Rosacea; Llojet, Simptomat, Shkaqet, Trajtimi Natyral

Rosacea; Llojet, Simptomat, Shkaqet, Trajtimi Natyral

 

Rosacea është një çrregullim i zakonshëm i lëkurës, që karakterizohet nga skuqje në faqe, hundë, ballë dhe mjekër, që shfaqen dhe largohen vazhdimisht. Ajo gjithashtu mund të ndodhë në lëkurën e kokës, qafë, veshë dhe gjoks. Shpesh është quajtur si puçrra fytyre e të rriturve, sepse ndodh zakonisht në moshat 30-60 vjeç. Skuqja shpesh përkeqësohet me kalimin e kohës dhe ndiqet nga puçrra dhe gunga. Sëmundja Rhinophyma mund të zhvillohet në raste të rënda të rosaceas, kur hunda përkeqësohet dhe merr formë të pa-këndshme si rezultat i tejshtimit të indeve. Ata qe vuajnë nga kjo, mund të vërejnë efekte irrituese për sytë, të cilat mund të përgjaken dhe të kullojnë.

Rosacea prek kryesisht individët me lëkurë të çelët, të cilët kanë tendencë për t’u skuqur lehtë. Femrat duket të jenë më të prirura se burrat, por meshkujt vuajnë nga simptoma më të rënda.

Rosacea është një sëmundje shqetësuese dhe mund të ketë efekt të dëmshëm në jetën e një personi.

Nga mjekësia konvencionale, rosacea është trajtuar me antibiotikë dhe krem të ditës apo xhel, të cilat dështojnë në kurimin rrënjësor të problemit.

Megjithatë, Rosacea mund të shërohet me produkte dhe trajtime natyrore. Çdo problem me lëkurën është një shenjë nga trupi juaj se diçka nuk është duke punuar si duhet brenda tij.

Nëntipet e Rosacea-s

  1. Rosacea Erythematotelangectatic (nëntipi 1): manifestohet me nxehtësi, skuqje të vazhdueshme, mundësi e shfaqjes së enëve të gjakut në fytyrë.
  2. Rosacea Papulopustulare (nëntipi 2): manifestohet me skuqje të vazhdueshme me gunga dhe puçrra që vijnë e shkojnë.
  3. Rosacea fimatoze (nëntipi 3): trashje e lëkurës, zgjerim i hundës nga shtimi i indeve në mënyrë të çrregullt.
  4. Rosacea okulare (nëntipi 4): sy të thatë, lotim, djegie, ënjtje e qepallave, dëmtim i kornesë që rezulton në humbjen e vizionit.

Më shumë se një nga këto nëntipe mund të ndodhin në të njëjtën kohë dhe simptomat mund të shkojnë nga të moderuara në të rënda.

Simptomat

Skuqja e vazhdueshme e fytyrës është shenja më e zakonshme e rosacea-s, që mund të duket si një turpërim i vazhdueshëm apo djegie nga dielli. Kjo shoqërohet shpesh nga gunga të vogla të kuqe të ngurta apo puçrra të mbushura me qelb.

Enët e vogla të gjakut mund të jenë të dukshme në lëkurë dhe fytyra mund të djegë dhe të digjet, si dhe të bëhet e kruajtshme dhe e shtrënguar.

Disa pacientë kanë vërejtur se lëkura iu është ashpërsuar dhe iu është bërë shumë e thatë.

Mund të zhvillohen gjithashtu njolla të kuqe, të njohura si pllaka, si dhe ënjtje të fytyrës.

Shkaqet

Të gjitha problemet e lëkurës janë një shenjë se organet e brendshme nuk funksionojnë si duhet. Ato janë ndoshta mjeti i fundit për eliminimin e toksinave nëpërmjet lëkurës. Rezultati është një lëkurë e dëmtuar, dhe kjo është arsyeja pse trajtimi i rosacea-s nga jashtë (me kremra të ndryshëm) kurrë nuk do ta shërojë problemin. E vetmja mënyrë për ta bërë këtë është duke adresuar çështjen e brendshme të gjendjes.

Shkaku i vërtetë i rosacea-s është i paqartë, por këtu janë disa teori:

  • Nxehja dhe toksinat e tepërta në gjak.
  • Mbi-ndjeshmëria e enëve të gjakut në fytyrë.
  • Për shkak të grimcave të tepërta (Demodex folliculorum), të cilat jetojnë në lëkurë në mënyrë natyrale.
  • H. pylori, bakter që infekton stomakun.
  • Nga një mosfunksionim i sistemit imunitar.

Disa faktorë që mund të shkaktojnë Rosacea

– Alkooli, ushqimet pikante dhe pijet e nxehta zgjerojnë përkohësisht enët sipërfaqësore të gjakut në lëkurë, duke rënduar skuqjen.

– Temperaturat ekstreme krijojnë të njëjtin rezultat, prandaj kujdes nga dushet e nxehta, banjat dhe saunat.

– Shmangni ekspozimin ndaj erës së fortë dhe të ftohtit intensive, dhe mbroni lëkurën nga dielli me mbrojtës natyral me një mbrojtje të lartë.

– Produktet e kujdesit të lëkurës mund ta irritojnë gjendjen, prandaj shmangni sapunët e ashpër, shampot, zbutësit dhe kozmetiket – gjithmonë zgjidhni produkte 100% natyrale.

– Përdorni ujë të vakët kur lani fytyrën dhe lajeni atë me butësi, pastaj thitheni ujin me një peshqir të pastër e të thatë, dhe mos e fërkoni peshqirin nëpër fytyrë.

Stresi është një shkas i madh, kështu që është e domosdoshme të filloni të reduktoni stresin TANI.

TRAJTIMI NATYRAL I ROSACEA-s

  • Ushqimi

Ushqimet e mëposhtme duhet të shmangen  me çdo kusht:

  • Mos konsumoni asnjë ëmbëltues artificial.
  • Mos konsumoni shurup misri të lartë në fruktozë ose glutamate mono-sodium.
  • Mos pini pije të gazuara.
  • Shmangni të gjitha ushqimet e shpejta.
  • Shmangni të gjitha ushqimet e skuqura.
  • Shmangni ushqimet me erëza.
  • Limitoni sheqerin dhe drithërat sepse ato rrisin nivelet e insulinës.
  • Eliminoni produktet konvencionale të qumështit.
  • Shmangni viçin konvencional.

Bëni!

  • Ndiqni një dietë që përfshin shumë fruta dhe perime të freskëta, për të inkurajuar gjendjen alkaline.
  • Përfshini në dietën tuaj ushqime të pasura me vitaminë B2, të tilla si: arra, perimet me gjethe jeshile, peshk, bishtajore, drithërat e plota dhe kos probiotic.
  • Përfshini ushqime të pasura me vitaminë B3, të tilla si: piper i kuq, ton, peshk shpatë, mëlçi organike, dhe ekstrakt majaje.
  • Pini 2 litra ujë të pastër të filtruar çdo ditë.
  • Hani arra Brazili, sepse ato janë të mbushura me lecithin, selen dhe zink (të gjitha tonik të fuqishëm të lëkurës)
  • Përfshini ushqime të larta në klorofil në dietën tuaj, të tilla si: gjethe luleradhiqe, cilantro, spinaq, majdanoz, bar gruri dhe bar elbi. Ato janë të gjithë të fuqishëm për pastrimin e gjakut. Mund t’i përdorni në lëngje dhe mund të shtoni mollë ose karrota për të ëmbëltuar lëngun.

 

  • Aromaterapia

Vajrat esenciale kanë veti të shumta terapeutike, përfshi këtu vetitë anti-bakteriale, anti-inflamatore, antiseptike, pastruese, qetësuese dhe balancuese. Kur përdoren siç duhet, vajrat depërtojnë thellë në qelizat e lëkurës për ta ushqyer, shëruar dhe harmonizuar atë.

Vajrat esencial mund të përdoren veçmas ose të kombinuara, por duhet gjithmonë të përziehen me vaj vegjetal, sepse ato janë shumë të fuqishëm.

Për kushtin e rosacea-s, vaj rosehip është një element i madh për t’u përdorur, sepse ai forcon kapilarët e dëmtuar dhe redukton skuqjen.

Vajrat më të mira esenciale për trajtimin e rosacea-s përfshijnë: livando; vaj pemës së çajit; eukalipt; kamomil; kamfor, temjan; Sandalëood dhe dru kedri.

Këto mund të përdoren si një trajtim i drejtpërdrejtë i puçërrave (duke i kombinuar me një vaj vegjetal ose xhel natyror, direkt në zonat problematike. Vajrat esenciale nuk duhet të kalojnë 2% të përzierjes.)

Mund të përdoren si një trajtim me avull.

Ose si një maskë fytyre, nëse kombinohen me baltë natyrore për fytyrën.

  • Produkte bimore për Rosacea

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook