You are here:-, Veshkat-6 Ushqime diuretike

6 Ushqime diuretike

2018-04-02T21:56:24+00:00December 2nd, 2017|Categories: Ushqimi, Veshkat|

6 Ushqime diuretike që luftonë inflamacionin e traktit urinar dhe ndihmojnë në eleminimin e akumulimit të lëngjeve

Njihuni me një sërë ushqimesh natyrale që mund të veprojnë si diuretik që luftojnë infeksionet dhe ndihmojnë në eliminimin e problemit të akumulimit eë lëngjeve pa asnjë efekt anësor.

Në qoftë se vuani nga këmbë të fryra dhe akumulimi i lëngjeve në pjesë të ndryshme të trupit si rezultat i shtatzënisë apo ndryshimeve hormonale, cikli mujor, etj, këtu janë një grup i ushqimeve që konsiderohen diuretike dhe pa asnjë efekt anësore negativ.

Çfarë janë diuretikët?

Diuretikët punojnë për të hequr qafe kripën e tepërt dhe ujin nga trupi, duke forcuar punën e veshkave për të hequr qafe kripërat dhe toksinat nëpërmjet urinës. Në ketë mënyrë trupi çlirohet nga uji i tepërt dhe infeksionet për të rivendosur përqendrimin normal dhe ekuilibrin e lëngjeve dhe kripërave, gjë e cila redukton sasinë e lëngjeve në enët e gjakut, dhe kështu eliminon problemin e akumulimit të lëngjeve në trup, që mund të shoqërohet në disa raste me çrregullime shëndetësore të tilla si:

– Presion të lartë të gjakut

– Edemë

– Çrregullime menstruale

– Fryrje barku

– Dhimbje veshkash

Ushqime diuretike

  1. Lakra e bardhë dhe lakra e kuqe

Lakra është një diuretik natyror dhe një burim i një grupi të veçantë të lëndëve ushqyesve. Ajo mund të përdoret në mënyrë topike për të hequr qafe akumulimin e lëngjeve, përkrah përfitimeve nga ngrënia e saj e një vakti të pasur me fibra dhe minerale.
Lakra e kuqe është anti-inflamator në sajë të anthocyanin që përmban, dhe është efektive në luftimin e inflamacionit që mund të shkaktojë akumulimin e lëngjeve.

  1. Trangulli

Trangulli  përmban përqindje të lartë të ujit dhe squfurit, duke e bërë atë të ketë një rol  efektiv në stimulimin e veshkave për të nxjerrë dhe për të hequr acidin urik.

Ai përmban gjithashtu sasi të lartë të kaliumit dhe një sasi të vogël të natriumit që parandalon prodhimin e acidit nitrik, enzimat inflamatore dhe redukton ënjtjen. Fetat e tij  janë përdorur gjithashtu për të reduktuar ënjtjen e syve.

  1. Hudhra

Hudhra përmban një substancë të rëndësishme të njohur si Alessin, një kimik që përmban squfur. Kjo substancë e bën atë diuretike. Përveç kësaj, hudhra është një antioksidant i fuqishëm kundër inflamacionit.

  1. Majdanozi

Majdanozi i freskët dhe majdanozi i zier është i njohur prej kohësh që ndihmon në trajtimin e akumulimit të lëngjeve në trup, dhe si një burim i pasur i vitaminave. Majdanozi redukton thithjen e kripërave të natriumit dhe kaliumit në veshka. Kjo shkakton një rritje të volumit të urinës dhe në këtë mënyrë redukton ënjtjen dhe mbajtjen e lëngjeve.

  1. Shalqini

Shalqini përmban 92% ujë, përveç që është një burim i lartë i kaliumit, gjë që e bën atë të ketë veti diuretike. Ai  gjithashtu përmban amino acide të quajtur citroline, të cilat ndihmojnë për të çlodhur enët e gjakut dhe për të parandaluar rrjedhjet në indet e afërta, dhenë këtë mënyrë zvogëlojnë akumulimin e lëngjeve.

  1. Selino

Selino ka qenë e njohur që në kohët e lashta për dobitë e saj, dhe rekomandohet për lëngjet e tepërta në trup.  Ajo gjithashtu ka treguar shkallën e efektit si diuretik dhe luan rol në reduktimin e niveleve të acidit urik trup përmes disa prej inhibitorëve që përmban. Selino është një ushëqim natyral ideal për trajtimin e përdhesit, akumulimin e lëngjeve, tretjen e kristaleve të tepërta të acidit urik që grumbullohen në nyje.

Ja disa këshilla të vlefshme për reduktimin e inflamacinit dhe akumulimin e lëngjeve në trup

– Nëse jeni mbipeshë, reduktoni peshën tuaj.

– Shmangni ushqimet yndyrore.

– Ushtrohuni rregullisht.

– Pini dy kafe në ditë, por jo më shumë.

– Gjatë ditës konsumoni fruta që përmbajnë vitaminë C.

– Shmangni ushqimet e kripura.

– Shmangni ushqimet e skuqura.

– Shmangni alkoolin.

– Shmangni mishin e kuq.

– Shmangni qumështin jo-organik.