HEPATITI B

Published On: December 2nd, 2022Categories: Mëlçia - Hepatiti0 Comments on HEPATITI B

HEPATITI B; Përcaktim, Statistika, Simptomat, Testimi, Trajtimi Natyral

 

Hepatiti B është një nga infeksionet serioze më të zakonshme të mëlçisë në mbarë botën, i cili shkaktohet nga virusi i hepatitit B. Virusi i hepatitit B hyn në trup dhe udhëton në mëlçi nëpërmjet qarkullimit të gjakut. Në mëlçi, virusi i ngjitet qelizave të shëndetshme të mëlçisë dhe shumohet. Ky shumim i virusit shkakton më pas një përgjigje nga sistemi imunitar i trupit. Njerëzit shpesh nuk janë në dijeni se janë infektuar me hepatit B në këtë fazë.

Mëlçia është baza kryesore e shumëzimit viral të hepatitit B, por gjithashtu është prezent në gjak dhe në lëngje të caktuara të trupit. Kur një person merr fillimisht Hepatitin B, thuhet të ketë një infeksion akut.

Infeksioni i hepatitit B mund të çojë në cirrozë (dhëmbëzim të mëlçisë), kancer të mëlçisë ose dështim të mëlçisë në qoftë se nuk është diagnostikuar dhe menaxhuar.

– Dy miliardë njerëz në mbarë botën janë të infektuar me hepatit B në nivel global.

– Rreth 600 mijë njerëz vdesin çdo vit për shkak të pasojave të hepatitit B.

Hepatiti B ka prevalencë ë më të lartë në Afrikën sub-Sahariane dhe Azinë Lindore. Shumica e njerëzve në këto rajone infektohen me virusin e hepatitit B gjatë fëmijërisë (WHO Hepatitis B Fact Sheet).

Normat e larta të infeksioneve kronike janë gjetur edhe në Amazon dhe pjesët jugore të Evropës Lindore dhe Qendrore. Në Lindjen e Mesme dhe nënkontinentin Indian, rreth 2-5% e popullsisë së përgjithshme ka infeksion kronik (WHO Hepatitis B Fact Sheet).

Grupe të tjera me rrezik të lartë të infektimit nga hepatiti B përfshijnë Indigjenët Australianë, njerëzit që marrin pjesë në aktivitet seksual me rrezik të lartë dhe njerëzit të cilët injektojnë droga.

Në vendin tonë (Shqipëri), Hepatiti Viral që takohet më shpesh është Hepatiti Viral A dhe B. Ne hyjmë ndër vendet me prevalence më të lartë për format A dhe B të hepatiteve. Nga studimet e seroprevalencës, të ndërmarra në vite nga ISHP, llogaritet se në vendin tonë rreth 200.000 individë të jenë infektuar nga Hepatiti Viral B, me një prevalencë që shkon nga 7-9%, si dhe rreth 30.000 persona me Hepatit C, me një prevalencë që shkon nga 0.5 në 1.5%.

Prevalenca nga Hepatiti C është shumë më e lartë në disa grupe të popullatës, si meshkujt që kryejnë seks me meshkujt, apo përdoruesit që marrin droga me injeksione. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2011, incidenca e Hepatitit Viral është 54.00 për 100.000 banorë, (moh.gov.al).

Hepatiti sot përbën një problem për shëndetin publik edhe në Shqipëri. Prevalenca e hepatitit B raportohet të jetë 7%, ndërsa ajo e hepatiti C 1%.

Shqiptarët janë një ndër popujt e Evropës të prekur më shumë nga hepatitet virale B dhe C. Shqipëria mbetet një nga vendet e para në evropë për sëmunshmërinë nga hepatitet. 6 në 100 persona në shqipëri kanë hepatit B. 20% e të prekurve nga hepatiti C humbin jetën.

Rastet me hepatit B dhe C janë shumë të shpeshta edhe në Kosovë. E veçanta është se të prekur ka edhe në moshat e reja. Sipas statistikave të nxjerra në kosove rezultojnë rreth 60 % prej të prekurve janë femra, kurse meshkuj 38% , kryesisht të moshës 16-66 vjeç.

Vdekjet nga kanceri primar i mëlçisë janë në rritje më shpejt se çdo shkak tjetër i vdekjes nga kanceri, dhe Hepatiti B kronik i patrajtuar është një kontribues i madh i kësaj. Shumica e njerëzve të diagnostikuar me kancer të mëlçisë vdesin brenda një deri në dy vjet – shumica në muajin e parë pas diagnozës.

Çfarë ndodh kur infektohesh nga hepatiti B?

Menjëherë pasi virusi HBV hyn në trup, ai infekton qelizat e mëlçisë të quajtur hepatocytes. Në përgjigje të këtij infeksioni, sistemi imunitar synon virusin dhe hepatocytet e infektuara bashkë me të. Kjo shkakton inflamacion të mëlçisë (hepatit).

HBV mund të shkaktojë hepatitin akut, që do të thotë inflamacion afatshkurtër të mëlçisë, derisa sistemi imunitar është në gjendje për të pastruar trupin nga virusi, zakonisht brenda gjashtë muajve nga infektimi me virusin.

Megjithatë, HBV mund të bëhet një infeksion kronik.
Kjo do të thotë se sistemi imunitar nuk është në gjendje që ta asgjësojë virusin brenda gjashtë muajve pas infektimit. Me fjalë të tjera, virusi vazhdon të riprodhohet në mëlçinë e personit për muaj e vite pas infeksionit. Kjo mund të rrisë rrezikun e dëmtimit të mëlçisë dhe kancerit të mëlçisë. Për më tepër, dikush me infeksion kronik HBV mund të transmetojë virusin tek të tjerët.

Disa të rritur të infektuar me HBV kanë më shumë gjasa për të pastruar virusin gjatë fazës akute të infeksionit se të tjerët. Për shembull, pacientët të cilët kanë përgjigje imune të dëmtuar, të cilët janë shëruar nga transplantet e organeve, apo janë duke kaluar nëpër kimioterapi ose dializë për problemet e veshkave, apo që marrin terapi steroide për të shtypur sistemin imunitar, ose që janë HIV pozitiv, kanë më shumë gjasa për të zhvilluar HBV kronik se pacientët me përgjigje normale imunitare.

Fatkeqësisht te foshnjet dhe femijët numri i të infektuarëve që zhvillojnë infeksion kronik është i lartë. Rreth 90% e të porsalindurve zhvillojnë Hepatit B kronik, ndërsa rreth 50% e fëmijëve nuk zhvillojnë infeksion kronik.

Individët që rimarrin veten nga Hepatiti akut do të zhvillojnë antitrupa mbrojtës. Pas infeksionit të parë me virusin, trupi di të mbrojë organizmin nga një rimarrje e HBV. Themi se ata bëhen imun ndaj virusit të hepatitit B. Ndërsa ata që nuk mund të eleminojnë virusin edhe pas 6 muajsh infeksion, virusi zakonisht qëndron në mëlçi dhe gjak për të gjithë jetën. Këta individë diagnostikohen me hepatit B kronik.

Edhe pse shumica e individëve me hepatit B kronik bëjnë një jetë të zakonshme, ata janë gjithmonë në rrezik për zhvillimin e e sëmundjeve serioze të mëlçisë gjatë jetës së tyre. Virusi në mënyrë të fshehtë dhe të vazhdueshme sulmon mëlçinë për shumë vite pa u vënë re nga njeriu.

SIMPTOMAT DHE TRANSMETIMI I HEPATITIT B

Simptomat e HBV ndahen në varësi të llojit të Hepatitit, nëse është akut apo kronik, si më poshtë:

Simptomat e Hepatitit B akut

Shumica e të infektuarëve nuk zhvillojnë simptoma gjatë fazës akute të infeksionit me hepatit B. Ndonjë simptomë që mund të shfaqet, është e ngjashme me simptomat e gripit, ku përfshihen: ethet, lodhja, dhimbja e muskujve dhe kyçeve, humbja e oreksit dhe të vjella. Vetëm 1% e individëve të infektuar shfaqin probleme serioze ndërkohë që trupi i tyre është duke luftuar me virusin.

Simptomat serioze përfshijnë nauzenë, të vjellat, zverdhje të lëkurës dhe të syve të quajtur ikter (verdhëz). Stomaku i këtyre pacientëve mund të zmadhohet. Kjo gjëndje është kërcënuse për jetën dhe kërkon vëmendje të menjëhershme mjekësore.

Simptomat e Hepatitit B kronik

Hepatiti B ndryshe quhet dhe infeksion i heshtur sepse shumica e individëve nuk dinë që janë të infektuar. Personat me Hepatit B kronik mund të jetojnë për dekada pa patur asnjë simptomë. Edhe pse nuk kanë simptoma, virusi i Hepatit B shkakton në heshtje dëmtime të mëlçisë per vite me radhë.

Në mëlçi, infeksioni me hepatit B kronik mund të çojë në cirrozë, e cila ëshë një gjëndje ku qelizat e mëlçisë infiltrohen nga indi fibrotik. Kjo e bën mëlçinë më pak efektive, ndërsa në cirrozën e avancuar mëlçia nuk funksionon më duke zhvilluar insufiçiencë hepatike.

Pacientët me hepatit B kronik janë në rrezik për zhvillimin e kancerit të mëlçisë. Simptomat në këto raste nuk janë specifike. Pacientët mund të mos kenë simptoma ose mund të përjetojnë dhimbje abdominale dhe mëlçia e tyre mund të jetë e zmadhuar dhe e enjtur, si dhe mund të kenë humbje në peshë dhe ethe.

Si mund të merret Hepatiti B?

Hepatiti B transmetohet nëpërmjet kontaktit direkt me gjakun e një personi të infektuar, lëngut seminal (spermës), sekrecioneve vaginale, dhe lëngjeve të tjera të trupit.

Disa rrugë nga ku mund të merret hepatiti B janë:

– Marrëdhëniet seksuale me një person të infektuar; kjo ndodh zakonisht vetëm në marrëdhëniet jashtë-martesore;

– Përdorimi i të njëjtës shiringë droge;

– Bërja e tatuve dhe vendosja e pirsing duke përdorur mjete josterile ose të përdorura më parë nga shumë njerëz;

– Shpimi me age të kontaminuara (nga kjo mënyrë infektimi janë më të rrezikuar punonjësit e shëndetësisë);

– Bashkëjetesa me persona që kanë hepatitis B; kjo ndodh rrallë.

– Përdorimi i të njëjtës furçë dhëmbësh ose brisku rroje me persona të infektuar;

– Udhëtimi në vende ku Hepatiti B është shumë i përhapur;

– Mosrespektimi i rregullave të sterilizimit te aparaturave tek dentisti;

– Një grua e infektuar mund t’ia kalojë Hepatitin B fëmijës gjatë lindjes ose gjatë ushqyerjes me gji.

Ju nuk mund ta merrni hepatitin B nga:

– Shtrëngimi i duarve me një person të infektuar;

– Përqafimi me një person të infektuar;

– Ulja afër me një person të infektuar.

Testet për Virusin e Hepatitit B; Si t’i lexojmë rezultatet

Shumë njerëz me hepatit B nuk kanë shenja të sëmundjes dhe nuk e kuptojnë se ata kanë virusin në trupin e tyre. Hepatiti B diagnostikohet me anë të disa testeve të gjakut, të cilat kërkojnë për shenja të Hepatitit B në gjak.

Për të kuptuar testet, është e rëndësishme të kuptojmë dy terma mjekësore themelore:
– antigen: substancë e huaj brenda në trup, siç është virusi i hepatitit B; dhe
– antitrup: proteinë që sistemi imun e prodhon në përgjigjendaj substancës së huaj. Antitrupat mund të prodhohen si përgjigje ndaj një vaksine ose një infeksioni natyror gjithashtu.

Testet e (HBV) mund të përdoren për një sërë arsyesh. Disa nga testet zbulojnë antitrupat e prodhuara në përgjigje ndaj infeksionit HBV; të tjera zbulojnë antigjenet e prodhuara nga virusi, dhe të tjerë zbulojnë ADN virale.

Shkaqet kryesore për testet e HBV përfshijnë:

– Për të përcaktuar nëse shenjat dhe simptomat akute janë për shkak të infeksionit HBV; bëhen dy teste, antigjeni sipërfaqësor i hepatitit B -Ag dhe antitrupi bërthamë i hepatitit B -IgM, së bashku me testet për hepatit A (HAV) dhe hepatitit C (HCV), për të përcaktuar cili virus mund ta ketë shkaktuar infeksionin.
– Për të diagnostikuar hepatitin kronik HBV.
– Për të monitoruar infeksionin kronik të hepatitit B dhe trajtimin e tij.
– Për të zbuluar ekspozimin e mëparshëm ndaj hepatitit B, në një person i cili është me imunitet të kompromentuar (kur virusi mund të riaktivizohet).

Disa nga arsyet sekondare për të kryer testimin e HBV janë: për të zbuluar infeksionin hepatitit B në popullatat në rrezik apo te dhuruesit e gjakut, për të përcaktuar nëse dikush është bartës, për të zbuluar infeksionin e mëparshëm (me imunitet të mëvonshëm), dhe për të përcaktuar nëse imuniteti është zhvilluar për shkak të vaksinimit apo jo. Në përgjithësi, një grup i testeve është përdorur si një panel fillestare i testeve për të zbuluar infeksionin HBV ose për të përcaktuar shkakun e simptomeve akute, ndërsa një tjetër grup i testeve mund të përdoret pas diagnostikimit të Hepatitit për të monitoruar ecurinë e mundshme të sëmundjes, për të zbuluar infeksionet kronike, dhe / ose për të përcaktuar statusin transportues.

Tabela në vijim përmbledh grupin e testeve të përdorura zakonisht për testim fillestar:

Testi Shkurtimi Çfarë tregon
Antigjeni sipërfaqësor i Hepatitit B HBsAg Zbulon proteinën prezente mbi sipërfaqen e virusit. Zbulon dhe ndihmon në diagnozimin e infeksionit akut ose kronik të Hepatitit;  tregues rutin i hershëm i Hepatitit B akut, i cili shpesh identifikon njerëzit e infektuar para se të shfaqin simptomat;  Nuk mund të zbulohet në gjak gjatë periudhës së rigjenerimit; Mënyra kryesore për identifikimin e njerëzve me infeksion kronik, si dhe ata që janë transmetues të Hepatitit.
Antitrupi sipërfaqësor i Hepatitit B HBsAb /ose

Anti-HBs

Tregon që personi ka zhvilluar imunitetin ndaj Hepatitit B. Ky antitrup mund të kapet te personat që janë shëruar nga Hepatiti B ose që janë vaksinuar kundër Hepatitit B. Personi ka imunitet ndaj Hepatitit dhe nuk mund të preket prej tij në të ardhmen.
Total anti-hepatitis B core Anti-HBc,

IgM dhe IgG

Tregon që personi është infektuar nga Hepatiti B kronik dhe nuk ka siguruar asnjë mbrojtje kundër tij. Antitrupi IgM është i pari antitrup që prodhohet pas infektimit me HBV; Antitrupi IgG prodhohet më vonë si përgjigje ndaj antigjenit të bërthamës  së virusit, dhe zakonisht përsëritet gjatë jetës së njeriut. Por dalja pozitive e këtij testi mund të jetë alarm fals, prandaj interpretimi i tij mbështetet në testet e renditura më sipër.

Tabela e mëposhtme përmbledh analizat që mund të përdoren pas testeve fillestare të zbulimit të HBV:

Testi Shkurtimi Çfarë tregon
Anti-hepatitis B core HBcAb /ose

Anti-HBc,

IgM

Zbulon vetëm antitrupin IgM në bërthamën e antigjenit të Hepatitit B. Përdoret për të zbuluar infeksionet akute; mund të jetë prezent edhe në infeksionet kronike.
Antigjeni-e

i Hepatitit B

HBeAg Zbulon proteinën virale të prodhuar dhe të lëshuar në gjak. Tregon që virusi i Hepatitit B është duke u shumuar; Mund të përdoret për të monitoruar efektivitetin e kurimit; megjithatë jo të gjitha rastet me HBV prodhojnë antigjenin “e”. Më i zakonshëm është në Azi.
Antitrupi-e

i Hepatitit B

HBeAb /ose

Anti-HBe

Tregon që sistemi imun i personit i është përgjigjur  antigjenit “e” të Hepatitit B dhe se virusi nuk është aktiv dhe nuk po kundërpërgjigjet.
DNA e virusit të Hepatitit B HBV DNA Materiali gjenetik i virusit të Hepatitit B që mat sasinë virale në gjak dhe tregon se sa aktiv është virusi në shumim. Kjo analizë përdoret zakonisht për të monitoruar efektivitetin e terapive antivirale te njerëzit me infeksion HBV kronik.
Mutacionet rezistuese të HBV HBV Resistance mutations Zbulon mutacionet e një virusi të veçantë që shkakton infeksion te një person që e lejon virusin të jetë rezistent ndaj trajtimeve; Ndihmon për të zgjedhur trajtimin e duhur, veçanërisht te njerëzit të cilët janë trajtuar më parë ose te ata që nuk i janë përgjigjur trajtimit

 

Përveç testeve të mësipërme për HBV, disa teste të tjera të mëlçisë janë të rëndësishme:

– Testet e funksionit të mëlçisë (AST, ALT – Transaminases): janë një grup i testeve të gjakut që tregojnë se si  është duke punuar mëlçia.  Një test i rëndësishëm është Alanine aminotransferase (ALT). ALT lirohet nga qelizat e mëlçisë në gjak kur mëlçia është dëmtuar. Niveli lartë normales i ALT mund të tregojë dëmtim të mëlçisë. Nivelet e ALT janë të përfshira në monitorimin e rregullt të të gjithë pacientëve të hepatitit B kronik; Ky test mund të jetë i dobishëm për të vendosur nëse një pacient mund të përfitojë nga trajtimi, apo për të vlerësuar se sa mirë është duke punuar një trajtim i tanishëm;
– Biopsia e mëlçisë: përfshin heqjen e një pjesë të vogël etë indeve nga mëlçia duke përdorur një gjilpërë të imët. Indet shqyrtohen nën mikroskop për të parë për inflamacion ose dëmtim të mëlçisë; dhe
– Alfa-fetoprotein: një test i gjakut që ndonjëherë mund të zbulojë kancerin e mëlçisë.

Çfarë do të thonë rezultatet e testeve të HBV?

Testet për hepatitin B mund të porositen në mënyrë individuale, por shpesh urdhërohen të kombinuara, varësisht nga arsyeja për testim. Rezultatet e testeve vlerësohen zakonisht të marra së bashku. Ndonjëherë kuptimi i një rezultati varet nga rezultati i një testi tjetër. Megjithatë, jo të gjitha testet kryhen për të gjithë njerëzit.

Tabela e mëposhtme përmbledh interpretimet e mundshme të disa modeleve të përbashkëta të rezultateve.

Testet fillestare Testet e avancuara
Hep B surface antigen (HBsAg) Hep B surface antibody (Anti-HBs) Hep B core antibody Total (Anti-HBc IgG+IgM) Hep B core antibody (Anti-HBc IgM) Hep B e antigen (HBeAg) Hep B e antibody (Anti-HBe) HBV DNA Interpretimi i mundshëm / Faza e infektimit
Negative Negative Negative Not performed Not performed Not performed Not performed Infeksion jo aktiv ose paraprak; nuk ka imunitet —mund të jetë në fazën e inkubacionit
Negative Positive Negative Not performed Not performed Not performed Not performed Ka imunitet për shkak të vaksinimit të mëparshëm
Negative Positive Positive Not performed Not performed Not performed Not performed Infeksion i zgjidhur (i shëruar), virus i pastruar; imunitet për shkak të një infeksioni natyror. Megjithatë, në qoftë se ke imunitet të kompromituar, virusi mund të riaktivizohet.
Positive Negative Positive or Negative Positive or Negative Positive Negative Detected or none detected Infeksion akut, zakonisht me simptoma; ngjitës; mund të jetë shperthim i infeksionit kronik.
Negative Negative Positive Positive Negative Positive None detected Infeksioni akut është shëruar (personi rimerr veten).
Positive Negative Positive Negative Positive Negative Detected Zakonisht tregon një infeksion kronik aktiv (ka gjasa të dëmtimit të mëlçisë).
Positive Negative Positive Negative Negative Positive None detected or detected at very loë level Infeksion kronik por rreziku për dëmtim të mëlçisë është i ulët. Fazë transmetimi.

Monitorimi i trajtimit të infeksionit kronik

Nëse rezultatet nga testimi fillestar dhe ato të avancuara tregojnë se një person ka hepatit B kronik, atëherë individi mund të trajtohet me ilaçe dhe efektiviteti i këtij trajtimi mund të monitorohet duke përdorur testet për antigjenin Hbe, antitrupat dhe HBV DNA:
– Nëse HBeAg bëhet negative kurse anti-HBe bëhet pozitive gjatë trajtimit, kjo zakonisht tregon se trajtimi është efektiv dhe se ai mund të ndërpritet pas një shtese prej 6-12 muaj (këtu flitet për trajtimet me ilaçet kimike).
– HBV DNA-mat sasinë e virusit të pranishëm në gjak. Rezultati i lartë zakonisht do të thotë se virusi është në shumim aktiv të vazhdueshëm dhe se trajtimi nuk është efektiv. Kurse rezultati i ulët ose më poshtë kufirit më të ulët (kur nuk zbulohet asnjë virus) do të thotë se virusi nuk është i pranishëm ose është i pranishëm në numër aq të ulët sa nuk mund të zbulohet. Kjo zakonisht tregon se terapia është efektive. [Kjo është edhe analiza në të cilën ne mbështetemi për monitorimin e trajtimit të pacientëve tanë].

Trajtimi Natyral për Hepatitin B

  • Ushqimi

Ndiqni një dietë të ulët në proteina dhe të lartë në perime të freskëta për të minimizuar stresin mbi mëlçi. Gjithashtu hani vakte të vogla e të shpeshta gjatë gjithë ditës, dhe shmangni ushqime të tilla si sheqerna të rafinuar, alkoolin, dhe kafeinën, të cilat shkaktojnë stres në mëlçi, dhe sigurohuni të pini sa më shumë ujë të filtruar. Pirja e ujit të freskët me lëng limoni çdo mëngjes dhe mbrëmje, e pasuar nga një lëng perimesh është gjithashtu e rekomanduar për të ndihmuar funksionit e mëlçisë. Zgjedhja e ushqimeve të mira është e domosdoshme.

  • Terapia me lëngje

Kombinimet e mëposhtme të lëngjeve mund të jenë të dobishme: panxhar, karrota dhe lëngu i barit të grurit; ose hudhër, rodhe, li dhe stafidhe e zezë. Dhe më efektivja: lëng limoni + mjalt blete natyral + vaj ulliri, përziehen në përmasa të barabarta dhe pihen menjëherë pas ngrënies së drekës, duke vazhduar kështu për një kohë sa më të gjatë. Ky kombinim ka efekt të shkëlqyer në aktivizimin e funksioneve të mëlçisë në përgjithësi dhe në infeksionin e fshikëzës së tëmthit në veçanti.

Bimët e Shkretëtirës për Shëndetin e Mëlçisë


Mëlçia është organi më i rëndësishëm i trupit, pa funksionin e plotë të së cilës njeriu nuk jeton shumë gjatë, pasi ajo kryen mijëra funksione jetike për trupin. Nga detyrat kryesore të mëlçisë është se ajo detoksifikon dhe shkatërron kimikatet në gjak, duke përfshirë barnat dhe ndotësit toksikë. Ajo është përgjegjëse për kryerjen e funksioneve të ndryshme si sintezën e proteinave, sintezën e glikogjenit dhe prodhimin e biokimikëve që janë të nevojshëm për tretjen.

Ndërsa një mëlçi e shëndetshme ka aftësinë të ripërtërihet, ose të rigjenerohet kur dëmtohet, inflamacioni kronik dhe hepatiti mund të dëmtojnë mëlçinë përgjithmonë, duke çuar më tej në cirrozë dhe kancer ose dështim të mëlçisë, nëse nuk trajtohet si duhet në mënyrë natyrale dhe të sigurt.

Është me rëndësi jetike që të ndërmerrni hapa për ta mbajtur mëlçinë të shëndetshme, pa hepatit dhe pa kancer, duke kufizuar marrjen e alkoolit, duke qëndruar të hidratuar, duke ngrënë pastër dhe më e rëndësishmja duke marrë ilaçe bimore për kujdesin e mëlçisë dhe shërimin e sëmundjeve të saj.

Për të stimuluar ripërtëritjen e mëlçisë, për të parandaluar dëmtimin e saj dhe për të luftuar sëmundjet e saj, ekipi i Kërkimit dhe Zhvillimit të Wild Arabic Herbs (WAHRD) ka identifikuar bimët e egra shkretinore më efikase, për të zhvilluar produktet bimore të mëposhtme. (Shtypni mbi foto)

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook