Artemisia Jordanica; Dhe dobitë e mrekullueshme të saj

 

Emri shkencor: Artemisia Jordanica L

Arabisht: الشيح , al-Shejh

Anglisht: Mugwort

Janë disa lloje të bimës Artemisia, si p.sh:

Artemisa Jordaneze; latinisht: Artemisia jordanica.

Artemisia holi; latinisht: Artemisia annua.

Artemisia halili; latinisht: Artemisia Judaica.

Artemisika siber; latinisht: Artemisia sieberi.

Artemisia njëfarëshe; latinisht: Artemisia monosferma.

Njohuri rreth bimës

Artimesia Jordanica është bimë shumëvjeçare, që rritet në Jordani, Siri, Iran, Turqi dhe në Afrikën Veriore. Është e përhapur edhe në rajonet Veriore dhe Lindore të Arabisë Saudite. Rritet natyrshëm në shkretëtirë. Gjethet kanë aromë të këndëshme dhe të fortë dhe  janë të mbuluara me push të bardhë. Lulet i ka ngyrë të verdhë. Janë afërsisht 200 deri 400 lloje të Artimesisë.

Përmbajtjet kryesore të bimës

Përmban vajra avullues, lëndën Santonin. Artemisia është nga bimët e njohura për përbërjen e fortë të vajrave esencialë, shijen e ka të idhët nga përbërja lactones.

Pjesët e bimës që përdoren janë: gjethet, lulet, kërcelli, rrënjët. Mund të përdoren veçmas ose të gjitha bashkë.

Vetitë kuruese të Artimesia Jordanica

– Artemisia përdoret për kurimin e sëmundjeve neurologjike.

– Vret parazitët e stomakut.

– Ndërpret gëlbazën dhe ndalon dhimbjet e barkut.

– Largon ethet dhe ul temperaturën.

– Ul gradën e  sëmundjes së diabetit.

– Nëse e përdor si temjan largon erën e keqe  të shtëpisë dhe parazitët.

– Nxitës i urinës dhe menstruacioneve.

– Nivelon  dhe ul sheqerin në gjak.

– Kuron sëmundjet e lëkurës.

– Kuron sëmundjet e sistemit të tretjes.

– Përmirëson imunitetin e trupit.

– Ndihmon në kurimin e sëmundjeve autoimmune.

– Kuron disa lloje të kancerit.

– Kuron sëmundjet e sistemit të frymarrjes.

– Elementi që përmbajnë lulet janë të dobishme për sëmundjet e syve.

– Parandalon rënien e flokëve dhe kuron Alopecia Areata.

Daud el-Antaki (vdekur 1599) thotë për të: “Al-Shijh (Artemisia Jordanica) është bimë me materie të nxehtë e të thatë në gradën e tretë. Largon gëlbazën, hap bllokimet, nxjerr parazitët dhe përzierjet e prishura e të këqia, largon dhimbjet e barkut dhe të përzierat, largon dhimbjet e shpinës dhe të diskut me pirje dhe lyerje. Hiri i tij i bashkuar me çdo lloj vaji largon qerenë dhe alopecinë, si dhe mbin flokun me lyerje. Lehtëson vështirësitë e frymëmarrjes me pirje dhe sëmundjet e syve me lyerje. Nxjerr sekrecionet nga trupi dhe largon ethet dhe temperaturën.