Simptomat e Hepatitit B Akut dhe Kronik

Simptomat e Hepatitit B Akut dhe Kronik

 

Hepatiti B është një nga infeksionet serioze dhe shumë i përhapur në mbarë botën.

Simptomat e hepatitit ndahen në dy lloje: akute dhe kronike.

Pacientët që vuajnë nga hepatiti B akut mund të përjetojnë:

– Humbje të rëndë të oreksit apo anoreksi,

– nauze,

– të vjella,

– dhimbje barku,

– ndryshime në shije,

– ethe ,

– verdhëz,

– zverdhje të lëkurës,

– stomak të zmadhuar.

Hepatiti kronik është një inflamacion i rëndë i mëlçisë. Viruset e tilla si hepatiti B ose C, shkaktojnë inflamacion, i cili dëmton qelizat e mëlçisë.

Simptomat e hepatit B kronik përfshijnë

– Mëlçi të zmadhuar,

– humbje në peshë,

– ethe dhe temperaturë,

– dobësi,

– lodhje,

– humbje të oreksit,

– humbje në peshë,

– zgjerim të gjirit tek meshkujt,

– skuqje mbi pëllëmbët e duarve,

– vështirësi me koagulimin e gjakut.

Të gjitha këto simptoma komplikojnë të ushqyerit dhe e bëjnë të vështirë ushqyerjen  mirë, në një kohë kur është e domosdoshme për të siguruar një dietë me shumë kalori dhe për të parandaluar dëmtimin e mëlçisë.

Dieta ushqimore për Hepatitin

Stimulimi i oreksit për të kapërcyer anoreksinë, është ndoshta një nga sfidat më të vështira me të cilat përballet shumica e atyre që janë duke u përpjekur për të ndihmuar një pacient me hepatit, i cili mund të ndjehet i sëmurë dhe të refuzojë ushqimin.

I ofroni të sëmurit ushqim pa yndyrë, ose të ulët në yndyrë, për shembull:

– Lëngje frutash; lëng portokalli, ananasi, molle, qershie, etj.

– Qumësht organik dhie pa yndyrë.

– Fruta të freskëta si: banane, kivi, avokado, papaja, boronicë, hurma arabe, etj.

– Pelte e ëmbëltuar me mjalt.

– Telbine e ëmbëltuar me mjalt.

– Krem ​​të ulët në yndyrë.

– Lëngje perimesh si: lëng karrote, selino, panxhari, rrepe, etj.

– Supë me perime.

– Tri vezë në javë.

– Peshk të egër dhe mish pule organik pa lëkurë.

– Bishtajoret.

– Drithërat e plotë.

– Arra, bajame, fara kungulli, fara luledielli, etj.

Ushqime që duhet të përjashtohen nga të sëmurët me Hepatit

– Qumështi, djathi, gjalpi, margarina.

​​- Ëmbëlsirat artificiale.

– Çokollata që përmban sasi të lartë yndyre.

– Majoneza.

– Mishi i skuqur.

– Peshku yndyror.

– Lëkura e pulave.

– Të gjitha mishrat e përpunuar, përfshirë: sallamin, salçiçet, etj.

– Proshuta.

– Peshku i konservuar në vaj.

– Patatet e skuqura.

– Ushqimet pikante.

– Shmangni alkoolin. Alkooli është si të hedhësh gaz në zjarr, ai shkakton hepatit alkoolik dhe rrit dëmtimin e mëlçisë.

Ajo që ne hamë ndikon në gjithë trupin tonë, sidomos në mëlçi. Mëlçia është centrali elektrik i trupit. Ajo është organi i dytë më i madh dhe ndihmon me shumë funksione vitale. Kur mëlçia është e sëmurë, ajo ndikon në gjithë trupin tonë, madje edhe në sistemin imunitar, i cili ju ndihmon për të luftuar sëmundjen. Mbroni mëlçinë tuaj që ajo tju mbrojë ju.

Bimët e Shkretëtirës për Shëndetin e Mëlçisë


Mëlçia është organi më i rëndësishëm i trupit, pa funksionin e plotë të së cilës njeriu nuk jeton shumë gjatë, pasi ajo kryen mijëra funksione jetike për trupin. Nga detyrat kryesore të mëlçisë është se ajo detoksifikon dhe shkatërron kimikatet në gjak, duke përfshirë barnat dhe ndotësit toksikë. Ajo është përgjegjëse për kryerjen e funksioneve të ndryshme si sintezën e proteinave, sintezën e glikogjenit dhe prodhimin e biokimikëve që janë të nevojshëm për tretjen.

Ndërsa një mëlçi e shëndetshme ka aftësinë të ripërtërihet, ose të rigjenerohet kur dëmtohet, inflamacioni kronik dhe hepatiti mund të dëmtojnë mëlçinë përgjithmonë, duke çuar më tej në cirrozë dhe kancer ose dështim të mëlçisë, nëse nuk trajtohet si duhet në mënyrë natyrale dhe të sigurt.

Është me rëndësi jetike që të ndërmerrni hapa për ta mbajtur mëlçinë të shëndetshme, pa hepatit dhe pa kancer, duke kufizuar marrjen e alkoolit, duke qëndruar të hidratuar, duke ngrënë pastër dhe më e rëndësishmja duke marrë ilaçe bimore për kujdesin e mëlçisë dhe shërimin e sëmundjeve të saj.

Për të stimuluar ripërtëritjen e mëlçisë, për të parandaluar dëmtimin e saj dhe për të luftuar sëmundjet e saj, ekipi i Kërkimit dhe Zhvillimit të Wild Arabic Herbs (WAHRD) ka identifikuar bimët e egra shkretinore më efikase, për të zhvilluar produktet bimore të mëposhtme. (Shtypni mbi foto)

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook