Temperatura e lartë e trupit

Published On: January 14th, 2023Categories: Të ndryshme0 Comments on Temperatura e lartë e trupit

Temperatura e lartë e trupit; Si ta ulni në mënyrë natyrale

 

Temperatura normale e trupit të njeriut, e njohur gjithashtu si normothermia apo euthermia, tregon shëndet optimal dhe termoregulacion. Temperatura individuale e trupit varet nga mosha, tendosja, infeksionet, seksi, koha e ditës, vendi në trup ku është bërë matja, niveli i aktivitetit dhe gjendja emocionale. Pavarësisht këtyre faktorëve, vlerat tipike të temperaturës tregohen mirë: në gojë (nën gjuhë): 36.8 ± 0.4 °C, në brendësi (zorrës së trashë,) 37.0 °C.

Vende të tjera, të tilla si nën krah ose në vesh, kanë temperaturë të ndryshme. Temperatura e trupit të një personi të shëndetshëm ndryshon gjatë ditës me rreth 0.5 °C, nga temperaturat më të ulëta në mëngjes dhe në temperatura të larta pasdite dhe në mbrëmje, pasi nevojat dhe aktivitetet e trupit ndryshojnë. Temperatura e trupit ka vlerën më të ulët në gjysmën e dytë të ciklit të gjumit; pika më e ulët, quhet nadir, është një nga shënuesit kryesore për ritmet circadiane. Temperatura e trupit ndryshon edhe kur një person është i uritur, i përgjumur, i sëmurë, apo në të ftohtë.

Roli i temperaturës në organizëm

Temperatura e trupit të njeriut është e rëndësishme në aspektin mjekësor, riprodhimin njerëzor dhe në atletikë. Kur një ngritje temperature është e mirë, zakonisht zhduket brenda disa ditësh.

Temperatura është një simptomë që tregon për betejën që zhvillohet mes mikrobeve dhe sistemit imunitar. Pra temperatura shërben për të luftuar infeksionin. Toksinat e kësaj beteje nxirren jashtë nëpërmjet urinës. Bakteret dhe viruset, shtohen shumë në një temperaturë 37 °C, por kanë vështirësi të madhe për të mbijetuar nëse temperatura e trupit rritet.

Shumë studime kanë treguar se aspirina, që ul temperaturën, rrit shtimin e viruseve.

Temperatura bën që limfocitet, ushtarët e sistemit tonë imunitar, të lëvizin më lehtësisht në inde dhe rrit kapacitetin e tyre për të vrarë mikroorganizmat.

Ajo rrit prodhimin e interferonit, një antiviral natyral. Pra temperatura është antibiotiku dhe antivirali natyror. Por në qoftë se temperatura kalon 40 °C, ajo mund të bëhet shumë e rrezikshme. Gjatë një situate të tillë, ju duhet menjëherë të vizitoheni tek mjeku.

Simptomat e temperaturës së lartë

Në pjesën më të madhe të rasteve, temperatura shkakton:

– këputje të përgjithshme të trupit,

– djersitje,

– dhimbje koke,

– dhimbje të muskujve,

– dehidratim,

– dobësi,

– humbje të oreksit.

Efektet e temperaturës tek njerëzit

– 42 °C (107.6 ° F) – (Emergjencë mjekësore) – I sëmuri mund të jetë i zbehtë ose i kuq, mund bjerë në gjëndje kome, të vjella, tensioni i gjakut mund të jetë i lartë apo i ulët dhe norma e zemrës mund të jetë shumë e shpejtë.

– 41 °C (105.8 ° F) – (Emergjencë mjekësore) – Dobësi, të vjella, dhimbje koke të rënda, marramendje, konfuzion, halucinacione, të qenët i përgjumur.

– 40 °C (104.0 ° F) – Dobësi, dehidratim, të vjella, dhimbje koke, marramendje, vështirësi në frymarrje dhe mund të ndodhë djersitje. Kjo gjendje fillon të jetë e rrezikshme për jetën.

– 39 °C (102.2 ° F) – Djersitje e rëndë, skuqje, rrahje të shpejta të zemrës dhe vështirësi në frymëmarrje. Fëmijët dhe personat me epilepsi mund të kenë gjasa  për të marrë konvulsione në këtë pikë.

– 38 °C (100.4 ° F) – (Kjo është klasifikuar si hipertermia nëse nuk është shkaktuar nga ethet) – Ndjenja e nxehtësisë, djersitje, ndjenjë e etjes, ndjenjësi të pakëndshme, pak të uritur. Nëse kjo është e shkaktuar nga ethet, mund të ketë edhe të dridhura.

– 37 °C (98.6 ° F) –  Temperatura normale e brendshme e trupit (e cila varion midis rreth 36.1 dhe 37.8 °C (97.0 dhe 100.0 ° F)).

Shkaku i temperaturës

Prania e temperaturës zakonisht është e lidhur me nxitjen e përgjigjes imune të trupit. Temperatura  mbështet përpjekjen e sistemit imunitar për të fituar avantazh mbi agjentët infektive, të tilla si viruset dhe bakteret.

– Shkaku i temperaturës është një shenjë që trupi tregon praninë e një sëmundjeje.

– Mund të jetë për shkak të një infeksioni të lehtë apo të rëndë.

– Mund ta shkaktojë një virus që sulmon trupin.

– Një infeksion – të tilla si gripi, lia e dhenve apo pneumonia.

– Infeksionet e veshit

– Infeksionet e traktit urinar

– Sëmundjet inflamatore të caktuara

Çrregullimet autoimune,

– Kanceri

– Mpiksja e gjakut

– Ndryshimi i papritur i motit

– Stresi

– Arthriti Rheumatoid

– Disa medikamente kimike

– Mbi-ekspozimi i lëkurës ndaj diellit (djegia nga dielli)

– Silikoza – një lloj i sëmundjeve të mushkërive të shkaktuara nga ekspozimi afatgjatë ndaj pluhurit të silicit.

– Alkooli

– Higjiena – Ethet shkaktohen zakonisht nga infeksionet bakteriale / virale. Praktikat e mira higjienike ndihmojë në uljen e rrezikut të zhvillimit të një infeksioni. Kjo përfshin larjen e duarve para dhe pas ngrënies, dhe pas shkuarjes në  tualet.

– Një person me një temperaturë të shkaktuar nga një infeksion duhet të ketë sa më pak kontakte me njerëz të tjerë, për të parandaluar infeksionin nga përhapja. Kushdo që kujdeset për pacientin duhet të lajë rregullisht duart me sapun dhe ujë të ngrohtë.

Pavarësisht shkakut të temperaturës, ajo duhet ulur sa më shpejt.

Zakonisht, deri në 39 °C, temperatura suportohet mirë nga organizmi. Po çfarë duhet të bëjmë nëse vazhdon të rritet? Mjekët zakonisht këshillojnë ibuprofen, dhe në raste të tjera më të rënda paracetamol. Të dyja këto ilaçe ulin shpejt temperaturën, por me rreziqe të shumta: Paracetamoli mund të shkaktojë dëmtimin e mëlçisë së fëmijëve, ngritjen e tensionit, rrahje të shpejta të zemrës, etj. Paracetomoli dhe asperina nuk janë të këshillueshme të përdoren deri në moshën 16-vjeçare.

Mënyra natyrale për uljen e temperaturës

– Uji i ftohtë

Futeni një copë të pambuktë në ujë të ftohtë, shtrydheni nga uji tepërt dhe vendoseni nën sqetulla, këmbë, dhe duar.
Gjithashtu, mund ta vendosni mbi ballë dhe pas qafës. Copa duhet të ndërrohet rregullisht pas pak minutash. Ky trajtim është i dobishëm kur kemi të bëjnë me temperaturë të lartë, sepse kjo ndihmon të mbajë temperaturën nën kontroll.

Ju gjithashtu mund të merrni një dush me ujë të vakët për të çlodhur trupin. Megjithatë, marrja e një dushi, nuk mund të jetë gjithnjë ide e mirë.
Shënim! Mos përdorni ujë shumë të ftohtë, sepse kjo mund të shkaktojë rritje të temperaturës së brendshme të trupit.

– Borziloku

Borziloku është një bimë efektive për të ulur temperaturën. Kjo bimë është më shumë efektive se shumë lloje të antibiotikëve në treg. Vetitë shëruese të borzilokut ndihmojnë për të reduktuar temperaturën shumë shpejt.

– Uthulla e mollës

Uthulla e mollës është një ilaç  i lirë dhe efektiv për uljen e temperaturës.  Ndihmon për të reduktuar temperaturën shpejt për shkak të pranisë së acidit që përmban. Plus, ajo është e pasur me minerale dhe ndihmon në plotësimin e mineraleve që të eliminohen nga trupi për shkak të temperaturës.

Shto gjysmë gote me uthull në ujë të vakët në vaskë. Qëndroni në këtë ujë për 10 minuta. Për rreth 20 minuta ju do të vini re përmirësim. Përsëriteni kur temperatura e trupit të jetë e lartë.

Njomni një copë të pambuktë me uthull dhe vendoseni nën sqetulla, këmbë, dhe duar.
Gjithashtu, mund ta vendosni mbi ballë dhe pas qafës. Përsëriteni deri sa temperatura të jetë  reduktuar.
Përzjeni dy lugë uthull molle dhe një lugë gjelle mjalt në një gotë me ujë. Piini dy ose tre gota të tilla në ditë.

– Hudhra

Natyra e ngrohtë e hudhës ndihmon për të ulur temperaturën e lartë, duke nxitur djersitje. Ajo gjithashtu ndihmon në eliminimin e toksinave të dëmshme nga trupi dhe përshpejton shërimin. Plus, hudhra është një antifungal dhe agjent antibakterial që ndihmon trupin të luftojë infeksionet dhe të shmang sëmundjet.

– Grini imët një thelpi hudhre dhe shtojeni në një gotë me ujë të nxehtë. Lëreni për 10 minuta dhe pijeni ngadalë. Përsëriteni 2 herë në ditë dhe do të ndiheni shumë më mirë të nesërmen.

– Ngrohni dy thelpij hudhre të grimcuar me dy lugë vaj ulliri. Aplikojeni këtë përzierje mbi shputën e çdo këmbë, dhe lëreni për disa orë. Tek disa njerëz kjo mënyrë e elimionon temperaturën brënda natës.

– Rrushi i thatë

Rrushi lufton infeksionet e trupit dhe redukton temperaturën. Është i ngarkuar me phytonutrients fenolike, të cilat janë të njohura si antibacterial dhe antioxidant. Gjithashtu, rrushi vepron si tonik për trupin tuaj kur keni temperaturë.

  1. Vendosi disa kokrra rrushi të thatë në një gjysmë gote me ujë dhe lëreni për një orë, ose derisa rrushi të bëhet i butë.
  2. Shtypeni rrushin derisa të jetë bërë i lëngshëm.
  3. Shtoni gjysmë kokrre lëng limoni dhe e përzjeni mirë.
  4. Konsumojeni dy herë në ditë deri sa temperatura të jetë ulur.

– Nenexhik / Nana

Vetitë ftohëse të nenexhikut ndihmojnë për të mbajtur sistemin e brendshëm të ftohtë dhe kjo nga ana tjetër do të zvogëlojë temperaturën e trupit. Ai ndihmon gjithashtu në nxjerrjen e të nxehtit të tepërt nga trupi.
– Shto një lugë gjelle me gjethe nenexhiku të grimcuar në një gotë me ujë të nxehtë. Lëreni të mbuluar për 10 minuta, filtrojeni dhe shtoni pak mjalt. Pijeni këtë çaj qetësues tre ose katër herë në ditë për një shërim të shpejtë.

Këshilla të tjera për të luftuar temperaturën dhe për ngritjen e imunitetit

– Pini shumë ujë dhe lëng portokalli për të parandaluar dehidratimin.

– Mos përdorni ujë shumë të ftohtë ose akull në trup.

– Merr pushim të plotë në shtrat për një ose dy ditë.

– Konsumoni shumë perime me gjethe jeshile.

– Shmangni ngrënien e ushqimeve frigoriferike.

– Shmangni ekspozimin ndaj të nxehtit të tepërt dhe lagështirës,sa të jetë e mundur.

– Pini një gotë me lëng të freskët shege të përzier me disa pika vaj bajame çdo mëngjes.

– Flini në një dhomë të ajrosur mirë dhe pa lagështirë.

– Mos pini më shumë se dy kafe në ditë.

– Shmangni pirjen e alkoolit dhe duhanit.

– Pini ujë të mjaftueshëm gjatë gjithë ditës për të plotësuar lëngjet e humbura përmes djersitjes.

– Kryeni aktivitete fizike çdo ditë.

– Qëndroni larg ushqimeve djegëse, yndyrore dhe ushqimeve të skuqura.

 

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook