You are here:---Arra

Arra

By | 2017-11-18T23:18:06+00:00 November 18th, 2017|Categories: Fruta Perime|0 Comments

Arra; Për sitemin imun, sistemin nervor, shëndetin kardiovaskular, shëndetin e kockave, luftimin e kancerit të gjirit, prostatës, për flokët, lëkurën…

 

Arabisht: جوز,  عين الجمل

Anglisht: Walnut.

Emri shkencor: Juglans regia L.

Familja: Juglandaceae.

Arra është pemë frutore shumëvjeçare, me trung të fortë, të lëmuar e ngjyrë hiri, me gjethe të mëdha, me lule si vile, me fara të mbështjellë me lëvozhgë të fortë, me shark të gjelbër e me thelb të ndarë në katër pjesë.

Orgjina e arrës është Persia. Arrat kultivohen  kryesisht në vende të ftohta. Prodhimi botëror është rritur shumë kohët e fundit. Kina zë vendin e parë në botë për prodhimin e saj, e pasuar nga Irani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Arrat përdoren në gatime të ndryshme në të gjithë botën. Në Shqipëri përdoret në shumë lloje ëmbëlsirash dhe në supë. Arrat gjithashtu përdoren në shumë produkte kozmetike. Arrat konsiderohen nga farat më ushqyese në botë.

Elementët përbërës të arrave: Energy, Carbohydrates, Sugars, Dietary fiber, Fat, Protein, Vitamins; A, beta-carotene, Thiamine (B1), Riboflavin (B2), Niacin (B3), Pantothenic acid (B5), B6, Folate (B9),  B12, C, D, E, K, omega -3, Minerals; Calcium, Iron, Magnesium, Manganese, Phosphorus, Potassium, Sodium, Zink.

Dobitë shëndetësore të Arrës

– Forcon imunitetin dhe parandalon sëmundjet.

– Forcon sistemin kardiovaskular, ul presionin e gjakut, redukton kolesterolin e keq dhe inkurajon prodhimin e kolesterolit të mirë.

– Nxit punën e sistemit nervor dhe përmirëson kujtesën.

– Konsumimi i 2-3 kokrrave në ditë ul rrezikun e kancerit të gjirit dhe prostatës.

– Arra lufton sëmundjet inflamatore si: Astmën, Artrititn dhe Ekzemën.

– Arrat përmirësojnë shëndetin e kockave, ulin inflamacionet, dhe ruajnë shëndetin e tyre për një kohë të gjatë.

– Lehtëson  gjumin, redukton stresin dhe depresionin.

– Përmirëson shëndetin seksual dhe cilësinë e spermës.

– Ndihmon zhvillimin e fetusit gjatë shtatzanisë.

– Ndihmon në kurimin e anemisë.

– Ndihmon në kurimin e diarresë kronike.

– Parandalon prishjen e dhëmbëve dhe ruan shëndetin e mishrave të dhëmbëve.

– Lehtëson tretjen, përmirëson funksionin e zorrëve.

– Parandalon rrudhat dhe plakjen e parakohshme.

– Parandalon rënien e flokut, zbokthin, nxit rritjen dhe mbirjen e tyre.

Kujdes!

– Arrat mund të shkaktojnë reaksione alergjike në njerëz që janë të ndjeshëm ndaj saj.

– Mund të nxisë shtim në peshë.

– Konsumimi i tepërt mund të shkaktojë diarre.