidhënieve, gjë e cila shkakton grumbullim të qumështit në gji, dhe si pasojë ndjen dhembje. Kështu që mos e zgjat kohën mes dy gjidhënieve si dhe duhet t’i japësh gji fëmijës nga të dy gjijtë dhe jo vetëm nga njëri, në mënyrë që të mos mblidhet qumështi në të dhe të shkaktojë gjithë ato lodhje e pasoja.

– Kryerja e ushtrimeve të rregullta fizike.

 

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook