Acacia Ehrenbergiana

Published On: November 7th, 2022Categories: Bimët Shkretinore0 Comments on Acacia Ehrenbergiana

Acacia Ehrenbergiana; Me efekt të fortë anti-cancer, anti-bakterial, anti-inflamator…

 

Arabisht: السَّلَم أو السنط الأرنبرغي

Anglisht:  Salam

Emri shkencor: Acacia ehrenbergiana L.

Famija: Fabaceae

Acacia Ehrenbergiana është një pemë shkurre e gjatë ose një pemë e vogël, rrallë është më e madhe se 4 metra  lartësi. Bima është shumë e degëzuar. Trungu ka ngjyrë kafe të errët, lëvore të dendur dhe degë të gjelbërta  ose kafe, me gjethe të vogla. Në boshtin e gjetheve rriten gjemba të bardhë, të gjatë e të çiftëzuara, të cilat janë deri në 6 centimetra në gjatësi dhe më të gjata se gjethet. Lulet me gëzof të verdhë të artë dhe aromatike, me diametër rreth 1.5 cm. Bishtajat e farave janë të rrafshuar dhe të lakuar me shtrëngime midis farave.

Kjo kaçubë i ngjan akacies së kuqe (Acacia seyal) por ajo specie jeton në habitatet me reshje më të larta dhe ka gjemba më të shkurtër se gjethet e saj. Gjithashtu i ngjan Acacia hockii por ajo specie ka gjethe që zakonisht kanë vetëm një ose dy pinnae.

Acacia Ehrenbergiana  është një specie e shkurreve rezistente ndaj thatësirës që gjendet në Sahara, në Sahelin verior, Afrikën Lindore dhe në të gjithë Gadishullin Arabik. Zakonisht njihet si pema ‘selem’ në arabisht.

Bima eshtë një specie shumë rezistente ndaj thatësirës dhe mund të mbijetojë në zona me një gamë reshjesh nga 50 deri 400 milimetra në vit.  AE është në  Listën e Kuqe të IUCN të specieve të kërcënuara e cila e rendit bimën si “shqetësim i vogël” pasi është e zakonshme në të gjithë gamën e saj të gjerë, popullsia është e qëndrueshme dhe shpesh është lloji mbizotërues i bimësisë në zonat në të cilat rritet. Sidoqoftë, është e rëndësishme që të mos shfrytëzohet shumë për shkak të rëndësisë që ka për njerëzit autoktonë. Nga bima nxirret rrëshirë dhe vaj kurativ. Përdoret në mjekësi si zbutës dhe luftues i viruseve të ndryshme.  AE ka kryesisht aktivitet antimikrobik.

Bima është përmëndur në  Gjuhën e arabëve te Ibn Manzoor: “Salam ka një lule të verdhë, me erë të mirë, dhe pak hidhëti.”

Në hadithin e Ibn Umerit thuhet  se ai ishte duke u falur  tek pema Selamat në rrugën për në Mekë; Xheriri ka thënë: “ Selam ëshët pemë  me gjemba,  ka një lule të verdhë, me aromë  të mirë, konsumohet në dimër, dhe  është e gjelbër në verë.”

Acacia Ehrenbergiana Hayne (Salam); ka aktivitet të fortë anti-cancer, anti-bakterial, anti-inflamator, anti-fungal dhe anti-pyretic, si rezultat i lëndëve aktive që përmban, si: Pdasycarpidan-1-methanol acetate (ester), β-sitosterol, 1-monolinoleoylglycerol, squalene, octacosanol, α-amyrin dhe lupeol; si dhe anti-oksidantët: 7,9-di-tert-butyl-1-oxaspiro(4,5)deca-6,9-diene2,8-dione, heptacosane, 1,1′,2,2′-tetrahydro-1,1′- dimethoxy-carotene, lycopene and 2-methyleicosane.

Pjesët që përdoren: Kërcelli, gjethet, lulet dhe farat.

Acacia Ehrenbergiana përmban: Acid galik, metil gallate, rutin, myricetin, quercetin, myricetin 3- O – (3 ” – O-galloyl) -β-D-rutinoside, alkaloide, flavnoids, tannins dhe saponin.

Dobitë mjekësore të Acacia Ehrenbergiana 

– Përhapja e rezistencës bakteriale kundër antibiotikëve është konsideruar një nga problemet e zakonshme në botën mjekësore, kështu që një nga hapat më të rëndësishëm në studimet mikrobiologjike është gjetja e një kompleksi të ri antimikrobik me efekte minimale anësore.

– Acacia ehrenbergiana është një nga bimët më të mira për luftimin e qelizave mikrobale në trup përfshirë edhe qelizat kancerore.

– Bima përmban një kapacitet të konsiderueshëm anti-mikrobik.

– Acacia ehrenbergiana është vlerësuar për aktivitetin e saj antimikrobik kundër disa patogjenëve me rëndësi si: Staphylococcus epidermis, Escherichia coli, Streptococcus pyogens, Pseudomonas aerogenes, Salmonella typhimurneus, Cerucus Candida albicans.

– Bima ka treguar efekt të lartë antibakterial ndaj të gjitha mostrave të ekzaminuara të baktereve patogjene.

– Acacia ehrenbergiana përmban alkaloide, flavnoide, tannine dhe komponime saponin, kështu që mund të konkludohet se ekstrakti Acacia ehrenbergiana posedon aktivitet të mrekullueshëm antibakterial kundër baktereve gram pozitive dhe gram negativ dhe për t’u futur si zëvëndësues për ilaçet kimike antimikrobiale.

– Ndihmon në trajtimin e diarresë, të cilat më së shpeshti janë për shkak të Escherichia coli (E. coli) dhe Salmonella spp.

– Rezistenca e baktereve ndaj anti-biotikëve ndodh për shkak të mos aktivizimit të sistemit imun dhe  mos kryerjen e aktivitetit në qelizat bakteriale,  Acacia ehrenbergiana aktivizon sistemin imun dhe lufton qelizat bakteriale.

Shënim!

Nëse merret në dozën dhe mënyrën e duhur, Acacia Ehrenbergiana nuk ka efekte anësore.
Bima është një nga përbërësit e disa prej ilaçeve tona bimore për sëmundje të caktuara.

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook